Njihuni me vetitë pozitive të kanellës

Kanella është një erëz e cila rekomandohet për përmirësimin e problemeve me qarkullimin e gjakut, gjithashtu, rekomandohet për personat të cilët vuajnë nga diabeti, pasi ajo ndihmon në kontrollimin e glokozës në gjak. Siç e dimë të gjithë, kanella përdoret në kuzhinë për t'i dhënë shije ushqimit të përditshëm. Por sigurisht, shija nuk është funksioni i vetëm i kanellës, pasi ajo ka shumë veti të tjera. Sikurse shumë elementë të tjerë të natyrës, siç janë bimët dhe frutat, kanella ka shumë benefite shëndetësore, përdoret shpesh në formë mjekësore. Le të njihemi pak më tepër me të.

Kanella është një erëz e cila rekomandohet për përmirësimin e problemeve me qarkullimin e gjakut, gjithashtu, rekomandohet për personat të cilët vuajnë nga diabeti, pasi ajo ndihmon në kontrollimin e glokozës në gjak. Siç e dimë të gjithë, kanella përdoret në kuzhinë për t’i dhënë shije ushqimit të përditshëm. Por sigurisht, shija nuk është funksioni i vetëm i kanellës, pasi ajo ka shumë veti të tjera. Sikurse shumë elementë të tjerë të natyrës, siç janë bimët dhe frutat, kanella ka shumë benefite shëndetësore, përdoret shpesh në formë mjekësore. Le të njihemi pak më tepër me të.

Përdorimet mjekësore

Kanella është përdorur në mjekësi që në kohët e lashta, ku përdorej për trajtimin e problemeve me frymëmarrjen dhe trajtimin e gripit, gjithashtu përdorej për të ruajtur mishin pasi përmbajtja e saj nuk lejon shfaqjen e mykut dhe baktereve.

Problemet me qarkullimin e gjakut

Kanella është një antikoagulant i fuqishëm dhe qarkullues i gjakut. Konsumi i shpeshtë i kanellës ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, duke bërë të mundur parandalimin e trombociteve. Për ta ndjerë efektin e saj, është mirë që të konsumohet gjatë periudhës së menstruacioneve, pasi bën të mundur parandalimin e dhimbjeve që shfaqen gjatë këtyre ditëve. Qarkullimi i mirë i gjakut, lejon oksigjenimin e mirë të qelizave, dhe në këtë mënyrë trupi ynë funksionon shumë më mirë. Shumë persona e përdorin për të rritur humbjen e peshës trupore.

Kanella ndihmon kundër shfaqjes së trombocideve, dhe ësahtë e dobishme për të parandaluar apo shmangur shfaqjen e variçeve (venat në sipërfaqen e lëkurës).

Diabeti tip ll

Sipas zbulimeve shkencore përsa i përket vetive pozitive të kanellës në lidhje me pacientët me diabet tip ll, janë zbuluar rezultate shumë të mira përsa i përket konsumit të kësaj specie (erëze). Kanella ka ndër komponentët e saj cinamtannin i cili ndihmon në reduktimin e nivelit të glukozës në gjak, konsumohet para ose pas ngrënies. Personat të cilët vuajnë nga diabeti, duhet të konsumojnë gjysëm luge çaji me pluhur kanella, dy herë në ditë, ose kapsula me vaj kanelle.

Arsye të tjera për për përdorimin e kanellës

Kanella rekomandohet gjithashtu nëse keni infeksion apo myk.  Prej kohësh, përdorej për të reduktuar ftohjen dhe bllokimet të cilat shfaqen në organizmin e njeriut vaçanërisht gjatë sezonit të dimrit, për shkak të vetive të saj anti – inflamatore dhe anti – bakteriale. Gjithashtu, është shumë e mirë për të balancuar temperaturën e trupit, ndikon pozitivisht në sistemin digjestiv, ndikon në hapjen e oreksit, parandalon diarren dhe të vjellat, njihet si stimulues për nxitjen e dëshirës seksuale. Përveç gamës së gjërë të vetive pozitive të kanellës, gjithashtu mendohet se ndikon pozitivisht në sistemin qendror nervor tek të rriturit. 

Shpërndaj