Zorrët tuaja komunikojnë. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ja çfarë do të thotë: zorrët tona japin sinjale për çdo gjë, duke filluar nga sëmundjet deri tek stresi. Çelësi për këtë është se duhet të dini se në çfarë duhet të bëni kujdes dhe se çfarë kuptimi kanë këto sinjale.
Nuk ekziston diçka e tillë si ‘kjo është normale’
Njerëzit janë të ndryshëm. Kështu edhe jashtëqitja e tyre është e ndryshme. Madhësia, forma dhe konsistenca e feçes ndryshon nga personi në person. Në vend që të kërkoni se çfarë është ‘normale’ bëni kujdes tek ndryshimet. Më parë shkonit më shpesh në tualet, ndërsa tani keni problem? Më parë jashtëqitja ishte më e trashë, ndërsa tani është më hollë? Nëse përjetoni ndryshime të dukshme të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.