5 zakone “bonus” të shpejta në reduktimin e kilogramëve
Ju rekomandojmë këto pesë zakone që të mund të humbisni peshë më shpejtë. Sa më shumë që t’i përmbaheni atyre, aq më shpejtë do të keni rezultat.
1. Mbani shënim çdo gjë që hani
Kjo teknikë do t’ju mundësojë që të keni kontroll mbi gjithçka që do të fusni në organizëm gjatë ditës. Gjithashtu, do t’ju ndihmojë që t’i zgjidhni problemet që keni me zakonet që keni në lidhje me ushqimin. Personat të cilët mbajnë ditar në lidhje me ushqimin, dobësohen më shpejtë në krahasim me të tjerët.