Mënyra më e mirë për ta luftuar melanomën është që ti njihni simptomat

Si me të gjitha llojet e tjera të kancerit, edhe në rastin e melanomës, zbulimi në kohë i sëmundjes rrit mundësitë për shërimin dhe trajtimin e duhur të sëmundjes.  Në shumicën e rasteve, kanceri i lëkurës shërohet në rast se zbulohet apo diagnostikohet në kohë. Prandaj, zgjidhja më e mirë është që të bëni vetëkontrolle të rregullta dhe të plota të trupit tuaj. Kontrolloni të gjitha nishanet në trupin tuaj për të vërejtur ndonjë ndryshim të mundshëm të tyre.  Melanoma është lloji më i rëndë i kancerit të lëkurës.  Zakonisht shfaqet nga qelizat të cilat prodhojnë melaninën – pigmenti i cili i jep ngjyrën lëkurës tuaj. Megjithatë, melanoma mund të shfaqet edhe në sy, dhe shumë rrallë ndodh që të përhapet edhe në organet e tjera të brendshme.

Faktorët e rrezikut për shfaqjen e melanomës

Këto janë një disa faktorë që rrisin rrezikun e shfaqjes së melanomës:

  • Ekspozimi ndaj rrezeve UV
  • Numri i shumtë i nishanëve
  • Personat biondë, me lëkurë tepër e bardhë,me sy blu apo jeshilë
  • Historia familjare e kancerit
  • Nëse më parë keni pasur melanomë
  • Sistemi i dobët imunitar
  • Mosha e thyer

Njihuni me lëkurën tuaj

Shumica e rasteve të shfaqjes së melanomës është me ngjyrë kafe apo të zezë, por mund të shfaqet edhe me ngjyrën e lëkurës, ngjyrë rozë, të kuqe apo vjollcë (ngjyrë e purpurt). Tek meshkujt zakonisht shfaqet në pjesën e trupit, ndërsa tek gratë në pjesën e duarve dhe të këmbëve. Doktorët rekomandojnë që të kryeni çdo muaj  vetëkontrolle të rregullta të lëkurës, veçanërisht nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim të mundshëm.  Nëse bëni pjesë në grupin e personave me rrezik të zhvillimit të melanomës, bisedoni me doktorin tuaj dermatolog.

Përdorimi i kremërave  për mbrojtje ndaj rrezeve të diellit,  ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së melanomës.  E rëndësishme është që të mësoni si përdoret apo aplikohet. Lexoni  në ambalazhin e tyre sa kohë zgjat ndikimi pas aplikimit në mënyrë që të dini se kur duhet ta aplikoni atë përsëri në lëkurën tuaj.

Melanoma metastatike ( kanceri në një pjesë tjetër të trupit i cili rrjedh nga kanceri i lëkurës) mund të vihet nën kontroll me anë të arritjeve të fundit terapeutike. Me ndihmën e terapive bashkëkohore, pacientët të cilët i kanë zbuluar në kohë simptomat, arrijnë ta kenë nën kontroll sëmundjen, arrijnë ti kontrollojnë simptomat dhe forcojnë sistemin imunitar në mënyrë që të mos shfaqen qeliza të reja të kancerit. 

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura