Çfarë duhet të shmangni nëse jeni alergjik ndaj glutenit?

Dieta pa gluten ka një domethënie të madhe për personat të cilët kanë intolerancë apo janë alergjik ndaj kësaj proteine. Nëse për çfarë do lloj arsye vendosni të ushqeheni me ushqime të cilat nuk përmbajnë gluten, duhet të jeni tepër të vëmendshëm pasi pothuajse çdo produkt përmban gluten të ‘fshehur’. 

Dieta pa gluten ka një domethënie të madhe për personat të cilët kanë intolerancë apo janë alergjik ndaj kësaj proteine. Nëse për çfarë do lloj arsye vendosni të ushqeheni me ushqime të cilat nuk përmbajnë gluten, duhet të jeni tepër të vëmendshëm pasi pothuajse çdo produkt përmban gluten të ‘fshehur’. 

 Kërkoni në etiketë ‘gluten free’

Kërkoni me kujdes ushqimet në supermarket. Prodhuesit e ushqimit sot gjithnjë dhe më tepër vendosin etiketa tek ushqimet të cilat nuk përmbajnë gluten. Në këtë mënyrë do ta bëni blerjen më të lehtë dhe do të jeni të sigurt se nuk do të konsumoni ushqime me gluten.

Hapi më i vështirë është heqja dorë nga konsumi i bukës

Nëse e shmangni glutenin, atëherë nuk duhet të konsumoni bukë të bardhë. Kjo nuk është dhe aq e vështirë. Për shkak se bëhet fjalë për një kohë të gjatë, ndonjëherë mund të bëhet fjalë për të gjithë jetën, mësoni se si të përgatisni bukë me miell misri, miell orizi dhe çfarë do lloj mielli tjetër i cili nuk përban gluten. Ose shkoni në supermarketin më të afërt ose në dyqan me ushqim të shëndetshëm dhe blini bukë pa gluten.

Shumica e drithërave përmbajnë gluten

Zakonisht drithërat të cilat i përdorim në mëngjes përmbajnë gluten. Por edhe për ato kanjë zëvendësim të shëndetshëm – provoni hikërr, quinoa, amarant, etj. këto drithëra përveç se nuk përmbajnë gluten, janë të pasura me shumë vitamina dhe hekur. Përgatisni kokoshka, janë shumë të mira për shoqëri, të shëndetshme dhe sigurisht të dobishme për ju.

Testeninet standarte përmbajnë gluten

Nëse keni vendosur që të hiqni dorë nga makaronat, nga spageti dhe testenine të tjera, mos u dëshpëroni. Sot ekzistojnë testenine të përgatitura me miell pa gluten të cilat mund ti konsumoni pa problem dhe ti kombinoni ato me djathin tuaj të preferuar.

Birra përmban gluten

A e dini se birra është e ndaluar në dietën pa gluten? Gruri malt që përmban birra është arsyeja përse birra nuk duhet jetë një zgjedhje për ta konsumuar. Në vend të saj zgjidhni një verë të mirë.

Çfarë duhet të porositni në një restorant?

Menynë në shtëpi e kontrolloni ju, duke i zgjedhur me kujdes të gjitha ushqimet. Por tani jeni në një restorant. Nuk duhet të keni turp për të shprehur mënyrën tuaj të të ushqyerit, dhe konsultohuni me kamarierin gjatë përzgjedhjes së ushqimit që ai të mos përmbajë gluten.

Mund ta shijoni ushqimin edhe pa gluten

Intoleranca apo alergjia ndaj glutenit nuk do të thotë se ju do të mbeteni jashtë larmisë së ushqimeve. Shijoni konsumin e peshkut, mishit, vezës dhe të gjitha llojet e frutave dhe perimeve, si dhe produktet e qumështit.

Shpërndaj