Terapia rrezatuese është një teknikë gjatë së cilës përdoret nivel i lartë i energjisë, rrezet X që i shkatërrojnë qelizat e karcinomit. Burimet e rrezatimit mund të jenë të jashtme ku rrezet X drejtohen karcinomit ose të brendshme (nga brendësia e trupit) dhe vijnë nga implante radioaktive.
Terapia rrezatuese përdoret:
- Si një trajtim i pavarur i trajtimit
- Para operacionit në mënyrë që të zvogëlohet tumori
- Pas operacionit në mënyrë që t’i shkatërrojë qelizat e karcinomit të cilat mund të kenë mbetur pas operacionit
- Së bashku me hemoterapinë, duke i bërë qelizat e karcinomit më të ndjeshme
- Pas hemoterapisë në mënyrë që t’i shkatërrojë qelizat e tjera të karcinomit
- Për të kontrolluar simptomat siç janë dhimbja dhe gjakderdhja