
Alarm – Fëmija ka temperaturë!
Ndoshta deri tani keni patur përvojë që vogëlushi juaj të zgjohet i shqetësuar në mes të natës, i djerësitur dhe i nxehtë. Gjëja e parë që ju vjen ndërmend është se fëmija ka temperaturë dhe në të njejtin moment merrni termometrin për të parë nëse vërtetë fëmija ka temperaturë. Shumica e rasteve me temperaturë tek fëmijët nuk janë serioze, dhe vijnë si rezultat i infeksioneve të zakonshme tek fëmija. Për problemin i cili shfaqet më shpesh tek fëmijët e vegjël, biseduam me dr. Tanja Jovanovska, pediatër në ‘Acibadem Sistina’.











