A ju kujtohet kur gjyshërit tuaj ankoheshin nga dhimbja e kokës, dhimbja e kockave dhe e kyçeve për shkak të ndërrimit të motit? Sot, pothuajse të gjithë reagojmë ndaj kushteve të këqija të motit. Ne jemi dëshmitarë të ndryshimit të menjëhershëm të motit kur temperaturat gjatë ditës ndyshojnë nga 15- 20 gradë celcius. Pranvera dhe vjeshta zgjasin vetë disa ditë ose më mire të themi se këto dy stinë të vitit mungojnë, nga stina e dimrit hymë në stinën e verës dhe anasjelltas.
Edhe pse personat e moshës së mesme janë më të rrezikuar, veçançrisht gratë, ndryshimi I shpejtë I klimës ndikon tek të gjitha kategoritë, nga më I riu tek më I vjetëri. Madje gjysma e popullsisë në Evropën Qëndrore është e prekur nga ndikimi I kushteve të motit. Ekspertët paralajmërojnë se ndjeshmëria e ndryshimeve klimatike mund të bëhet sëmundja më e zakonshme e shoqërisë moderne.
Si ndikon moti në shëndetin tonë?
Valët elektromagnetike që janë të krijuara në atmosferë, ndikojnë në organizmin tonë sa herë që kemi ndryshim të motit. Ndryshimet e menjëherëshme dhe të papritura të temperaturës, tensioni dhe lagështia e ajrit e ngarkojnë organizmin. Por pavarësisht valëve elektromagnetike, ndryshimeve klimatike, si dhe pamundësia e organizmit të njeriut për tu përshtatur me këto ndryshime është një nga shkaqet më të rëndësishme për shfaqjen e një numri në rritje të parashikimit të motit.
Shkencëtarët mendojnë se jetesa boshkëkohore,e cila në pjesën më të madhe të ditës bëhet në ambiente të mbyllura zvogëlon aftësinë e organizmit për tu përshtatur natyrshëm në ndryshimet e kushteve të motit. Nëse kalojmë pak kohë në natyrë apo ambiente të hapura, vërejmë dhe ndjejmë se organizmi ynë I përshtatet më me vështirësi ndryshimeve.
Si të dalloni meteoropatinë ?
Ka dy grupe meteoropati:
- Në grupin e pare përfshihen personat të cilët nuk kanë probleme shëndetësore, por ndjejnë dobësi dhe dhimbje ndaj ndryshimit të motit në pjesë të caktuara të trupit.
- Grupi I dytë përfshin persona të cilët tashmë kanë një sëmundje kronike si tension të lartë të gjakut, problem me zemrën, diabetin, persona me problem në muskuj dhe kocka. Kur ndryshon moti , shqetësimet te këta persona bëhen akoma më të rënda.
Simptomat më të zakonshme që I ndjejnë parashikuesit e motit, janë dhimbja e kokës, nervozizmi / depresioni, dhimbje e pakëndshme e kockave dhe kyçeve. Disa prej tyre, me anë të shenjave reaguese të trupit parashikojnë ndryshimin e motit.
Simptomat Meteoropatite mund të ndahen në tre grupe:
Psikologjike : lodhje, ndryshim I menjëhershëm I humorit, humbje e përqëndrimit, përgjumje, nervozizëm, plogështi dhe shkatërrim të gjumit.
Fizike: dhimbje koke, migrenë, të përziera, marramendje, dobësi, dhimbje reumatike, dhimbje në ato pjesë të trupit ku më parë kanë qenë të lënduara.
Përkeqësim në problemet me zemrën: funksionim I shpejtë I zemrës, rrahje të shpeshta të zemrës apo tension të lartë të gjakut.
Disa këshilla për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimatike:
- Të gjithë të sëmurët kronik duhet të ndjekin prognozën e përditshme biometerologjike dhe të marrin rregullisht terapinë e lëshuar. Nëse kanë përkeqësim të gjendjes shëndetësore, duhet menjëherë të kontaktoni doktorin.
- Kaloni më shumë kohë jashtë. Çdo ditë të lirë, përdoreni për të shëtitur jshtë shtëpisë ose ambienteve të punës, në ajër të pastër, pavarësisht kushteve të motit.
- Të paktën gjysëm ore ushtrime në ditë.
- Meteoropatite nuk duhet të teprojnë me përdorimin e ilaçeve për lehtësimin e shqetësimeve. Ajo çfarë duhet të bëni është të përdrni çaj kamomili, nenexhik ose çaj limoni.
- Ushqehuni shëndetshëm. Në çdo vakt të ditës të mbizotërojnë frutat dhe perimet. Një mënyrë tjetër për të reduktuar efektet e ndryshimit të motit është të konsumoni sa më shumë ujë dhe të bëni gjumë të mjaftueshëm.
- Dhe së fundi: mos lejoni që pamja e “qiellit gri” të ju prishë humorin sepse nesër vjen një ditë e re, kur dielli do t’jua ngrohë shpirtin.
Çfarë është biometerologjia?
Kohët e fundit është zhvilluar një degë e re e meteorologjisë – biometeorologjike e cila hulumton ndikimin e kushteve të motit mbi njerëzit, kafshët dhe bimët. Prognoza biometeorologjike përshkruan kushtet meteorologjike dhe njofton mbi ndryshimet të cilat janë të pafavorshme për parashikimin e motit.
Qëllimi I bioprognozës është që të paralajmërojë no kohë personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kushteve të këqija të motit që të mund t’I parandalojnë në kohë problemet shëndetësore.