Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Çfarë është ultrasonografia?

Ultrasonografia (US) është metoda imazherike nëpërmjet të cilës depërtohen ultratinguj në brendësi të trupit, ku me anë të jehonës së tyre ndërtohen imazhe. 

Si zbatohet?

Gjatë kryerjes së kontrollit pacienti është në pozicion të shtrirë. Fillimisht vendoset xhel mbi gjinjtë dhe më pas aparati ultrasonografik i cili lëviz nëpër gjinj dhe mundëson pamjen e tyre. Ndërkohë,  fotografimet e marra nga aparati ultrasonografik monitorohen ose regjistrohen në rast se ka ndonjë gjetje të dyshimtë.

Ultrasonografia (US) është metoda imazherike nëpërmjet të cilës depërtohen ultratinguj në brendësi të trupit, ku me anë të jehonës së tyre ndërtohen imazhe. 

Si zbatohet?

Gjatë kryerjes së kontrollit pacienti është në pozicion të shtrirë. Fillimisht vendoset xhel mbi gjinjtë dhe më pas aparati ultrasonografik i cili lëviz nëpër gjinj dhe mundëson pamjen e tyre. Ndërkohë,  fotografimet e marra nga aparati ultrasonografik monitorohen ose regjistrohen në rast se ka ndonjë gjetje të dyshimtë.

Gjetjet e dyshimta vlerësohen nga strukturat e brendshme, forma dhe rrafshtësimi i skajeve (qosheve) dhe shqyrtohet me anë të një teknike të quajtur Doppler, e cila lejon regjistrimin e enëve të gjakut.  Masat malinje përmbajnë një numër të madh të enëve të parregullta të gjakut.  Disa pajisje të reja mund ta përcaktojnë forcimin e indeve me anë të elastografisë.  Indi kancerogjen zakonisht është më i fortë se indet përreth apo masat beninje.  Studimet gjatë viteve të fundit kanë treguar se elastrografia është gjithashtu një kontribut i rëndësishëm për dallimin ndërmjet  gjetjeve beninje  dhe malinje.

Pajisjet moderne,  sëbashku me Dopplerin me ngjra dhe elastrografinë,  kanë karakteristika të cilat mundësojnë vlerësimin më të mirë të organeve sipërfaqësore, siç janë gjinjtë,  si dhe një pamje më të mirë të masave të vogla  dhe strukturave anormale.

Cilat janë avantazhet e ultrasonografisë?

Nuk ka rrezik rrezatimi apo efekte anësore, nuk ka dhimbje.  Ultrasonografia nuk ka rrezatim, në këtë mënyrë pacienti nuk është i ekspozuar ndaj rrezatimit të panevojshëm.  Ultrasonografia nuk ka efekte anësore dhe as nuk ndjeni dhimbje gjatë kryerjes së filmimit. Për shkak të këtyre karakteristkave, këtë procedurë mund ta përsërisni sa herë të doni.

Mundësia për diagnostikimin e hershëm të indeve të dendura të gjirit:  ultrasonografia, ndryshe nga mamografia, është një metodë filmimi me pamje anësore të gjirit, që gjatë ekzaminimit të mos ketë inde të cilat vendosen njëra mbi tjetrën, në mënyrë që të mos ketë rezultate të gabuara diagnostike. Rekomandohet që gratë me inde të dendura të gjinjve të kryejnë kontrolle ultrasonografike, kështu që vatrat e vogla të kancerit, të cilat gjatë mamografisë mbulohen nga indet e gjirit, të mund të shihen më lehtë me anë të filmimit me ultratingull.

Struktura e brendshme e gjirit mund të shihet më qartë: Struktura e brendshme e masave të gjirit të cilat mund të jenë të lëngshme (cist) apo të ngurta, mund të shihen vetëm me anë të ultrasonografisë. Cistet në gjinj janë tepër të zakonshëm. Cistet e thjeshta nuk paraqesin rrezik të madh për kancerin e gjirit, kështu që nuk është nevoja që ti kontrolloni shpesh ato.

Gjithësesi, struktura e masave të ngurta mund të jetë beninje ose malinje. Prandaj, ato duhet të shqyrtohen me kujdes, dhe në rast se duken të dyshimta, duhet të kryhet biopsia. Gjetja e masave me tehe të lëmuara, shpesh është e pranishme tek sëmundje beninje të gjirit. këto masa mund të ndiqen me anë të ekzaminimeve të shkurtra ultrasonografike pa kryerjen e biopsisë pasi rreziku i shfaqjes së kancerit është shumë i vogël (nën 5%).

Për cilët pacientë rekomandohet kryerja e ultrasonografisë?

–          Për gratë nën moshën  35 vjeçare, si metoda e parë e ekzaminimit pasi nuk përmban rrezatim;

–          Për gratë shtatzëna apo që ushqejnë me gji pasi nuk përmban rrezatim;

–          Gratë të cilat kanë shenja infeksioni, siç është skuqja apo dhimbje të gjinjve;

–          Gratë të cilat kanë një strukturë të dendur të gjinjve, si një metodë shtesë e mamografisë;

–          Gratë të cilat kanë gjetje të dyshimta nga mamografia apo  nga kontrolli fizik;

–          Për gratë të cilat kanë të diagnostikuar kancer të gjirit, me qëllim për të verifikuar vatrat shtesë të tumorit dhe për  kryerjen e kontrollit të sqetullave dhe gjirit tjetër;

–          Për pacientët meshkuj të cilët ankohen nga dhimbja e gjinjve ( sëbashku me mamografinë, sipas nevojës);

Çfarë duhet të merret parasyshë?

Profesionalizëm:  nga të gjitha ekzaminimet radiologjike, kontrolli me ultratingull kërkon më tepër profesionalizëm.  Nëse kryhet nga doktorë të cilët nuk kanë një ekperiencë të veçantë në filmimin e gjirit,  und të jepen vlerësime të gabuara. Duke pasur parasyshë faktin se rezultatet vlerësohen në ekran gjatë filmimit, ato më vonë mund të kontrollohen edhe nga ndonjë mjek tjetër.

Janë të nevojshme teste të ndryshme:  ultrasonografia mund të përdoret si mjet i vetëm pasi nuk tregon mikrokalcifikime, të cilat janë të dhënat e para të kancerit të gjirit. gjithashtu, disa lloje të kancerit nuk mund të zbulohen me këtë metodë.

Në disa raste është e nevojshme edhe kryerja e biopsisë:  disa sëmundje beninje të gjirit (siç janë ndryshimet fibrocistike) mund të shkaktojnë edhe dyshime të gjetjeve gjatë kontrollit me ultratingull, dhe ndonjëherë për getjen e diagnozës është e nevojshme edhe biopsia.

Ultratingull 4D (katër – dimensional)

Çfarë është ultratingulli katër – dimensionale?

ABVS (auto skanimi i gjirit) është zbulimi  më i fundit teknologjik për ultrasonografinë e gjirit.  ky skanim, gjithashtu është i njohur si ultratingull automatik  i gjirit, ultratingull volumetrik i gjirit dhe ultratingull katër dimensional.

Si zbatohet?

Shqyrtimi bëhet nga ana infermierët dhe jo nga doktori.  I gjithë gjiri shfaqet në pimazhe standarde, ndërsa grupi i imazheve përfundimtare  shqyrtohet në një ekran tjetër nga ana e doktorit.  Imazhet mund të përpunohen në ekran,  në çfarë do lloj ane dhe mund të bëhen e matje të tjera.  Ndryshimi më i rëndësishëm i kësaj metode nga ultratingulli standard, është fakti që gjithmonë arrihen imazhe standarde. Gabimet të cilat mund të bëhen nga ana e një praktikanti pa eksperiencë janë minimale.  Në rast të konstatimeve të dyshimta , atëherë doktori  bën kontrollin e pacientit.  

Shpërndaj