Presioni i ulët i gjakut

Jo rrallë ndodh që të ndjejmë  lodhje, dobësi të përgjithshme, rraskapitje, madje dhe marramendje dhe të gjitha këto të mos jenë rezultat i ndonjë infeksioni apo i përpjekjeve të tepruara fizike dhe mendore. Nëse i ndjeni këto simptoma, është koha për të matur presionin e gjakut. Nëse vlerat e presionit të gjakut për grate janë nën 100/60mmHg, ndërsa për meshkujt nën 110/600mmHg, bëhet fjalë për presionin e ulët të gjakut, i cili nuk është alarmant megjithatë është tepër e bezdisshme. Imagjinoni ndjenjën e pafuqisë dhe dëshirën për të fjetur kur në fakt duhet të shkoni në një takim të rëndësishëm apo kur keni për të zgjidhur një situatlë tepër të rëndësishme. Për personat të cilët kanë presion të ulët të gjakut, ekziston mendimi se jetojnë më gjatë, por vuajnë nga simtomat e mëposhtme:

–          Ndaj ndjeshmërisë së ndryshimit të motit

–          Ndaj ndjenjës së vazhdueshme të lodhjes dhe pagjumësisë

–          Duar dhe këmbë të ftohta

–          Marramendje

–          Kumbim i veshëve

–          Presioni në kokë

Këtu keni disa këshilla se si duhet të përballeni me presionin e ulët të gjakut, dhe si t’a ndihmoni vetveten.

–          Përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin e lëkurës me masazh të lehtë me anë të një furçe me fibra natyrale.

–          Përdorni banja të ftohta për qarkullim më të mirë të gjakut (eukalipt, rozmarinë, gjëmba pishe).

–          Bëni ushtrime me duar (duke i rrotulluar ato) pas fjetjes para se të ngriheni nga shtrati, në mënyrë që të mos keni marramendje kur të ngriheni.

–          Kryeni ushtrime rregullisht

–          Ecni në ajër të pastër

–          Notoni

–          Hani ushqim kalorik por në më shumë vakte dhe më pak ushqim

–          Pini tepër lëngje

–          Lejohen pijet me përmbajtje të kafeinës por sigurisht pa e tepruar

–          Veçanërisht rekomandohet: mishi, vezët, qumështi, brokoli, fasule, sojë, avocado, banana dhe luledielli.

–          Nuk rekomandohet: hudhra, rrepa, majdanoz, selino dhe hithrat.

Shpërndaj