6 simptoma të infarktit në zemër tek gratë

Rrezik për shfaqjen e infarktit në zemër kanë edhe burrat edhe gratë. Madje kur flitet për infarktin në zemër, shumë prej nesh mendojnë se ky është një fenomen i cili shfaqet më shpesh tek burrat. Mbetet mendimi se kërcënimi më i madh për gratë është kanceri i gjirit, por fatmirësisht, mbizotëron vetëdija se zbulimi dhe trajtimi i hershëm mundëson shërimin e përhershëm në një përqindje të madhe. Për këtë arsye tashmë gratë gjithnjë dhe më tepër i praktikojnë kontrollet preventive për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Me radiofrekuencë kundër celulitit

Pushimet verore janë para nesh. Është koha që të tregoni trupin tuaj në formë të përkryer. Nëse nuk i keni kushtuar vëmendje kryerjes së ushtrimeve dhe mendoni se celuliti është fajtor për faktin se nuk mund të vishni rrobat tuaja të shkurtra, radiofrekuenca ëahtë shpëtimtari për të cilin keni nevojë. Kjo ju bën të mundur që të përballeni në mënyrë të suksesshme me celulitin dhe me shtresat lokale dhjamore (yndyrore). Si funksionon radiofrekuenca, ku aplikohet dhe sa trajtime janë të nevojshme për të arritur një formë të përkryer të trupit tuaj, përgjigje morëm nga Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
MRI – Imazhi i rezonancës magnetike të gjirit
Rezonanca magnetike është një test joinvaziv i cili përdoret nga mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve. Punon në parimin e një fushe të fortë magnetike, radiofrekuencës dhe prodhon imazhe të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe strukturave të brendshme. Me anë të kësaj procedure, mjekët mund të shqyrtojnë të gjitha pjesët e trupit dhe të përcaktojnë praninë e sëmundjeve të caktuara. Sipas Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe, rezonanca magnetike jep informacione të sakta për gjirin, të cilat nuk mund të arrihen me anë të ultratingullit dhe mamografisë, por gjithësesi, deri tani, nuk konsiderohet si zëvendësuese e tyre, por përdoret si një mjet shtesë.
Trajtim profesional për foshnjat e lindura parakohe

Departamenti i kujdesit intenziv neonatal në “Acibadem Sistina” qëndron përballë sfidave më të mëdha dhe më të komplikuara në mjekësi – për të shpëtuar jetën e foshnjave të porsalindur të cilët janë të sëmurë në gjendje kritike, por edhe për fëmijët më të vegjël të lindur parakohe. Për funksionimin e suksesshëm të departamentit të vetëm të këtij lloji përsa i përket spitaleve private, në vend dhe në rajon, biseduam me Dr. Dushko Fidanovskin, shef i departamentit pediatrik në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Sfidat e foshnjave të lindura parakohe

Para 3 dekadash foshnjat e lindura parakohe kishin shumë pak mundësi për të mbijetuar. Sot me zhvillimin e mjekësisë, gjithçka ka ndryshuar. “Foshnja e lindur në javën e 37-të gestatike konsiderohet të jetë lindur parakohe. Java e 24 gestatike është koha më e hershme kur fëmija është zhvilluar mjaftueshëm dhe mund të mbijetojë, por me ndihmën e kujdesit intenziv neonatal. Foshnja e lindur para javës së 24 gestatike, në shumicën e rasteve nuk është i formuar mjaftueshëm që të mund të mbijetojë” – shprehet Dr. Antoni Hristovski, neonatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Edhe telefonat celular mund të shkaktojnë reaksion alergjik

Sëmundjet alergjike në Maqedoni, marrin përmasat e një epidemie, ndërsa në Europë, një në dy persona ka një formë të alergjisë. Eksertët alarmojnë se deri në vitin 2021, pothuajse të gjithë, madje edhe fëmijët e porsalindur do të jenë të prekur nga ndonjë lloj apo formë alergjie. Sipas Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup, alergjitë rriten edhe për shkak të jetës moderne.
Cistet në vezore

Zakonisht cistet nuk shfaqin asnjë simptomë dhe zbulohen gjatë kontrolleve rutinë me ultratingull. Në rast se shfaqin simptoma, në varësi të tyre mund të përcaktohet se për çfarë lloj ndryshimi bëhet fjalë. Shumica e grave, gjatë jetës së tyre përballen me ndonjë lloj ndryshimi cistik në vezore, dhe shpesh nuk ndjejnë shfaqje të simptomave. Zakonisht janë ciste funksionale të cilat krijohen si pasojë e çrregullimit të ndryshimeve normale të cikleve në vezore dhe ovulim. Shfaqen në rast se folikulat normale nuk arrijnë të shpërthejnë gjatë periudhës së ovulimit, ku lëngjet mbeten dhe folikuli vazhdon të rritet, duke krijuar kështu cist folikular. Sipas Dr. Boban Sarxhovskit, gjinekolog akusher në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ato zakonisht zhduken pa marrë asnjë trajtim, për disa javë apo disa muaj.
Parandalimi dhe trajtimi i sëmundjes së gjendrës tiroide

Gjendra tiroide është një gjendër e vogël endokrine, peshon rreth 20-30 gram, ka formën e një fluture dhe është e vendosur në mes të qafës. Në të krijohen hormone të cilat ndikojnë në metabolizmin e përgjithshëm dhe proceset energjike të trupit. Dr. Biljana Cërcareve, specialiste në mjekësinë nukleare, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, këshillon se që të shtohen hormone (T3 ose trijoditroninot dhe T4 ose tiroksinot) është e domosdoshme që trupi çdo ditë të marrë mikroelementin jod nëpërmjet ujit dhe ushqimit (në rajonin tonë nëpërmjet kripës së jonizuar).
Dr. Sllobodan Llazarevski – Gjithnjë dhe më shumë gra nën moshën 30 vjeçare duhet ti ngrijnë qelizat vezore

Duke filluar që nga kontrollet e para gjinekologjike tek vajzat e reja, duhet të bëhet edhe vlerësimi funksional i rezervave të vezoreve, rekomandon Dr. Sllobodan Llazarevski, shef i departamentit të riprodhimit të asistuar që është qendra më e suksesshme në rajon “ Mala Bogorodica” në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Disa mijëra foshnja janë krijuar nga ekipi i mjekëve në departamentin e riprodhimit të asistuar në “Mala Bogorodica” në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Ata kanë dhuruar lumturi tek shumë familje në mbarë botën, për ata prindër të cilët kanë pasur sukses në in vitro që në përpjekjen e parë, por edhe tek ata të cilët me këmbëngulje kanë provuar përsëri dhe përsëri deri sa kanë arritur të kenë fëmijë. Statistikat e departamentit të fertilizimit in vitro (IVF) më shumë se një dekadë janë të barabarta me mesataren botërore – mbi 12. 000 cikle, 4. 500 lindje dhe mbi 55% shtatzëni klinike.
Si ndikon stresi në organizmin tonë

Stresi është pjesë e jetës së përditshme, diçka që nuk mund ta shmangim në këtë stil të shpejtë jetese. Stresi i përkohshëm është pjesë integrale e jetës sonë. Por stresi i vazhdueshëm mund të lërë pasoja të rënda në organizëm. Në vijim do të lexoni se çfarë reagimesh mund të shkaktoj stresi në organizëm: