Cili është kujdesi që duhet të prisni nga infermierja?

Gjatë hospitalizimit tuaj, infermierja është një anëtare e rëndësishme e stafit mjekësor e cila  kujdeset për shëndetin dhe sigurinë tuaj. Kujdesi profesional ndaj pacientit është pjesë e jetës së tyre të përditshme. Përgjatë viteve janë futur protokolle të reja përsa i përket trajtimit dhe kujdesit shëndetësor të pacientëve, teknologji dhe kushte të reja moderne në punë. Por, humanizmi dhe dëshira për të ndihmuar çdo pacient është pjesë e pandashme e këtij profesioni. Përgjegjësia dhe angazhimi ndaj pacientëve, janë segmenti më i rëndësishëm i këtij profesioni.  Detyra e infermieres është monitorimi i përditshëm i zhvillimit të gjendjes së pacientit, të identifikojë në kohë  rreziqet e mundshme, të përgatisë terapinë dhe të jetë e disponueshme për ti ofruar ndihmë pacientit në çdo kohë.

Gjatë hospitalizimit tuaj, infermierja është një anëtare e rëndësishme e stafit mjekësor e cila  kujdeset për shëndetin dhe sigurinë tuaj. Kujdesi profesional ndaj pacientit është pjesë e jetës së tyre të përditshme. Përgjatë viteve janë futur protokolle të reja përsa i përket trajtimit dhe kujdesit shëndetësor të pacientëve, teknologji dhe kushte të reja moderne në punë. Por, humanizmi dhe dëshira për të ndihmuar çdo pacient është pjesë e pandashme e këtij profesioni. Përgjegjësia dhe angazhimi ndaj pacientëve, janë segmenti më i rëndësishëm i këtij profesioni.  Detyra e infermieres është monitorimi i përditshëm i zhvillimit të gjendjes së pacientit, të identifikojë në kohë  rreziqet e mundshme, të përgatisë terapinë dhe të jetë e disponueshme për ti ofruar ndihmë pacientit në çdo kohë.

“Të punosh si infermiere do të thotë të ushtrosh shumë dashuri dhe përkushtim në punë, të bësh atë që askush nuk dëshiron ta bëj, dhe ta bësh atë në atë mënyrë që askush nuk do të donte ta bënte pavarësisht çdo gjëje, dhe pavarësisht nëse ndonjë ditë do të kthehet mirënjohja e merituar.  Infermieria nuk është vetëm profesion, ajo është një mënyrë jetese. Infermieret e duan dhe e respektojnë dhurimin e jetës,  dhurimin e shpresës, të dhurojnë buzëqeshje me “mirë mëngjes” dhe “natën e mirë” – shprehet Biljani Dilevska,  kryeinfermiere në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Pasqyra e plotë e pacientit

“Që nga pranimi në spital, infermieret në Acibadem Sistina e ndjekin të gjithë historinë shëndetësore të pacientit. Me ndihmën e aksesit elektronik që disponojnë, ato mund ti marrin të gjitha informacionet në lidhje me shëndetin e pacientëve, të gjitha kontrollet e kryera si dhe mendimin e mjekëve. Këto informacione tepër konfidenciale gjenden nës sistemin e spitalit  dhe në këtë mënyrë stafi mjekësor është vazhdimisht në dijeni për të gjitha kontrollet dhe shqyrtimet e pacientëve.  Në evidence mjekësore janë të shënuara të gjitha të dhënat e pacientit por edhe ilaçet që ata marrin, ilaçet ndaj të cilave janë alergjik, rreziqet e mundshme, si dhe historia familjare e sëmundjes.  Pavarësisht nëse bëni teste laboratorike apo bëni intervenim kirurgjik,   informacionet në lidhje me pacientin janë të disponueshme për të gjithë stafin mjekësor për një kohë të shkurtër.  Formularët që kemi përgatitur për vlerësimin fillestar ose për emërimin e diagnozës nga ana e infermieres dhe dokumentimin nga ana e saj, bëjnë të mundur lehtësimin e kategorizimit të pacientëve dhe ndihmojnë në krijimin e qasjes individuale ndaj çdo pacienti. Kjo bën të mundur përgatitjen më të shpejtë të planit  për kujdesin ndaj pacientit, përgjigjen më të shpejtë ndaj nevojave të pacientit, dhe në të njejtën kohë edhe përmbushjen e standardeve JCI për sigurinë, kujdesin e planifikuar dhe të vazhdueshëm të  pacientit, të cilat përfaqësojnë objektivat ndaj të cilave punohet punohet së tepërmi në spitalin tonë, në mënyrë për të plotësuar nevojat e të gjitha grupeve të pacientëve të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë” – shprehet Biljana Dilevska.

      

Protokollet bashkëkohore

Spitali klinik “Acibadem Sistina” punon sipas protokolleve më bashkëkohore  përsa I përket trajtimit të pacientëve.  Në spital punon një ekip infermieresh të specializuara në fushën e tyre.  Një nga detyrat e infermiereve është që të kujdesen për kontrollin e infeksioneve dhe parandalimin e rënieve. Për të pasur nën kontroll parandalimin e infeksioneve, infermierja gjatë çdo hyrje dhe dalje në dhomën e pacientit bën dezinfektimin e duarve.

Komunikimi i vazhdueshëm me pacientin

Gjatë qëndrimit në spital, infermierja vazhdimisht komunikon me pacientin dhe me anëtarët e familjes së tij. Ajo zbaton edhe komunikimin apo marrëdhënien ndërmjet pacientit dhe mjekut. Përveç kësaj, është përgjegjëse edhe për edukimin e pacientit në lidhje me trajtimin e dhënë nga mjeku në mënyrë që pacienti të marrë trajtimin në mënyrën e duhur. I shpjegon pacientit se përse duhet ta marrë terapinë, se si duhen pirë disa ilaçe të caktuara, për sa kohë duhet ta marrë terapinë, cilat mund të jenë efektet anësore  dhe si duhen kombinuar ilaçet. Infermierja e viziton rregullisht pacientin i cili ndodhet në dhomën e spitalit për të ndjekur gjendjen e tij. Në rast se pacienti ka nevojë për ndihmën e infermieres, ai mund ta thërrasë atë nëpërmjet një sistemi të posaçëm për lajmërimin e infermieres, aparat I cili është i montuar në çdo krevat të spitalit. Gjithashtu, infermieret japin edhe këshilla në lidhje me marrjen e terapisë në kushtet e shtëpisë.

       

Qasje multidisiplinare

Qasja multidisiplinare për zbatimin e planit në lidhje me monitorimin e gjendjes së pacientit gjatë dhe pas trajtimit, është tepër e rëndësishme për çdo pacient. Mundëson një mbështetje profesionale nga ana e specialistëve të fushave të ndryshme, me qëllim për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe minimizimin e shanseve për rikthimin e mundshëm të sëmundjes. Përveç këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve, stafi mjekësor, ofron plan për mbështetjen e plotë psikologjike,  dhe këshilla për kapërcimin në mënyrë sa më të lehtë të sëmundjes, dhe sit ë përballen më lehtë me sfidat pas largimit nga spitali.

Shpërndaj