Simptomat e karcinomës së mëlçisë më së shpeshti paraqitet në fazën e mëvonshme, pas mjekimit të hepatitit B, hepatitit C ose cirrozës. Si rezultat i kësaj, njerëzit bartës së virusit hepatit duhet të bëjnë kontrolle të rregullta.
Çfarë paraqet?
Te ne, hepatiti B dhe hepatiti C paraqesin problem të shpeshtë shëndetësor. Nëse personi vuan nga virusi hepatit, ekziston rrezik i lartë për zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Për këtë shkak, personat që me hepatit kanë sëmundje kronike të mëlçisë, me kujdes dhe rregullisht duhet ta ndjekin gjendjen shëndetësore.
Cilat janë simptomat?
Kanceri i mëlçisë nuk tregon simptoma kur është në fazën e hershme dhe prandaj quhet tumor i heshtur. Më vonë, mund të paraqitet dhimbje në pjesën e djathtë të stomakut, ndërsa në fazën e avancuar paraqitet dhimbje e madhe abdominale, humbja e peshës dhe të ënjturit në abdomen.
Si diagnostifikohet?
Diagnoza e kancerit të mëlçisë bëhet përmes regjistrimeve radiologjike. Kanceri mund të zbulohet përmes ultrasonografisë, tomografisë kompjuteristike dhe rezonancës magnetike. Po ashtu, në diagnozën e kancerit të mëlçisë, përmes gjakut, kontrollohet edhe tumor-markeri alfafetoproteina (AFP).
Si mjekohet?
Mënjanimi i tërësishëm i karcinomës së mëlçisë bëhet me intervenim kirurgjik. Te pacientët të cilët kanë funksion normal të mëlçisë dhe karcinoma mund të mënjanohet, rekomandohet operacioni. Por, operacioni, po ashtu, mund të bëhet nëse pacienti ka nevojë për transplantim të mëlçisë. Kjo metodë rekomandohet për pacientët të cilët kanë cirrozë. Te pacientët te të cilët nuk mund të bëhet intervenim kirurgjik, aplikohen metodat tjera invazive. Mes të cilave është metoda e hemoemobilizimit. Gjatë kësaj metode, futet ilaçi në arterien hepatale. Në këtë mënyrë kufizohet rritja e kancerit. Metodat tjera alternative janë: injektimi i alkoolit, ablacioni radiofrekuent dhe krioterapia. Gjatë këtyre metodave, masa kancerogjene shkatërrohet me ngorhje, ftohje ose ndikim kimik. Shpesh hemoterapia përdoret te llojet tjera të kancerit, por te ky tip i karcinomit nuk është terapi mjaft efikase.
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Pas trajtimit, kanceri përsëri mund të paraqitet ose të zhvillohet hepatiti ose cirroza. Mu për këtë shkak, gjendja te pacienti duhet të vëzhgohet me kujdes. Indi i mëlçisë vëzhgohet me tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike. Nëse paraqitet masë e re kancerogjene, planifikohet operacion i ri ose mjekim lokal. Pacientët te të cilët është bërë transplantimi i mëlçisë me kujdes duhet të vëzhgohen për shkak të paraqitjes së serishme të sëmundjes.