Vitamina D për eshtra dhe imunitet më të fuqishëm
Nëse periudha verore ishte e shkëlqyeshme për “vjedhjen” e rrezeve të diellit dhe rritjen e nivelit të vitaminës D, ditët vjeshtore dhe dimërore e humbin burimin më kryesor të kësaj vitamine. E dimë se vitamina D ka rëndësi të madhe, por çfarë në të vërtetë bën ajo dhe në çfarë mase është e nevojshme? Hulumtimet e fundit i japin theks rëndësisë së kësaj vitamine në zhvillimin e trurit.
Vitamina D i ndihmon organizimit që më lehtë ta absorbojë kalciumin dhe përmes kësaj luan rol të rëndësishëm për dendësinë dhe fortësinë e eshtrave. Hulumtimet e shumta tregojnë se vitamina D ndihmon në rregullimin dhe krijimin e qelizave përgjegjëse për imunitetin, me çka ndikon mbi gjithë sistemin imun. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë eshtra të dobëta dhe që thyhen lehtë, si dhe fuqia e zvogëluar muskulore te më të rriturit.