Programi skrining për shqyrtimin e kancerit në mushkëri i disponueshëm në “Acibadem Sistina”

Kanceri në mushkëri është kanceri i cili kryeson sipas numrit të vdekjeve. Shkak për këtë është diagnostikimi i vonë i tij. Skriningu, i cili është një praktikë e rregullt në shumë vende, është mënyra më e mirë për gjetjen e diagnozës në kohë. Zbulimi në fazë të hershme rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë për shërim. Në vijim, Prof. Dr. Zoran Trajkovski, radiolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”shpjegon në mënyrë më të detajuar programin skrining  për shqyrtimin e këtij lloj kanceri.

Gjashtë hapa për të pasur një pamje më të re

Shpesh kemi zili ndaj atyre personave të cilët duken disa vite me të rinj në moshë. E besoni apo jo, me ndihmën e teknologjisë bashkëkohore dhe njohuritë e personave mjekësore profesionalë, procesi i plakjes mund të nadalësohet apo mund të shtyhet. Thjeshtë, kushtojini më tepër kohë dhe kujdes pamjes tuaj, dhe koha do të ndalet. Në vijim do të gjeni 6 këshilla nga mjekët e spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Si ndikon pirja e duhanit mbi shëndetin tuaj

Zakonisht, nën ndikimin e stresit, shumë njerëz konsumojnë duhan me mendimin se duhani do ti qetësoj dhe se do të ndihen më mirë. Me kalimin e kohës, këta persona mësohen me nikotinën dhe më pas e kanë të vështirë të heqin dorë nga duhani. Edhe personat me karakter më të fortë heqin dorë nga kjo kënaqësi e vogël e cila ndikon negativisht mbi shëndetin tonë. Pirja e duhanit momentalisht kryeson në kërcënimin me vdekje i cili mbulon 25 % të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve.  Ky zakon i keq, ndikon në çdo organ të trupit të njeriut dhe shkakton shumë sëmundje. Lexoni më tepër rreth efekteve të dëmshme të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit, si dhe cilat janë avantazhet të cilat do ti ndjeni në rast se hiqni dorë nga ky ves i keq.

A e keni kontrolluar zemrën tuaj?

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të kryesojnë përsa i përket shkaqeve më të shpeshta të vdekjes në vend dhe në mbarë botën. Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por me ndryshimin e disa veseve apo zakoneve tona, mund ti vijmë në ndihmë vetes duke bërë që të reduktohet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Gjëja e parë bazë të cilën duhet të mbani mend, është kryerja e kontrolleve të rregullta kardiologjike, madje edhe atëherë kur nuk keni asnjë problem. Rreth faktit se kur është koha e duhur për të kryer kontroll kardiologjik, biseduam me ekipin e kardiologëve të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Intervenime stomatologjike me anestezi të plotë për fëmijë me aftësi të kufizuara

Ekipi i lartë i stomatologëve i kushton vëmendje të veçantë shëndetit oral të fëmijëve me anë të shërbimeve bashkëkohore stomatologjike. Përveç procedurave standard, departamenti i stomatologjisë në “Acibadem Sistina” mundëson një qasje multidisiplinare në trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Së bashku me anesteziologët, intervenimet kryhen në anestezi të përgjithshme. Para trajtimit bëhet ekzaminimi anestetik.  Pas ekzaminimit, fëmija dërgohet në ordinancën stomatologjike të pajisur posaçërisht, në të cilën do të kryhet trajtimi.

9 këshilla për tu përballur me të nxehtin gjatë stinës së verës

Gjatë ditëve të ardhshme territori i Maqedonisë do të jetë i kapluar nga një vale ekstreme e të nxehtit, dhe temperaturat do të arrijnë madje mbi 35 C°. Mjekët këshillojnë që të mos dilni jashtë pas orës 10:00 deri në orën 17:00, të pini sa më tepër lëngje, të bëni kujdes me ushqimin, gjithashtu edhe me veshjen, ajo duhet të jetë e lehtë dhe me ngjyra të hapura. Lexoni këshillat e mjekëve tanë në lidhje me faktin se si të përballeni me nxehtësinë e verës.

Komunikimi me foshnjat

Përveç plotësimit të nevojave ushqyese dhe higjenike, plotësimi i nevojave emocionale është ndoshta komponenti i tretë më i rëndësishëm i një zhvillimi të mirë dhe të hershëm psiko-fizik – shpjegon Dr. Olivera Lekovska, pediatre neurologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Në këtë kontekst, komunikimi i tepërt verbal luan një rol të rëndësishëm. Kohëzgjatja e kësaj faze është individuale, periudhë normale konsiderohet komunikimi verbal në moshën dy vjeçare pavarësisht në fillim apo në përfundim të moshës dy vjeçare.

Përse uji është pija ideale?

Uji rregullon temperaturën e trupit, mbart lëndë ushqyese dhe oksigjen si dhe ndihmon për nxjerrjen e lëndëve  toksike nga trupi. Megjithatë, shumica prej nesh nuk marrin sasinë e nevojshme të ujit gjatë gjithë ditës. Në vijim do të lexoni disa këshilla se si të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, veçanërisht gjatë stinës së verës.

Korrigjim estetik i veshëve

Korrigjimi i veshëve është intervenim kirurgjik me anë të të cilit korrigjohet pozicioni apo forma e veshëve të cilët janë tepër të dalë dhe të ndarë nga koka, domethënë, korrigjim i veshëve llapushë. Periudha më e mirë për korrigjimin e veshëve është në moshën e fëmijërisë, atëherë kur kërci është më i butë dhe mund të modelohet më lehtë. Intervenimi kirurgjik mund të kryhet nën anestezi të plotë ose lokale.

9 arsye përse duhet të zgjedhni implantet dentare

Një nga dilemat më të shpeshta që kanë pacientët është se si ti zëvendësojnë dhëmbët e humbur. Stomatologët e spitalit “Acibadem Sistina” ju këshillojnë se zgjidhja më e mirë për këtë problem është kryerja e implantit dentar. Në vijim do të lexoni 9 arsye përse duhet të vendosni për kryerjen e implantit dentar.