Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Dr. Jovanova: Si t’i dalloni infeksionet virale nga koronavirusi

Infeksionet virale respiratore janë infeksione sezonale tek të rriturit dhe më shpesh tek fëmijët për shkak të papjekurisë së sistemit të tyre imunitar. Këto infeksione mund të shfaqen gjatë tërë vitit, por janë më të zakonshme gjatë vjeshtës dhe dimrit, thotë Dr. Tanja Jovanova, specialiste pulmonologe për fëmijë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Këto infeksione transmetohen shumë shpejt, ndërsa mundësitë për trajtim dhe parandalim janë të kufizuara sepse terapia me antibiotikët nuk është efektive kur bëhet fjalë për viruset. Viruset më shpesh shkaktojnë shfaqjen e sëmundjeve respiratore tek fëmijët. Ekzistojnë më shumë se 200 lloje të ndryshme të viruseve që shkaktojnë infeksione respiratore tek fëmijët (rinoviruset, koronaviruset, adenoviruset, virusi respirator syncicial, influenca, parainfluenca). “Këto simptoma janë të përbashkëta për shumë sëmundje gjatë fëmijërisë, kështu që ne si pediatre kemi detyrën kryesore për të vlerësuar nëse bëhet fjalë për një infeksion viral, bakterial ose alergji,” tha Dr. Tanja Jovanova, pulmonologe për fëmijë.

Infeksionet virale resipratore transmetohen përmes pikave, dmth. me inhalimin e pikave të frymëmarrjes nga ajri që përmbajnë virusin (të prodhuara nga personi i infektuar duke teshtitë, kollitur, folur), pastaj përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të infektuar ose duke prekur objekte të kontaminuara. Sipas lokalizimit, infeksionet respiratore ndahen në infeksione të traktit të sipërm dhe të poshtëm.

Sekrecionet nga hunda, lotimi i syve, teshtitja, dhimbja e fytit, ethet e lehta janë shenjat tipike për një infeksion të traktit të sipërm respirator. Prandaj, ata që teshtin ose nuhasin mund të kenë një ftohje të zakonshme. Kollitja gjatë ftohjes shfaqet disa ditë pas shfaqjes së simptomave. Gripi është një infeksion më i rëndë, me shenja dhe simptoma të theksuara të sindromës infektive. Pacienti është me temperaturë të lartë, ka ethe, ndjen lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe me kollë të thatë që shfaqet në fillim të infeksionit.

Koronavirusi i ri nuk i ka kursyer edhe fëmijët

Mungesa e temperaturës së lartë nuk e përjashton Covid-19. Deri në 40 për qind,  fëmijët nuk janë febrile! Duke i trajtuar infeksionet e zakonshme sezonale virale tek pacientët, këtë vit ne po përballemi me një sfidë të re, me “koronavirusin e ri” Covid-19 (SARS-CoV2) dhe për shkak të progresionit të tij agresiv është shpallur një pandemi globale. Ky infeksion viral transmetohet ashtu si të gjithë infeksionet e tjera respiratore. Periudha e inkubacionit të infeksionit (nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e simptomave) është nga 1 deri në 14 ditë, por simptomat e sëmundjes shfaqen zakonisht pas ditës së tretë deri në ditën e shtatë pas kontaktit. Sëmundja e re e shkaktuar nga koronavirusi (Covid-19) nuk kurseu as pacientët më të vegjël. Krahasuar me tiparet klinike të pacientëve të rritur, sëmundja tek fëmijët është më e lehtë, periudha e shërimit është më e shpejtë dhe sëmundja është me një prognozë më të mirë. Për fat të mirë, shumica e fëmijëve me infeksionin aktual të Covid-19 janë raste asimptomatike ose kanë simptoma të lehta duke përfshirë temperaturë të rritur, kollë të thatë dhe lodhje. Disa prej tyre kanë simptoma në traktin e sipërm respirator, të tilla si një hundë e zënë ose me sekrecione dhe dhimbje në fyt, ndërsa të tjerët kanë simptoma gastrointestinale si dhimbje barku, nauzea, të vjella dhe/ose diarre (simptoma që janë më të zakonshme tek pacientët e rritur), thotë Dr. Jovanova. Fëmijët në përgjithësi shërohen plotësisht brenda një deri në dy javë, por ka edhe raste ku sëmundja mund të kalojë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes dhe të shkaktojë pneumoni.

Këto infeksione duhet të trajtohen si të gjitha infeksionet e tjera virale simptomatike: me ilaçe për mbështetjen ose lehtësimin e simptomave gjatë ditëve deri në përfundimin e infeksionit. Me antibiotikë trajtohen fëmijët me shenja klinike dhe laboratorike për një infeksion bakterial, thekson Dr. Jovanova. Ajo thotë se  të dhënat për trajtimin etiologjik të Covid-19 tek fëmijët janë të pakta dhe pa ndonjë përfundim të caktuar mbi efikasitetin e terapisë. Prandaj, është e nevojshme që vazhdimisht të zbatohen masat e duhura për parandalim dhe kontroll të infeksionit

Sindroma multisistematike inflamatore (MIS-C)- një sëmundje e rrallë por e rëndë dhe e lidhur me Covid-19 tek fëmijët

MIS-C është një sindromë e rrallë, por serioze që mund të shfaqet disa ditë ose disa javë pas ekspozimit të fëmijës ndaj koronavirusit. Bëhet fjalë për një sindromë të rrallë dhe të ngjashme me sindromën Kawasaki. Pasqyra e kësaj sindrome të rrallë MIS-C karakterizohet me temperaturë të lartë afatgjate dhe simptomat si: dhimbje barku, diarre, gjëndra të ënjtura në qafë, skuqje të lëkurës, bajame të fryrë, buzë të çara, konjunktivit pa sekrecion. Mund të shfaqen probleme në traktin e poshtëm respirator, ndonjëherë edhe simptoma të sistemit kardiovaskular, por më të shumta janë simptomat e sistemit tretës (në 80-90% të pacientëve). Fëmijët që zhvillojnë këtë sindromë mund të bien në gjendje shoku, dmth. organet e tyre mund të dështojnë, ndërsa testet e gjakut tregojnë vlera të larta të markerëve inflamatorë. Shumica e fëmijëve kanë nevojë për trajtim spitalor. Sipas shkencëtarëve, shumë pyetje mbeten pa përgjigje në lidhje me këtë pasqyrë klinike atipike, e cila korrespondon me sindromën postinfektive të Covid-19. Sidoqoftë, këto raste janë të rralla në popullatën pediatrike.

Shpërndaj