Keni marramendje? Kontolloni gjendjen e veshit të brendshëm

Ndjeni sikur gjithçka rreth jush rrotullohet? Personat të cilët kanë marramendje, përshkruajnë  se gjatë këtij momenti  gjithçka përreth tyre rrotullohet apo përmbyset.

Përse kam marramendje?

Një nga shkaqet më të shpeshta të maramendjes është problemi me veshin e brendshëm. Shkaqe të tjera të marramendjes mund të jenë:

Ndjeni sikur gjithçka rreth jush rrotullohet? Personat të cilët kanë marramendje, përshkruajnë  se gjatë këtij momenti  gjithçka përreth tyre rrotullohet apo përmbyset.

Përse kam marramendje?

Një nga shkaqet më të shpeshta të maramendjes është problemi me veshin e brendshëm. Shkaqe të tjera të marramendjes mund të jenë:

–          Depozitimi  i kristaleve të vogla të karbonatit të kalciumit në kanalin e veshit të brendshëm. Nuk dihet shkaku i saktë i shfaqjes së kësaj gjendjeje, shpesh lidhet edhe me moshën.

–          Sëmundja meniere. Çrregullim i shkaktuar nga rritja e lëngshme e veshit të brendshëm, e cila kryen presion në vesh. Simptomat janë marramendje. Simptomat janë marramendje dhe tingëllimë në vesh dhe humbje të dëgjimit.

–          Neurit vestibular. Pezmatimi i veshit të brendshëm zakonisht shkaktohet nga infeksioni. Infeksioni shkakton inflamacion të veshit të brendshëm dhe ndikon tek mbaresat nervore,  të cilët dërgojnë sinjale në tru, dhe janë përgjegjës për ruajtjen e ekuilibrit të trupit.

Shfaqja e marramendjes mund të shkaktohet nga:

–          Lëndimi i kokës dhe qafës

–          Sulmi në tru apo tumori në tru

–          Ilaçe të cilat shkaktojnë çrregullim të funksionit të veshit

–          Dhimbjet migrenoze të kokës

Simptomat e marramendjes

Simptomat kryesore të marramendjes janë rrotullimet,  zhvendosja apo lëkundja e trupit. Pacientët shprehen se në ato momente në forcë e caktuar e trupit tërhiqet nga njëra anë.  Simptoma të tjera përfshijnë: të përziera, dridhje të syrit (nistagmus), dhimbje koke, tingëllimë të veshëve apo humbje të dëgjimit.

Si trajtohet?

Në shumicën e rasteve, marramendja kalon pa asnjë trajtim. Kjo ndodh për shkak të aftësisë së trurit që të adaptohet ndaj ndryshimeve të veshit të brendshëm,  dhe ndërmjet mekanizmave të tjera arrin të ruaj ekuilibrin e trupit. Në raste të tjera, në qoftë se ju ndodh shpesh të keni marramendje, trajtohet arsyeja që ka shkaktuar shfaqjen e saj.  

Shpërndaj