Gjithçka rreth kancerit cervikal

Sipas statistikave, çdo vit, rreth 500. 000 gra në botë janë të diagnostikuara me kancer në qafën e mitrës. Ky është një nga llojet më të shpeshta të kancerit i cili prek organet femërore. Vitet e fundit, numri i grave me këtë diagnozë është rritur ndjeshëm, shqetësues është fakti se një numër i madh i tyre, janë vajza të reja.

Sipas statistikave, çdo vit, rreth 500. 000 gra në botë janë të diagnostikuara me kancer në qafën e mitrës. Ky është një nga llojet më të shpeshta të kancerit i cili prek organet femërore. Vitet e fundit, numri i grave me këtë diagnozë është rritur ndjeshëm, shqetësues është fakti se një numër i madh i tyre, janë vajza të reja.

Çfarë është kanceri cervikal?

Ky lloj kanceri, prek pjesën e poshtme të mitrës, veçanërisht qafën e cila bashkon vaginën me mitrën.  Shfaqet atëherë kur në shtresën sipërfaqësore të qafës së mitrës, shfaqen qeliza jonormale të quajtura ‘prekursorë të kancerit’. Bëhet fjalë për struktura parakanceroze  të cilat nëse nuk diagnostikohen në fazë fillestare, mund të shndërrohen në kancer të mitrës.  Shkaku kryesor i këtij ndryshimi është HPV, i njohur si Human Papiloma Virus.  HPV është virus i cili përcillet me anë të marëdhënjes seksuale, prandaj, çdo grua, duhet të paktën një herë në vit të kryej PAP test, pasi vetëm me anë të këtij testi, mund të zbulohen ndryshimet e shfaqura në qafën e mitrës.  PAP testi,  mundëson diagnostikimin e hershëm të qelizave jonormale në qafën e mitrës, para se ato të fillojnë të ndryshojnë nëstruktura parakanceroze apo të shndërrohen në kancer në qafën e mitrës.  Në vendet e zhvilluara, ku gratë rregullisht kryejnë PAP test, numri i të sëmurëve me kancer në qafën e mitrës është ulur ndjeshëm.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Faktorët e rrezikut të cilët mund të jenë shkak për ndryshimin e qelizave në qafën e mitrës, janë si më poshtë: infeksioni HPV, mosha, marëdhënja e parë seksuale në moshë të re, marëdhënjet seksuale të pambrojtura, ndërrimi i më shumë partnerëve, kushtet jo të mira ekonomiko sociale, pirja e duhanit, higjena jo e mirë gjenitale, mungesa e vitaminave A, C, E në ushqim si dhe mungesa e acidit folik.

Cilat janë simptomat?

Kanceri në qafën e mitrës, në fillim mund të mos ketë demostrim të simtomave, por, mund edhe të shoqërohet me gjakderdhje gjatë mardhënjes seksuale, me rrjedhje jo të pastër vaginale, dhimbje gjatë urinimit, ose me ndjesi vaginale të pakëndshme. Kanceri i qafës së mitrës, mund të prek një sipërfaqe akoma më të madhe dhe të përhapet në mitër, poshtë vaginës si dhe anash në murin e legenit. Me presionin e vet, mund të bëje invazim  në fshikëzën e urinës dhe rektumit, duke shfaqur  kapsllëk, shenja gjaku në urinë, bllokim në uretër dhe hidrouretër ( ekspanzim në tubin e urinës) ose në hidronefrozë (zgjerim të  veshkave).

Si diagnostikohet?

PAP test – Gjatë kryerjes së këtij testi, merret bris (mostër) nga qafa e mitres e cila kontrollohet nga ana e patologëve dhe bëhet sortimi i qelizave normale dhe jonormale. Sot, me kryerjen e kontrolleve të rregullta të PAP testit, pritet qe vdekja e pacienteve të prekura nga kanceri i qafës së mitrës, të ulet deri në 70%. Metodë tjetër  e cila lejon vëzhgimin e drejtpërdrejtë të lesioneve (plagëve) është kolposkopja. Me ndihmën e këtij instrumenti, qafa e mitrës mund të zmadhohet nga 6 deri në 40 herë.

Shpërndaj