Predispozitat gjenetike janë kryesore për paraqitjen e karcinomit të gjinjve te meshkujt. Bile 30 % të burrave me karcinom të gjinjve kanë histori familjare të kësaj sëmundjeje. Faktorët e rrezikut për paraqitjen e sëmundjes më shpesh janë testikujt e pa ulur ose lëndimi i testikujve, heqja e testikulit (orkiektomia) ose përdorimi i estrogjenit.
Karcinomi i gjirit më shpesh lidhet me gratë, por nga kjo sëmundje i prek edhe burrat. Paraqitet pak më rrallë te popullata e meshkujve dhe takohet në rreth 1% të rasteve. Dr. Sllavica Kraleva, specialiste në onkologji në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” thotë se karcinomi i gjinjve te meshkujt më së shpeshti paraqitet pas moshës së 60 vjeçare, ndërsa si një shkak më të shpeshtë theksohet historinë familjare. Ajo shpjegon se më disa prej faktorëve të rrezikut mund ta shkaktojnë këtë lloj të sëmundjes malinje, siç është ekzistimi i sëmundjeve që shkaktojnë rritjen e nivelit të estrogjenit në organizëm, ekspozimi ndaj radiacionit, mutacioni i gjeneve BRCA 1 dhe BRCA 2 dhe një lloj tjetër të mutacioneve gjenetike. Të gjitha llojet e karcinomeve të gjinjve që paraqiten te gratë mund të paraqiten edhe te meshkujt- karcinomi lobular, lloji duktal i karcinomit, sëmundja e Paget-it e thithkës dhe sëmundja inflamatore e gjirit.
Në rast të zmadhimit të gjinjve urgjentisht vizitoni mjekun
Simptoma e parë te karcinomi i gjinjve te meshkujt më shpesh është një gungë palpabile ose një plagë në thithkën, lëkura e skuqur me pamje të lëvores së portokallit. Simptome të tjera janë thithka e futur, ekzantema që kruan dhe irriton, si dhe ndryshim i madh në peshën trupore, veçanërisht në pjesën e kërdhokullave dhe barkut që mund të vijë si pasojë e nivelit të rritur të estrogjenit në organizëm. Niveli i lartë i estrogjenit gjithashtu mund të shkaktojë zmadhim i gjinjve – gjithë kjo paraqet një alarm që meshkujt urgjentisht ta vizitojnë mjekun për kontroll, këshillon Dr. Kraleva. Në të njëjtën mënyrë si te gratë diagnoza vendoset me mamograf, procedura ekotomografike, si dhe me biopsi të gungës. Dr. Kraleva potencon edhe rëndësinë e diagnozës së saktë dhe të shpejtë, sepse siç tregon sa më herët diagnostikohet kanceri i gjirit, shanset për shërim të tërësishëm janë më të mëdha.
Shërim dhe trajtim me aparaturë më bashkëkohore në “Acibadem Sistina”
Qendra për onkologji dhe radioterapi në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” në dispozicion ka teknologjinë më bashkëkohore për trajtimin e kësaj sëmundjeje malinje, qasje individuale në trajtim. Dr. Slavica Kraleva thotë se trajnimi i karcinomit të gjinjve te meshkujt varet nga stadiumi i sëmundjes dhe natyrës së tumorit. Pas trajtimit kirurgjik onkologjik që mund të jetë sistematik (kimioterapia, terapia hormonale, terapia biologjike) dhe trajtim lokal (radioterapia).
Si sëmundjet tjera edhe karcinomi i gjinjve te meshkujt mund të përsëritet lokalisht në gjirin ose në ndonjë organ tjetër. Më shpesh bëhet fjalë për eshtrat, mëlçinë, mushkëritë dhe trurin.
Prandaj çdo zbulim të hershëm të kësaj sëmundjeje çon deri në shërim të suksesshëm dhe deri në rrezikun e përsëritjes së sëmundjes.