
A është stresi shkaktar për vonesën e menstruacioneve?
Hipotalamusi dhe hipofiza janë gjendra në tru të cilat kontrollojnë ciklin menstrual, si dhe aftësinë riprodhuese të gruas. Hipofiza prodhon hormone të cilat i stimulojnë vezoret për të sekretuar hormonet e gjinisë femërore, estrogjenin dhe progesteronin. Këto hormone e përgatisin brendësinë e mitrës për të mundësuar shtatzëni. Në rast se nuk kemi shtatzëni, atëherë nivelet e hormoneve bien, dhe mukoza e brendshme e mitrës copëtohet apo rripet, quhet gjakderdhje menstruale.












