A ËSHTË MIOMI NJË SHKAK PËR STERILITET

 

Gjithnjë e më shpeshtë gratë anulojnë reproduktimin në dekadën e tretë dhe të katërt, me çka pyetja për ndikimin e mundshëm të miomëve mbi sterilitetin bëhet gjithnjë e më shumë aktuale. Dr. Klementina Kuzeska, mjek gjinekolog- akusher, shpjegon se te pacientet që kanë miomë dhe në të njëjtën kohë kanë probleme me sterilitet, më e rëndësishme është që të caktohet lokacioni, madhësia dhe numri i miomëve  dhe raporti ndaj kavitetit të mitrës.

ÇFARË ËSHTË MIOMI I MITRËS?

Miomët janë tumore beninje të mitrës që kanë origjinën nga qelizat e shtresës muskulore dhe rriten në murin, në drejtim të kavitetit të mitrës ose kah jashtë. Miomët shfaqen në periudhën reproduktive te 25 për qind të pacienteve, ndërsa te popullata më të moshuar kjo përqindje është e rritur. Shumica e miomëve janë pa simptoma.

PSE PARAQITEN?

Shkaku i vërtet për paraqitjen e miomëve edhe më tej mbetet i panjohur. Mendohet se faktorët gjenetik dhe hormonet ndikojnë mbi shfaqjen e tyre. Sipas mjekëve gjinekologë, kjo sëmundje më shpeshtë paraqitet  te pacientet që kanë histori familjare me të njëjtin problem.

SI DIAGNOSTIKOHET MIOMI?

Standardi i arit në diagnostikon e numrin më të madh të miomëve është ekzaminim eho në mënyrë vagjinale. Ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet në çfarë masë miomi  e deformon kavitetin e mitrës, prandaj është e nevojshme që të zbatohen ekzaminime shtesë.

  • Histerosonogrami- ky ekzaminim bëhet me aplikimin e kontrastit të lëngshëm, me të cilin mbushet kaviteti i mitrës dhe tregon konturën e miomit.
  • Histerosalpinogram- është mënyra për ekzaminim ku përdoret kontrast radioaktiv me të cilin shënohen defektet që miomi i shkakton brenda në mitrën.
  • Histeroskopi –metoda me të cilën merret pamja e tërësishme të të gjitha deformimeve të kavitetit të mitrës
  • MRI – Ky ekzaminim shumë rrallë përdoret në definimin e madhësisë dhe vendndodhjes së miomëve. Kjo mund të ndikojnë mbi diagnozën e adenomiomës, që për dallim nga miomët, nuk trajtohet me operacion.

A NDIKON MIOMI I MITRËS MBI FERTILITETIN?

Miomët janë prezent te 5-10 për qind të pacienteve me sterilitet, ndërsa një pjesë të vogël prej tyre mund të jenë pengesë për fertilitet. Mjekët mendojnë se jo gjithmonë miomët duhet të theksohen si shkak kryesor për sterilitet, derisa të përjashtohen shkaqet e tjera të mundshme.

Miomët mund të shkaktojnë sterilitetin në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes së tyre. Miomët që janë të vendosura në kavitetin e mitrës (submucose) mund të ndikojnë drejtpërdrejt mbi fertilitetnin e grave. Miomët e mëdha që rriten në murin e mitrës (intramurale) mund të çojnë deri në deformimet të kavitetit të mitrës dhe pengesa në kalueshmërisë së kanaleve dhe kanalit cervikal.

Miomët multiple mund të shkaktojnë kontrakcione abnormale të mitrës. Këto çojnë edhe deri në çrregullimin e furnizimit me gjak të endometrumit, që nuk e mundëson implantimin e embrionit dhe zhvillimin e shtatzënisë.

SIMPTOMAT

Rritja e dimensionit të miomit mund të shkaktojë probleme serioze

-Gjakderdhja uterine- ose gjakderdhja e mitrës  mund të jetë e madhe, e zgjatur ose e parregulluar.

-Dhimbja pelvike dhe shtypje- miomët e mëdha krijojnë ndenje e shtypjes  dhe dhimbje në pelvikun e vogël. Nëse janë me lokacion në drejtim të fshikëzës së urinës, mund të shkaktojnë ankesa dizurike (urinime të shpeshta dhe të dhimbshme), në drejtim të zorrës së trashë mund të shkaktojnë kapsllëk, ndërsa ato që janë të vendosur në drejtim të cerviksit shkaktojnë marrëdhënie të dhimbshme seksuale.

-Steriliteti dhe aborti spontan – miomi mund ta bllokojë transportin e qelizës vezore  dhe spermatozoidit nëpër kanalit, mund të çojë deri në distorzi të kavitetit të mitrës dhe problem në implantimin. Miomi mund të ndikojë mbi cilësinë e endometriumit, që përsëri çon deri në mënyrën se si do të zhvillohet shtatzënia. Miomët submucose shkaktojnë reagim inflamator që mund të ndikojë mbi mbjelljen dhe zhvillimi të embrionit.

TRAJTIMI

1.Trajtim kirurgjikal. Mënyra e parë, më e zakonshme dhe më e mirë për heqjen e miomëve është miomektomia. Qasja vagjinale është më e përshtatshme te pacientet me sterilitet dhe ka të bëjë me miomët submicose (miomët që rritën ose zhvillohen kah kaviteti). Qasja abdominale ( e hapur ose laparoskopike) zbatohet te miomët intramurale që rriten në murin e mitrës dhe te muret subseroze  që rriten ose zhvillohen kah jashtë. Është e rëndësishme që të sigurohet mbyllja adekuate e murit të mitrës pa rrezik pas rrjedhjes së shtatzënisë dhe lindjes. Nëse gjatë rrjedhjes së ndërhyrjes hapet kaviteti i mitrës, është e mundshme që të formohen athezione postoperative. Te 10-25 për qind të pacientëve  me trajtim kirurgjikal shfaqet nevoja për operacion të përsëritur.

2.Trajtimi medikamentoz. Rritja e miomëve është varur nga estrogjeni. Medikamentet që e inhibrojnë ciklin menstrual dhe  imitojnë menopauzën mund të shkaktojnë ndalimi i rritjes dhe zbogëllimi gradual të madhësisë së miomëve. Ky efekt është i karakterit të kohës dhe zbatohet për zbutjen e simptomave në fazën e përgatitjes së ndërhyrjes operative ose për uljen e dimensionit për shkak të qasjes më të lehtë operative.

3.Embolizimi i arteries uterine. Procedura nënkupton injektim të partikullave të vogla për mbylljen e enëve të gjakut që ushqejnë miomin me qëllim që të pamundësohet rritjen e tij të mëtejshëm. Kjo mund të çojë deri në çrregullimin e furnizimit me gjake të vezores dh funksionit të tij, për shkak se emobolizimi nuk rekomandohet te pacientet me sterilitet.

ÇFARË ËSHTË MË E RËNDËSISHME

Shumica e miomëve nuk kërkojnë trajtim sepse nuk ndikojnë mbi reproduktimin. Trajtimi i panevojshëm kirurgjikal mund të çojë deri në dëmtimin e kanaleve dhe mitrën me formimin e athezioneve dhe indit të mbresë që ulen aftësinë reproduktive.

  • Nuk rekomandohet miomektomi rutine te miomëve intramurale që nuk e deformojnë kavitetin e mitrës
  • Miomët intramurale më të më madhe se 5 cm kanë impakt negativ mbi fertilitetin, për atë shkak rekomandohet trajtim. Dilemat ekzistojnë rreth madhësisë mes 3-5 cm, ndërsa për miomët më të vogla rekomandohet që të monitorohen në mënyrë të rregullt.
  • Nëse ekziston sukses në procedurën të fertilimit artificial, mund të mendohet për miomenktomi të mitrës edhe pse miomi nuk çon deri në distorzinë e kavitetit të mitrës.

 

 

Shpërndaj