Ndihma e parë ndaj kafshimeve të mushkonjave

Edhe ju do të pajtoheni me faktin se mushkonjat janë një e keqe e pashmangshme gjatë netëve të verës.  Problem është zgjimi në mëngjes  kur numëroni kafshimet e mushkonjave dhe filloni ti kruani ato.  Shenja e kuqe që shfaqet nga kafshimi i mushkonjave është në fakt një reaksion alergjik i lehtë. Lexoni disa këshilla të shpejta dje të thjeshta për ndihmën e shpejtë ndaj kafshimeve të mushkonjave:

Borziloku

Borziloku është një nga ilaçet natyrale për reduktimin e skuqjes dhe ndjesisë së kruarjes. Veçanërisht ndikon tek fëmijët dhe prandaj është zgjedhja e parëqë nënat rekomandojnë për trajtimin ndaj pickimit të mushkonjave.

Çaji jeshil

Gjëja e parë që mund të përdorni është kremi antihistamin. Nëse nuk keni, atëherë lejoni që natyra të kujdeset për problemin tuaj.  Vendosni në ujë një qese çaji jeshil dhe më pas vendoseni atë në vendin e pickimit, gjithashtu mund të ndihmojë edhe larja me produkte tërshëre.

Mjalti

Mjalti ka ndikim antibakterial, teorikisht ndihmon  për parandalimin e infeksionit të mundshëm në vendin e pickimit.

Shirit ngjitës

Në vendin e kafshimit vendosni shirit ngjitës ose fashë. Në këtë mënyrë do të parandaloni kruarjen e cila mund ta irritojë lëkurën dhe të shkaktoj më tej infeksion.

Aloe vera

Aloe vera ka veprim të fuqishëm anti inflamator dhe ndihmon për të reduktuar kruarjen dhe skuqjen. Efekt akoma më të mirë ka nëse xheli aloe vera vendoset më parë në frigorifer.

Alkooli

Nëse për momentin nuk keni asnjë nga emrat e lartpërmendur, atëherë  besoni në efektin e alkoolit. Fërkoni me alkool vendet në të cilat ju kanë pickuar mushkonjat, do të ndjeni  freski dhe mpirje e cila do ta humbasë ndjenjën e kruajtjes dhe në të njejtën kohë do ta dizinfektojë vendin e pickimit dhe do t’ju mbrojë nga infeksioni.

Bëni një “X” në vendin e pickimit

Kjo është k[shilla që me siguri e keni marë nga nëna apo gjyshja juaj.  Me ndihmën e thoit,  formoni një shenjë ‘X’ në vendin ku ju kanë ngrënë mushkonjat.  Ky veprim bën që të ndjeni dhimbje dhe në këtë mënyrë ju tërheq vëmendjen nga kruarja. 

Shpërndaj