Dr. Sllobodan Llazarevski – Gjithnjë dhe më shumë gra nën moshën 30 vjeçare duhet ti ngrijnë qelizat vezore

Duke filluar që nga kontrollet e para gjinekologjike tek vajzat e reja, duhet të bëhet edhe vlerësimi funksional i rezervave të vezoreve, rekomandon Dr. Sllobodan Llazarevski, shef i departamentit të riprodhimit të asistuar që është qendra më e suksesshme në rajon “ Mala Bogorodica” në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.  Disa mijëra foshnja janë krijuar nga ekipi i mjekëve në departamentin e riprodhimit të asistuar në “Mala Bogorodica” në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Ata kanë dhuruar lumturi tek shumë familje në mbarë botën, për ata prindër të cilët kanë pasur sukses në in vitro që në përpjekjen e parë, por edhe tek ata të cilët me këmbëngulje kanë provuar përsëri dhe përsëri  deri sa kanë arritur të kenë fëmijë.  Statistikat e departamentit të fertilizimit in vitro (IVF) më shumë se një dekadë janë të barabarta me mesataren botërore – mbi 12. 000 cikle, 4. 500 lindje dhe mbi 55% shtatzëni klinike.

Duke filluar që nga kontrollet e para gjinekologjike tek vajzat e reja, duhet të bëhet edhe vlerësimi funksional i rezervave të vezoreve, rekomandon Dr. Sllobodan Llazarevski, shef i departamentit të riprodhimit të asistuar që është qendra më e suksesshme në rajon “ Mala Bogorodica” në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.  Disa mijëra foshnja janë krijuar nga ekipi i mjekëve në departamentin e riprodhimit të asistuar në “Mala Bogorodica” në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Ata kanë dhuruar lumturi tek shumë familje në mbarë botën, për ata prindër të cilët kanë pasur sukses në in vitro që në përpjekjen e parë, por edhe tek ata të cilët me këmbëngulje kanë provuar përsëri dhe përsëri  deri sa kanë arritur të kenë fëmijë.  Statistikat e departamentit të fertilizimit in vitro (IVF) më shumë se një dekadë janë të barabarta me mesataren botërore – mbi 12. 000 cikle, 4. 500 lindje dhe mbi 55% shtatzëni klinike.

Dr. Sllobodan Llazarevski, shef në departamentin e riprodhimit të asistuar, personi i cili gëzohet po aq sa vetë pacientët në çdo test pozitiv shtatzënie, paralajmëron se gjithnjë dhe më shumë si dhe gjithnjë dhe më tepër pacientë më të rinj, humbasin funksionin ovarian.  Dr. Llazarevski, çfarë tregon eksperienca juaj,  a është në rritje numri i çifteve të cilët kërkojnë ndihmë nga teknikat mjekësore bashkëkohore për të pasur fëmijë?

Para disa vitesh, vetëm ata të cilët kishin mundësi financiare mund të përdornin metodën e riprodhimit të asistuar.  Kjo është një metodë e shtrenjtë, një procedurë së bashku me trajtimin, kushton  më shumë se 2 000 euro. Që kur shteti u përfshi në pjesëmarrjen e këtyre procedurave, edhe ata persona të cilët nuk mund ta përballonin financiarisht këtë procedurë, tani kanë mbështetjen e  Fondit për sigurimin shëndetësor.  Unë nuk kam statistika, dhe  as shteti nuk i mban këto statistika në lidhje me rritjen e numrit të sterilitetit tek meshkujt apo tek femrat.  Përsa i përket eksperiencës time, nuk kam ndonjë përshtypje të tillë. Përqindja e çifteve të cilët nuk mund të lindin fëmijë, në një periudhë të caktuar të jetës së tyre të përbashkët seksuale,  mendoj se nuk është në rritje.

A është rritur kufiri i moshës së grave të cilat mbeten shtatzënë për herë të parë?

Ndoshta për shkak të mënyrës së jetesës, për shkak të qëndrimit të fortë të grave për të pasur fëmijë më vonë, rritet kufiri i moshës së lindjes tek gratë. Mesatarja këtu tek ne është rreth moshës 37 vjeçare. Me rritjen e potencialit riprodhues tek gratë, nëpërmjet dhurimit të qelizave vezore,  rritet mosha e gruas për tu bërë nënë. Tek ne në Acibadem Sistina, gruaja në moshë më të rritur e cila ka lindur  me anë të qelizave vezore të dhuruara, ishte në moshën 51 vjeçare.  Ndërsa me anë të qelizave vezore të tyre, gratë lindin edhe në moshën 45-46 vjeçare. Por nuk ka asnjë kriter të justifikuar mjekësor apo financiar, gratë mbi moshën 45 vjeçare nuk e kryejnë këtë procedurë me anë të qelizave të tyre vezore.

Cili është raporti i meshkujve kundrejt infertilitetit femëror?

Ky raport nuk ka ndryshuar, 50% e rasteve bëhet fjalë për infertilitet mashkullor  dhe 50% e rasteve ka të bëj me infertilitetin femëror. Tek rastet e njohura, rreth 15% janë idiopatike, infertililtet me origjinë të panjohur,  që gjithashtu është një tregues për përdorimin e teknologjive riprodhuese.

Departamenti i riprodhimit të asituar  “Mala Bogorodica” është lider në rajon përsa i përket fekondimit in vitro (IVF). Cilat janë metodat më të fundit që i ofroni pacientëve?

Ne ofrojmë të gjitha modelet që përdoren tek metodat e teknologjive riprodhuese. Të gjitha qendrat moderne janë të pajisura pak a shumë me të njejtën teknologji si dhe mënyra e funksionimit të punës është e njejtë.  Varet më tepër nga ndalimet apo lejet administrative, domethënë nga ligjet. Tek ne varet nga ligji i fekondimit të asistuar biomjekësor. Ligji ynë është ndoshta ndër më liberalët në Europë, ku pothuajse çdo gjë është e lejuar përveç klonimit. Para një viti u lejua edhe amësia surrogate, e cila praktikohet vetëm në dy-tre vende europiane. Me këto mundësi që na jep shteti, vërtet nuk ka kufizim. Kjo është një nga arsyet kryesore përse tek ne vijnë shumë pacientë nga të gjitha anët. Një arsye tjetër është fakti që ne jemi një institucion me përvojë të madhe, mbi 15 vjet, dhe prandaj jemi lider në vend. Kemi rreth 50% të të gjitha riprodhimeve të asistuara në shtet, me siguri edhe ky fakt ndikon tek pacientët, veçanërisht pacientët nga vende të huaja janë të interesuar që të fillojnë me procedurën e IVF-së tek ne.

Gjinekologët apelojnë se gjithnjë dhe më shumë gra të reja kanë çrregullime funksionale, të cilat shkaktojnë sterilitet.  A ka vënd për alarm?

Shumë gjinekologë gabojnë, sepse gjatë çdo fillimi kontrolli tek vajzat e reja, madje që në adoleshencë, përveç kontrolleve rutinë si PAP testi dhe kontrolli me ultratingull, duhet të bëhet vlerësimi funksional i kapacitetit të vezoreve. Duke pasur parasyshë se cila do të jetë jeta e tyre riprodhuese, shumë paciente e dinë se deri kur është kufiri i tyre për të lindur fëmijë. Veçanërisht tani që kemi mundësi për  që tek pacientet me rezervë të reduktuar ovariale (të cilat janë gjithnjë dhe më tepër dhe në moshë më të re të cilat nuk kanë as 30 vjet), ato të paktën do të jenë në dijeni të gjendjes së tyre dhe do të kenë mundësi për ti ngrirë qelizat e tyre vezore, në mënyrë që të mos kenë problem përsa i përket riprodhimit. Prandaj që në fillim, gjatë kryerjes së kontrolleve të para, duhet bërë vlerësimi nëse pacientja mund ta humbasë funksionin ovarial në një të ardhme të afërt. Ne kemi një numër të madh vajzash të cilat janë nën moshën 30 vjeçare, të cilat tashmë nuk kanë aspak mundësi për të mbetur shtatzënë me anë të qelizave  të veta vezore. Nuk e di se cila është arsyeja për këtë, ndoshta jeta e mbushur me stres, ndoshta rrethi mjedisor, për këtë arsye duhet bërë një analizë e detajuar, por gjithësesi ka rritje të numrit të këtyre pacientëve. 

Çfarë rekomandoni në raste të tilla?

Rekomandoj që sa më herët të zbulohet apo vërtetohet  reduktimi i rezervave ovariale, të dërgohen në institucione në të cilat mund të bëhet në kohë ngrirja e qelizave vezore. Në mënyrë që kur të vendosin të lindin të mund të bëhet invitro me anë të qelizave të vetë pacientes. Mjeku gjinekolog i familjes, që në fillim duhet të ketë vlerësimin e rezervave funksionale të qelizave vezore. Nëse një paciente në moshë të re ka probleme pasi qelizat e saj vezore janë të vogla, edhe në rast se ka shkuar për një kontroll rutinë, gjinekologu familjar duhet ta dërgoj pacienten në ato qendra të cilat kanë mundësi që të bëjnë vlerësimin e plotë dhe sigurisht të bëhet ngrirja e këtyre qelizave vezore në rast se është e nevojshme. 

Burimi – Telegraf.mk

Shpërndaj