Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Keni marrë të ftohtë apo keni alergji?

Vogëlushi juaj ka disa ditë me kollë, temperaturë dhe ethe. Pas disa ditësh simptomat qetësohen, por për fat të keq, disa ditë më vonë, situata përsëritet. Kjo gjendje zgjat me ditë, ndërkohë që ju nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë... nëse kjo ka të bëjë me të ftohtët, alergjinë apo me astmën? Fëmija është sëmurë ndërkohë që prindërit janë të shqetësuar.  Ja se çfarë këshillon Dr. Tanja Jovanova, pediatër pulmoalergologe.

Vogëlushi juaj ka disa ditë me kollë, temperaturë dhe ethe. Pas disa ditësh simptomat qetësohen, por për fat të keq, disa ditë më vonë, situata përsëritet. Kjo gjendje zgjat me ditë, ndërkohë që ju nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë… nëse kjo ka të bëjë me të ftohtët, alergjinë apo me astmën? Fëmija është sëmurë ndërkohë që prindërit janë të shqetësuar.  Ja se çfarë këshillon Dr. Tanja Jovanova, pediatër pulmoalergologe.

 Ethet

Në rast se bëhet fjalë për alergji , atëherë fëmija juaj  mund të ketë simptomat e mëposhtme: tështitje, sy të përlotur, kruarje të syve dhe të hundës, si dhe dhimbje fyti. Nëse këto simptoma bëhen më intenzive kur fëmiuja është jashtë dhe ndodhet pranë poleneve, mund të bëhet fjalë për alergji ndaj polenit. Zakonisht, ftohja shfaqet gradualisht, do keni rrjedhje të hundës, do t’ju shfaqet kruarje e syve dhe ethe të lehta.

Sa zgjasin simptomat?

Të ftohtit ka tendencë të zgjasë rreth dy javë, ndërkohë që alergjia zgjat shumë më tepër.  Alergjia nazale ( e hundës) mund të zgjasë gjatë gjithë vitit, veçanërisht është aktive gjatë muajve të shfaqjes së polenit.  Fëmija juaj mund të ketë kollë dhe tështitje edhe në ambiente të mbyllura. Nëse është alergjik ndaj pluhurit  apo ndaj kafshëve shtëpiake të cilët janë shkaktarë të alergjisë, këto simptoma fëmija mnd ti ketë gjatë gjithë vitit.

Lidhja me stinët e vitit

Në pranverë, atëherë kur çelin pemët dhe lulet, poleni është kudo rreth nesh. Nëse fëmija juaj teshtin vazhdimisht,  merr frymë me vështirësi dhe i rrjedhin hundët, me siguri, shkaktar për këtë është poleni.  Edhe gjatë verës, reaksioni alergjik mund të shkaktohet nga poleni, bari, myku dhe pickimet nga insektet. Muajt e verës gjithashtu lidhen me alergjinë e polenit dhe ushqimit. Kjo ndodh atëherë kur  gjatë konsumimit të frutave dhe perimeve përmes gojës futet dhe poleni.  Simptomat mund të shfaqen në periudha të ndryshme të ditës.  Nëse fëmija nuk dëshiron të hajë,  zgjohet nga gjumi me hundë të bllokuara, teshtinë, kollet, shkak për këtë mund të jetë alergjia ndaj pluhurit në shtëpi dhe qimeve të kafshëve shtëpiake.  Nëse fëmija juaj është i bllokuar gjatë stinës së dimrit, ka sekrecione në hundë, i lotojnë sytë dhe ka kruarje të tyre, në këtë rast është e mundur që të kemi të bëjmë me të ftohtë. Konsultohuni me pediatrin tuaj ose me mjekun alergolog.

Astma dhe mosha e fëmijës

Sipas studimeve mjekësore, astma zakonisht shfaqet rreth moshës 6 vjeçare, ndërsa alergjitë shfaqen në çdo moshë dhe në çdo periudhë të jetës.  Jemi dëshmitarë dhe të vetëdishëm që fëmijët e porsalindur janë alergjikë ndaj disa llojeve të caktuara të ushqimeve. Alergjitë në natyrë mund të shfaqen rreth moshës 4-6 vjeçare, ndërsa alergjitë në ambiente të mbyllura mund të shfaqen edhe nën moshën 4 vjeçare.  Në rast se simptomat përkeqësohen, apo në rast se fëmija juaj ka ekzemë (inflamacion të lëkurës), është koha që të bëni test për alergji.  Nëse alergjia apo ekzema është shaqur tek fëmijët më të vegjël se 6 vjeç, ka të ngjarë që tek ky fëmijë gjatë jetës të shfaqet astmë.

Bllokim i hundës

Nëse vogëlushi juaj ka vazhdimisht rrjedhje të hundës, nëse sekrecioni është transparent dhe i hollë, bëhet fjalë për alergji.  Ndërkohë që sekrecionet e trasha dhe me ngjyrë jeshile, zakonisht lidhen me infeksione ose viruse.  Bllokimi i hundës mund të  zgjidhet me anë të inhalimit ose me ilaçe.

Historia familjare

Në rast se ndponjëri nga prindërit ka alergji, ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë edhe tek fëmija. Mundësia rritet dyfish në rast se të dy prindërit janë alergjikë.  Po e njejta gjë vlen edhe përsa i përket astmës. Sëmundja do të shfaqet tek 25 – 30% e fëmijëve.  Një numër i madh i personave të cilët vuajnë nga astma, vuajnë gjithashtu edhe nga alergjia.  Doktorët këtë fenomen e quajnë ‘astmë alergjike’, shkaktarë për këtë mund të jenë poleni, lëkura e kafshëve, myku.  

A mund të jetë astmë?

Kjo pyetje është prioritet për personatë të cilët kanë alergji.  Nëse astma nuk trajtohet mund të jetë e rrezikshme për jetën.  Simptomat e astmës manifestohen me vështirësi në frymëmarrje, kollitje gjatë natës, gjatë vrapimeve  apo kur fëmija qesh,  gjithashtu manifestohet me një lloj  fishkëllime në gjoks, me frymëmarrje të shkurtra dhe të shpeshta , me lodhje gjatë aktiviteteve fizike dhe shpesh edhe me ftohje.

Edhe pse astma zgjat gjatë gjithë vitit, kulmin e manifestimit e arrin në fillim të vjeshtës dhe gjatë dimrit. Ndryshe nga alergjitë, viruset  dhe stresi  gjithashtu mund të jenë shkak për shfaqjen e astmës. Edhe personat të cilët kanë astmë dhe alergji, gjithashtu mund të marrin të ftohtë. Kontaktoni me pediatrin tuaj në rast se ndonjë nga këto simptoma shaqen  tek fëmija juaj.  Sëbashku me doktorin tuaj,  ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj që të ndihet më mirë.  

Shpërndaj