Fibromialgia është çrregullim që shkakton sëmundje kronike në tërë trupin, veçanërisht e theksuar në pjesën muskulo-skeletore. Kjo dhimbje shoqërohet me lodhje, probleme me gjumin dhe disponomin. Mjekët thonë se gratë mund më shumë të zhvillojnë fibromialgjinë në krahasim me burrat. Shumë persona me fibromialgji kanë edhe dhimbje në kokë, ankth, sindrom i zorrës së trashë nervoze dhe depresion. Sipas Prof. Dr. Mane Grliçkov, reumatolog, nuk ka barna për fibromialgi, por disa barna mund të ndihmojnë në uljen e simptomave, siç janë ushtrimet, relaksimi dhe aktivitete për uljen e stresit.
PARAQITET 10 HERË MË SHUMË TE GRATË
Besohet se stimulimet e sheshta nervore shkaktojnë ndryshime në tru te njerëzit me fibromialgji. Këto ndryshime përfshijnë uljen abnormale të serotoninit, dopaminit dhe noradrelinit.
SIMPTOMAT: Dhimbje e shpeshtë dhe e lëvizshme, që përshkruhet si dhimbje e mërzitshme, që zgjat së paku tre muaj. Për të konsiderohet për sëmundje të përhapur më gjerë, dhimbja duhet të paraqitet në dy anët e trupit, më saktësisht nën dhe mbi belin. Lodhje– pacientet me fibromialgji shpesh herë janë të lodhur. Nuk flenë mirë për shkak të dhimbjes, dhe kanë probleme shtesë si sindromi i mpirjes së këmbëve dhe apnea e natës. Probleme kognitive – këta pacientë kanë problem që të fokusohen dhe të koncentrohen në aktivitetet e përditshme. Shumë pacientë me fibormialgji vuajnë nga depresioni, kokëdhimbje, dhimbje dhe ngërçe në pjesën e poshtme të stomakut.
FAKTORËT E RREZIKUT
10 herë më shpesh paraqitet te gratë në krahasim me burrat. Nëse ndonjë anëtar në familjen ka pasur fibromialgji ekzistojnë shanse të mëdha të keni edhe ju. Nëse keni sëmundje reumatike si artriti reumatoid ose lupus.
SI VENDOSET DIAGNOZA?
Në të kaluarën për diagnostikimin e sëmundjes u ekzaminuan 18 pika të trupit me shtypje të fortë. Sot diagnostikohet mbi bazën e dhimbjes që zgjat 3 muaj, por që nuk ekziston gjendje mjekësore që mund ta shkaktojë këtë dhimbje. Edhe pse nuk ekzistojnë teste laboratorike me të cilat do të konfirmonte sëmundja, mjeku juaj mund t’ju propozojë disa analiza me të cilat do të përjashtohen disa sëmundje: pasqyra e gjakut komplete, sedimenti i eritrociteve dhe hormone për funksionim të gjëndrës tiroide.
MJEGULLA E TRURIT
Sepse pacientet me firomialgjia kanë gjumin jo freskues dhe lodhje kronike, tek ata mund të vuajë kujtesën e afatshkurtër. Shumica e pacientëve nuk mbajnë mend detaje të parëndësishme të ditës së djeshme, për dalim të kësaj, i dinë të gjitha detaje lidhur me ngjarjet e të kaluarës. Prof. Dr. Grliçkov shpjegon se këta njerëz nëse shkojnë në treg pa ndonjë listë të përgatitur, harrojnë të blejnë 4 deri në 6 prodhime të planifikuara. Shpesh herë këto paciente kanë probleme me koncentrimin.
USHTRONI MË SHUMË
USHTRIME AEROBIKE- 30 minuta çdo ditë – Kombinim i ushtrimeve aerobike, siç është vrapimi, ecja e shpejtë, ngasja e biçikletës ose notimi, por intensiteti duhet të jetë me frekuencë të përshpejtuar të zemrës. Nëse vendoseni për të ecur, duhet të kaloni nga 90 deri në 100 hapa në minutë.
USHTIME PËR TENDOSJE- Ushtrime për tendosje të muskujve japin rezultate të mira. Fibromialgjia ka tendencë për të tendosur muskujt, prandaj çdo mëngjes pas zgjuarës tendoseni mirë.
MASAZHI I BUTË OSE I MODERUAR- Masazhi mund ta përmirësojë gjendjen, por jo ta zgjidhë problemin. Banja e nxehtë ndikon pozitivisht.