Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Si ta zbuloni në kohë osteoporozën?

Osteoporoza është një sëmundje e cila redukton dendësinë e kockave dhe cilësinë e indeve të kockave. Skeleti I pacientit me osteoporozë bëhet I ndjeshëm ndaj frakturave që mund të ndodhin, gjatë traumave më të vogla apo nga ngarkesa e madhe në kocka. Zakonisht ndodhin thyerje të rruazave të shtyllës kurrizore, femurit apo kyçit të dorës. Për këtë arsye osteoporoza është quajtur ‘ vrasës I heshtur’  i indeve të kockave.

Osteoporoza është një sëmundje e cila redukton dendësinë e kockave dhe cilësinë e indeve të kockave. Skeleti I pacientit me osteoporozë bëhet I ndjeshëm ndaj frakturave që mund të ndodhin, gjatë traumave më të vogla apo nga ngarkesa e madhe në kocka. Zakonisht ndodhin thyerje të rruazave të shtyllës kurrizore, femurit apo kyçit të dorës. Për këtë arsye osteoporoza është quajtur ‘ vrasës I heshtur’  i indeve të kockave.

Cilët janë faktorët e rrezikut të cilët shkaktojnë osteoporozën?

Janë shumë, por ne do të përmendim vetëm ato më të zakonshmet:

–          Kur në rrethin më të ngushtë familjar keni persona të cilët janë të sëmurë me osteoporozë, ose histori familjare përsa I përket frakturave të shpeshta  gjatë traumave të vogla (faktor I trashëguar).

–          Historia e mëparshme e thyerjeve të kockave të pacientëve të rritur

–          Të qëndruarit shtrirë gjatë për shkak të ndonjë sëmundje tjetër

–          Ulja e aktivitet fizik

–          Pasha e ulët trupore apo konstrukti I kockave (kocka të holla dhe të dobëta)

–          Humbja e gjatësisë ( ndjenja e tkurrjes apo e përthyerjes së trupit)

–          Mungesa e ciklit menstrual për më gjatë se një vit (gratë në menopauz apo ato të cilat I kanë mënjanuar vezoret me anë të operaciont)

–          Ushqimi me përmbajtje të ulët të kalciumit dhe vitamins D3

–          Konsumi I alkoolit ( më shumë se 3dl në ditë)

–          Pirja e duhanit

–          Përdorimi I ndonjë ilaçi për një kohë të gjatë si: kortikosteroidet, kimioterapi, antiepileptikë)

–          Sëmundje kronike për tretjen e ushqimit, çrregullime hormonale, sëmundje të veshkave, astma, pacientë me transplatim të organeve, etj).

Sa e shpeshtë është osteoporoza?

Në botë 1 në 3 gra dhe 1në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjeçare të cilët kanë pasur fraktura është zbuluar se vuajnë nga osteoporoza. Edhe pse zakonisht osteoporoza shfaqet mbi moshën 60 vjeçare, ajo mund të shfaqet edhe tek personat më të rinj, veçanërisht nëse ata kanë më shumë faktorë rreziku se ato të cilat I kemi përmendur.

Si mund ta di nëse vuaj nga osteoporoza?

Osteoporoza është e fshehtë dhe shpesh nuk jep asnjë shqetësim në fazat e saj të para. Në fazat e avancuara të kësaj sëmundje mund të vërehet zvogëlim I trupit apo përthyerje e shtyllës korrizore duke anuar nga ana e përparme e trupit. Pavarësisht rezultateve për diagnozë të hershme, osteoporoza zbulohet madje pas thyerjes së parë.  Pikërisht për këtë arsye , është e rëndësishme të shkoni te mjeku, nëse jeni të prekur të paktën nga tre faktorët e rrezikut të përmendura, veçanërisht nëse jeni mbi moshën 50 vjeçare. Mjeku juaj do t’ju bëjë një histori të detajuar mjekësore dhe më pas të vendosë nëse do të vazhdojë me procedurat për diagnostikimin e pranisë së osteoporozës. Zakonisht, hapi I pare është kryerja e proves së dendësisë së kockave (BMD -bone mineral density) një procedurë që përfshin fotografimin e DEXA scan  (Dual Energy X-ray Absortimetry). Ky rregjistrim I sofistikuar I skeletit me rrezatim shumë të ulët, mundëson zbulimin e humbjes më të vogël të indeve të kockave. Diagnoza mund të gjendet edhe me anë të ultratingujve (pa rrezatim) por saktësia e rregjistrimit nuk është shumë e lartë, dhe zakonisht kjo përdoret si metodë e shpejtë, imazhe orientimi (screening) për një popullsi më të madhe nga e cila më pas do të ndahen personat tek të cilët ekziston probabilitet I lartë  për ata persona të cilët vuajnë nga osteoporoza. Në paketën e investigimeve të mjekut, mund t’ju rekomandojë analizë laboratorike të gjakut të cilat lidhen me osteoporozën (vlerësimi I metabolizmit të kalciumit, fosforit, hormoneve parateroide, etj).

Si mund të parandalohet osteoporoza?

Faktori I trashëgimisë luan rol të madh në rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundje, dhe në këtë rast nuk mund të veprohet. Por , nga ana tjetër mund të veprojmë në ndryshimin e stilit të jetesës, për ti ruajtur kockat të shëndetshme dhe të forta. Mënyra më e mirë për të parandaluar osteoporozën është aktiviteti I rregullt fizik, dhe marrja e ushqimit të duhur madje edhe në moshë më të re, dhe të vazhdoni t’I kryeni këto veprime edhe në moshë më të rritur.

A mjekohet osteoporoza?

Ka mënyra efikase të mjekimit të cilat veprojnë relativisht shpejtë dhe efektivisht (brenda një viti). Është e rëndësishme që mënyra e mjekimit të jetë e përshtatshme për çdo pacient individualisht, në lidhje me stilin e jetesës së çdo pacienti dhe problemet ekzistuese mjekësore. Për terapinë e osteoporozës zakonisht jepen biofosfonate, ilaçe të cilat bllokojnë punën e qelizave të cilat I dëmtojnë kockat.

Shpërndaj