Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Insolacioni dhe goditja e nxehtë

Nxehtësia e verës dhe temperaturat tropikale mund të shkaktojnë simptoma të rënda tek personat krejtësisht të shëndetshëm. Insolacioni dhe goditja e nxehtë janë armiqtë kryesorë të stinës së verës. Gjatë pushimeve 10-15 ditore , ndërkohë që mundohemi të shijojmë sa më tepër nga mrekullia e detit, liqenit apo lumit, ne nuk e dimë se sa është në gjendje trupi ynë ta pranojë të gjithë këtë dhe çfarë duhet të bëjmë nëse e teprojmë me ekspozimin e tepërt në diell? – përgjigje për këtë morëm nga Dr. Tatjana Çepreganova – Çangovska, specialiste në neurologji në Spitalin klinik "Acibadem Sistina".

Nxehtësia e verës dhe temperaturat tropikale mund të shkaktojnë simptoma të rënda tek personat krejtësisht të shëndetshëm. Insolacioni dhe goditja e nxehtë janë armiqtë kryesorë të stinës së verës. Gjatë pushimeve 10-15 ditore , ndërkohë që mundohemi të shijojmë sa më tepër nga mrekullia e detit, liqenit apo lumit, ne nuk e dimë se sa është në gjendje trupi ynë ta pranojë të gjithë këtë dhe çfarë duhet të bëjmë nëse e teprojmë me ekspozimin e tepërt në diell? – përgjigje për këtë morëm nga Dr. Tatjana Çepreganova – Çangovska, specialiste në neurologji në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Çfarë është insolacioni?

Ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit shkakton insolacion, veçanërisht nëse qafa është e ekspozuar në temperaturë të lartë dhe nën ndikimin e nxehtësisë diellore. Trupi ynë ftohet nëpërmjet sistemit kardiovaskular dhe nëpërmjet djersitjes. Gjatë ditëve më të nxehta nëpër lëkurë kalon një sasi më e madhe e gjakut, e cila e ftoh trupin dhe kështu i mbron organet tuaja më të rëndësishme, veçanërisht trurin. Gjatë ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve të diellit, temperatura e kokës rritet, trupi përpiqet ta ftoh trurin duke e furnizuar me gjak të ftohtë, kështu shkaktohet zgjerimi i enëve të gjakut në tru, dhe rritja e volumit të tij. Kjo ndikon në shfaqjen e simtomit të ngjashëm me atë të tronditjes në tru, ptrandaj nuk duhet ta lini aspak mbas dore.  Rastet më serioze të insolacionit mund të rezultojnë me humbje të vetëdijes ose me gjendje kome.

Simptomat

  • Dhimbje të forta koke
  • Tharje të lëkurës
  • Rritje të temperaturës së trupit
  • Marramendje, shqetësim, probleme me shikimin, humbje të vetëdijes
  • Tingëllimë të veshëve, rritje të pulsit, frymëmarrje të shpejtë
  • Është e mundur të keni rritje të djersitjes, gjatë së ciles humbet një sasi e madhe e lëngjeve dhe mineraleve, veçanërisht të kaliumit i cili është i rëndësishëm në të gjitha proceset biokimike në trup, mbi të gjitha në tru.

Si duhet të veproni?

Personat me simptoma të tilla duhet menjëherë të dërgohen dhe të rehatohen  në një ambient të freskët dhe të errët. Ftohja me ujë gradualisht me kompreso të ftohta me akull në qafë dhe në kokë derisa temperatura të kthehet në normalitet. Temperatura e trupit duhet të kontrollohet vazhdimisht. Duhet të pini lëngje të ftohta, por jo kafe dhe alkool. Në rastet e rënda me humbje të vetëdijes, përgjumësi apo konfuzion, duhet të kontaktoni mjekun.

Çfarë është goditja e nxehtë?

Goditja e nxehtë ka shumë simptoma si insolacioni por për këtë nuk është i nevojshëm ekspozimi  ndaj diellit.  Goditje të nxehtë mund të marrin punonjësit të cilët punojnë në furrë ose në industri në të cilat punojnë pranë furrave me temperatura të larta, shoferët e pakujdesshëm të cilët ngasin veturën e tyre tepër të nxehtë të parkuar  drejtpërdrejtë  me rrezet e diellit, kampues të cilët flenë në çadër të pajisur jo siç duhet, ose marinarët të cilët janë pranë motorit të nxehur të anijes.  Kjo ndodh si rezultat i rritjes së tepërt dhe të papritur të temperaturës së trupit dhe paaftësisë së trupit për ta mbajtur temperaturën në kufij normal. Zakonisht ajo shfaqet kur ka rritje të lagështisë në ajër që e vështirëson procesin e djerësitjes dhe për këtë arsy temperatura e trupit rritet dhe arrin deri në 40 gradë. Kjo temperaturë e lartë shkakton mosfunksionimin e sistemit nervor qëndror, gjendje deliriumi (jermi), ose gjendje kome. Nëse kjo gjendje vazhdon, mund të shkaktojë dëmtime të përhershme dhe çrregullime neurologjike.

Goditja e nxehtë ndodh papritmas dhe pa paralajmërim – me kolaps të papritur dhe me rënie të presionit të gjakut. Ky është një çrregullim i rëndë që ndodh për shkak të ndryshimit të termo-rregullimit të organizmit, dhe në rastet më të rënda mund të shkaktojë gjendje kome ose vdekje, prandaj është i nevojshëm intervenimi i mjekut.  Për të parandaluar  goditjen e nxehtë, duhet ta mbroni mirë kokën, duhet të mbani kapele, garderoba duhet të përshtatet me kushtet klimatike, është e  rëndësishme që garderroba juaj të jetë e përbërë nga materialë natyral dhe me ngjyra të çelëta. Gjithashtu, duhet të pini më tepër lëngje dhe ujë, ushqimi duhet të jetë i balancuar dhe i lehtë, i pasur me vitamina dhe minerale. Ambientet në të cilat punoni apo jetoni duhet të jenë të freskëta në krahasim me temperaturën e jashtme, por, jo tepër të ftohta.

 

Shpërndaj