7 shenjat e kancerit të qafës së mitrës
Shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me virusin HPV (human papiloma virus), ndërkohë që disa lloje të tjera të caktuara të viruseve janë përgjegjëse për përhapjen e tij të shpejtë. Edhe pse simptomat nuk janë aq të dukshme, gjithësesi duhet ti ndiqni të gjitha ndryshimet të cilat mund të jenë shenja paralajmëruese të sëmundjes. Bisedoni me gjinekologun tuaj në rast se vëreni ndonjë simptomë. Dr. Jordanço Ivanov, gjinekolog – akusher në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ këshillon se tumori cervikal (i qafës së mitrës) është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjes tek gratë, por mund të shërohet në rast se zbulohet në kohë.











