
Si ta shuani më mirë etjen tek fëmijët?
Fëmijët janë gjatë gjithë kohës në lëvizje, gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, të cilat i’ua shkëputin vëmendjen krejtësisht. Jeni të vetëdishëm se ndonjëherë ushqimi është një mision i pamundur. Ata edhe pse kanë etje, asnjëherë nuk ndalojnë për të pirë ujë. Ne si prindër gjithmonë shkojmë pas tyre për ti përmbushur nevojat e tyre të etjes dhe urisë. Është tepër e rëndësishme që fëmijët të jenë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, gjatë të cilave djersiten dhe humbasin lëngje të cilat duhet patjetër të zëvendësohen.












