Këshilla për ta përballuar stresin gjatë epidemisë nga koronavirusi

Është normale të ndiheni të trishtuar, të stresuar, të hutuar, të frikësuar ose të zemëruar gjatë një krize.

Kontaktoni me miqtë dhe familjen tuaj – biseda me njerëzit të cilëve u besoni mund të ndihmojnë.

Nëse duhet të qëndroni në shtëpi, kujdeseni për një jetë të shëndetshme – kujdeseni për ushqimin e duhur, gjumin ushtrimet dhe kontaktet sociale me të dashurit në shtëpi ose përmes postës elektronike dhe telefonit me të afërmit  dhe miqtë e tjerë.

Mos përdorni duhan, alkool ose drogë për t’u marrë me emocionet. Nëse mendoni se emocionet tuaja janë tepër të forta, bisedoni me një mjek ose psikoterapeutin tuaj. Bëni një plan kujt t’i drejtoheni dhe si do të kërkoni ndihmë për problemet me shëndetin tuaj fizik dhe mendor, nëse është e nevojshme.

Zbuloni faktet. Mblidhni informacionet që do t’ju ndihmojnë në përcaktimin e saktë të rrezikut me të cilin përballeni, në mënyrë që të merrni masa të arsyeshme paraprake. Gjeni një burim të besueshëm për të informuar është një ueb faqja e OBSH-së ose ndonjë institucion shëndetësor ku jepen informacione të sakta.

Uleni shqetësimet dhe ankthin tuaj në mënyrë që ju dhe familja juaj të keni më pak kohë për të shikuar ose për të dëgjuar përmbajtje mediatike për të cilat mendoni se janë shqetësuese.

Përdorni aftësitë që i keni përdorur në të kaluarën të cilat u treguan efikase në përballimin e situatave të vështira të jetës zbatoni të njëjtat  për përballimin me emocionet gjatë periudhës së momenteve të vështira që sjell epidemia.

Shpërndaj