
Bëni kujdes me pirjen e alkolit gjatë temperaturave minus
Temperaturat polare të cilat nesër do të mbërrijnë edhe në vendin tonë deri në -20 gradë Celsius, janë tepër të rrezikshme për shëndetin, madje mund të jenë dhe fatale, pasi shkaktojnë ngushtimin e menjëhershëm të enëve të gjakut. Ajo çfarë është veçanërisht e rrezikshme , është abuzimi me alkolin gjatë temperaturave të tilla kohore, për shkak se është tepër më e rrezikshme të ekspozoheni ndaj të ftohtit në gjendje të alkolizuar, paralajmërojnë kardiologët.












