Infertiliteti mashkullor- fekondimi me spermë të dhuruar

Indikacioni themelor që një çift të fillojë me procesin e riprodhimin e asistuar me spermë të dhuruar është mungesa e spermatozoideve në ejakulatin, pra d.m.th në indin testikular. Në vendin tonë ekziston ligji që mundëson që gratë duke filluar nga mosha 18 vjeçare dhe të afta për kujdes prindëror që nuk janë në bashkësi martesore ose jashtë martesës, ndërsa kanë nevojë për spermatozoide të dhuruara gjatë procesit të riprodhimit të asistuar mund t’i marrin në Depaetamentin e riprodhimi të asistuar në “Acibadem Sistina”

Inferterliteti mashkullor ritet dhe paraqet një problem global, mjekësor dhe social. Në rast të mungesës së spermatozoideve në ejakulatin dhe indin testikular te partneri (azoospermia), çiftet që dëshirojnë pasardhës marrin vendim për trajtimin me për fekondim alogeneik me spermatozoide të dhuruara. Por, Dr. Mihailo Popoviq, mjek gjinekolog – akusher, thotë se në ambulancën e tij se më shpeshti vijnë edhe gra që nuk kanë partner, ndërsa dëshirojnë të bëhen nëna me spermë të dhuruar.

Si vëretohet  infertiliteti mashkullor?

Dr. Mihaillo Popoviq, mjek gjinekolog- akusher, shpjegon se për të vërtetuar infertilitetin mashkullor është e nevojshme që të kryhen të gjitha analiza që e tregojnë këtë. Spermogrami është testi i parë dhe themelor me të cilin caktohet pjellorinë e burrave përmes kontrollit të cilësisë dhe kuantitetit të ejakulatit. Për shkak të variacioneve të rezultateve rekomandohen dy analiza në afat prej 30  ditëve.  Nëse me analizën e spermogramit tregohet mungesa e spermatozoideve në ejakultatin (azoospermia) vazhdohet me ekzaminimet me qëllim që të vërtetohet shkaku. Mungesa e spermatozoideve në ejakulatin mund të jetë pasoja e mosekzistimit të spermatogjenezës, por mund të bëhet fjalë edhe për ekzistim të spermatogjenezës, por të ekzistojë ndonjë pengesë (obstrukcion). Prandaj bëhen ekzaminime shtesë që përshijnë:

  • Ekzaminim i testikujve me ultrazë dhe në mënyrë manuale
  • Ekzaminim i hormoneve
  • Ekzaminim gjenetik
  • Biopsia testikulare

Kontratë me një bankë të njohur për spermë

Spitali “Acibadem Sistina” ka lidhur kontratë dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me bankën më të madhe të licencuar për spermë CRYOS nga Danimarka, bankë me ekzistim 30 vjeçar dhe me bazë më të madhe të dhurimit të spermës në botë. CRYOS është një bankë që bën dërgesë të materialit të dhuruar në më shumë se 100 vende të botës.

Siguria në procedurën e zgjedhjes së dhuruesit

Aneta Anevska Mitrevska, embriologë, thotë se zgjedhja e dhuruesit është shumë individuale dhe komplekse. Dhuruesit më se sheshti janë anonime. Banka nuk e zbulon identitetin e dhuruesit, ai i refuzon të drejtat e tij ligjore, pacientet dhe fëmijët nuk kanë qasje deri në identitetin e tij. Në këtë grup të dhuruesve janë të përfshira profilet themelore dhe të zgjeruara. Profilet e thjeshta japin informacionе për racën, përkatësinë etnike, karakteristikat fenotipe: ngjyra e syve, flokët, peshën, grupin e gjakut,

Profilet e zgjeruara janë të regjistruara nën emra fiktive dhe përveç informacioneve themelore dhe karakteristikat fenotipe, përmbajnë informacione personale për origjinën familjare dhe shëndetin e tyre, arsimin, interesat, hobi, fotografi nga fëmijëria, dorëshkrimi, audio e zërit dhe profili i IQ. Dhuruesit që janë kandidate  për t’i plotësuar kushtet e CRYOS kalojnë përmes procedurave për vlerësimin e gjendjes shëndetësorë, siç është gjendja fizike, psikike, skriningu e ekzaminimeve gjenetike, si dhe teste për sëmundje seksualisht transmetuese. Kandidatët për dhurim plotësojnë një pyetësor gjithëpërfshirës mjekësor  dhe marrin pjesë në intervistë  me pyetje të parashtruara të drejtuara ndaj refuzimit të kandidateve me sjellje të rrezikshme dhe simptoma për ndonjë sëmundje. Kandidatet me histori familjare të sëmundjeve serioze trashëguese mentale dhe fizike përjashtohen dhe nuk kanë të drejtën për të dhuruar spermë.

Qendra për infertilitet mashkullor

Qendra për infertilitet mashkullor në “Acibadem Sistina” disponon me një ekip të lartë dhe me pajisje më bashkëkohore për diagnozë të infertilitetit  mashkullor, si dhe për të gjitha trajtime medikamentoze dhe kirurgjike gjatë trajtimit të infertilitetit.

Shpërndaj