Sëmundja e arterieve periferike është një fenomen në rritje në tërë botën. Vlerësohet se 27 milion njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut vuajnë nga kjo gjendje, ndërsa më të prekura janë gratë. Bëhet fjalë një problem të zakonshëm të qarkullimit të gjakut, në të cilin vjen deri në çrregullimin e proceseve fiziologjike të mbulesës së brendshme të arteries (endoteli), dëmtimin e saj dhe depozitim të shtresave yndyrore dhe pastaj ngushtim të enës së gjakut. Nëse ngushtimi i enës së gjakut është mjaft i theksuar që paraqitet gjatë progresionit të sëmundjes çon deri në uljen e rrjedhës së gjakut përmes enës së gjakut apo mbyllje të mëtejshme eventuale ose okluzion.
Pa trajtim në kohë sëmundja është me rrezik të lartë ndaj jetës
Pacientët me sëmundje të arterieve periferike më shpesh e vizitojnë mjekun kur i do ta ndiejnë dhimbjen në këmbët gjatë aktivitetit fizik, ndërsa në fazat e mëvonshme të sëmundjes ndiejnë dhimbje në këmbët edhe duke pushuar. Si komplikime për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm të këmbëve me oksigjen dhe lëndët ushqyese mund të shfaqen disa inflamacione dhe plagë (lezione) të lëkurës së këmbës, si edhe ulçera dhe gangrenë. Nëse nuk trajtohet në mënyrë të drejtë, kjo sëmundje mund të jetë e rrezikshme për jetën, ndërsa një nga pasojat më të zakonshme është amputimi i ekstremitetit. Mjekësia bashkëkohore sot gjen zgjidhjet edhe për situatat më komplekse, ndërsa procedurat e reja për punë mundësojnë një trajtim më të sigurt. Në këtë drejtim, Dr. Slobodan Antov, kardiolog intervent, i thekson përparësitë e qasjes transradiale (TRP) në raport me qasjen transfemorale (TFP), flet për sigurinë dhe efikasitetin e saj në trajtimin e sëmundjeve të arterieve periferike. “Deri në një kohë para disa viteve, ndërhyrjet perkutane të enëve të gjakut koronare dhe periferike ishin kryer me përdorimin e arteries femorale. Qasja transfemorale (TFP) është më e vështirë dhe më problematike për shkak të komplikimeve të shpeshta që rrjedhin nga vetë qasja, sëmundja e rëndë vaskulare periferike, trashësia ose mbështetja e dobët nga qasja kontralaterale kur arteria iliake gjendet në një distancë të papërshtatshme (4.5). Qasja vaskulare është me e rëndësishme për shkak se është shkaku më i rëndësishëm për gjakderdhjen dhe komplikimet pas ndërhyrjeve perkutane. Rreziku nga komplikimet për gjakderdhje gjatë qasjes trasfemorale varion në një rang nga 2% deri në 12%, duke ditur me gjakderdhjen rritet mundësia për vdekje”, shpjegon Dr. Antov.
Për kryerjen e sigurt të procedurave intervente të enëve të gjakut dhe pa komplikime, me rëndësi të madhe për kardiologun intervent është të ketë njohuri të mira në anatominë normale dhe abnormalitetet e mundshme të arteries radiale.
Diabeti- një nga shkaqet kryesore për sëmundjet e arterieve
Ateroskleroza e enëve të gjakut në organizmin është një proces që shfaqet gjatë plakjes së tij. Vlerësohet se pacientët me diabet dhe çrregullime në metabolizmin e yndyrave janë ekspozuar në një rrezik më të lartë për dy deri tre herë. Faktorët e tjerë të rrezikut i përfshijnë pirjen e duhanit, tensionin e lartë të gjakut, mungesën e aktivitetit të rregullt fizik dhe mbipeshën.
Avantazhet e qasjes transradiale
Qasja transradiale tregon një numër avantazhesh, veçanërisht për pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve periferike për disa arsye: mundësohet një hyrje më të lehtë dhe hemostazë, veçanërisht tek pacientët me mbipeshë dhe shumë është më e thjeshtë sepse arteria radiale është një arterie sipërfaqësore dhe më e lehtë për kompresion. Më pak gjakderdhje dhe komplikime dhe nevoja e ulur për transfuzion të gjakut. Kjo qasje siguron rezultate më të sigurta, duke mundësuar pacientit të fillojë të ecë më shpejt me qëllim që të njëjtën ditë të lëshohet nga spitali me çka rritet satisfakcioni i tij. Kompresimi (presioni) i arteries femorale eliminohet pas procedurës, duke parandaluar isheminë ose trombozën. Këto teknika minimale invazive me një pajisje speciale që përdoret gjatë ndërhyrjeve së bashku me përvojat e përmirësuara të mjekëve në këtë qasje tregojnë një shkallë të ulur të vdekshmërisë në krahasim me vdekshmërinë në kirurgjinë klasike.