Muaji maj është muaji i ndërgjegjësimit përsa i përket melanomës tek njerëzit, na thoni diçka më tepër rreth kësaj sëmundje, çfarë tregojnë statistikat?
Melanoma është tumori më malinjë i lëkurës, dhe ka një numër më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me të gjitha sëmundjet e tjera melinje të lëkurës. Origjina e kësaj sëmundje rrjedh nga qelizat e quajtura melanocite. Përhapet shumë shpejt dhe i sulmon edhe organet e brendshme. Kjo sëmundje mund të shfaqet tek të dyja gjinitë. Bëhet fjalë për një tumor agresiv i cili është i fsheht dhe në rast se metastazohet është tepër i vështirë për tu trajtuar pasi ky tumor është rezistent ndaj rrezatimit dhe kimioterapia ka efekt të kufizuar.
Si mund të dallohet kanceri i lëkurës?
Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të sëmundjes të cilat janë pjesë e formulimit të kancerit të lëkurës. Njëra është melanoma (rrjedh nga qelizat e pigmentit) e cila është shkaku më i zakonshëm i vdekjes përsa i përket sëmundjeve të lëkurës, e cila përveç djegies së rëndë nga rrezet e forta të diellit në moshë të re, janë dokumentuar edhe faktorë të tjerë të rrezikut, siç është lëkura tepër e bardhë, historia familjare e malanomës, numri i madh i nishanëve në trup. Lloji i dytë i kancerit të lëkurës, është kanceri origjina e të cilit rrjedh nga qelizat epiteliale, të cilat nuk janë aq të rrezikshme për jetën por ekspozimi i përditshëm dhe konstant ndaj rrezeve të diellit është faktori kryesor i rrezikut. Sa më gjatë të ekspozoheni ndaj rrezeve të diellit aq më i madh është rreziku. Ky lloj kanceri trajtohet më thjeshtë në krahasim me melanomën. Por asnjëherë nuk duhet lënë pa trajtuar pasi me kalimin e viteve, rritja e tij gradualisht i gërryen indet duke shkaktuar deformitet dhe disa prej tyre mund të përhapen edhe nëpër organe të tjera. Maqedonia është një vend me shumë diell dhe shumë njerëz për shkak të profesionit të tyre janë shpesh të ekspozuar ndaj diellit, prandaj duhet vepruar në kohë. Dermatologjia ka një avantazh të madh, pasi pacienti mund të kryej vetëkontroll. Vetëkontrolli është çelësi kryesor. Lëkura nuk është organ i brendshëm si stomaku, ajo mund të shihet me sy të lirë. Çdo ndyshim që shohim në lëkurë është një arsye e mjaftueshme për tu paraqitur tek mjeku dermatolog.
Ekziston i ashtuquajturi rregulli ABCD. ABCD është rregulli i nishanëve i cili është një akronim i fjalëve angleze të cilat tregojnë ndryshimin e formës, kufirin e nishanit, ngjyrën, madhësinë apo transformimin e tij me kalimin e kohës. Është një standard i artë i vetëkontrollit të cilin mund ta zbatoj apo kryej kushdo. Në rast se vërejmë ndryshimin e ndonjë nishani, nuk kemi përse të mendohemi aspak, menjëherë duhet të paraqitemi tek mjeku. Kjo nuk do të thotë se duhet të friksoheni, sepse numri më i madh i të gjitha këtyre ndryshimeve të shfaqura tek pacientët e regjistruar të cilët janë paraqitur tek mjeku, pas kontrollit është vërtetuar se nuk janë ndryshime të rrezikshme, por nga ana tjetër, nëse ekziston diçka e dyshimtë, atëherë do të duhet të mënjanohet. Ekziston një temë tabu përgjithësisht në Ballkan, dhe në vendin tonë shpesh thuhet se nishanët nuk duhen prekur, dhe këto fjalë na ndodh që ti dëgjojmë shpesh. Kjo është e gabuar. Vetë intervenimi nuk mund ta dëmtojë shëndetin tonë, përkundrazi, mund të na shpëtojë jetën në rast se është kryer në kohën e duhur. Nëse bëhet fjalë për sëmundje malinje, ajo duhet mënjanuar, duhet nxjerrë jashtë, duke e ruajtur, ajo nuk mund të kalojë apo zhduket.
Sa shpesh duhen kontrolluar nishanët dhe si?
Nishanët duhen kontrolluar nga mjeku një herë në vit. Kjo është procedura normale dhe e rregullt. Kontrolli duhet patjetër të kryhet me anë të dermatoskopit, sepse disa ndryshime jo gjithmonë mund të shikohen apo dallohen me sy të lirë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për nishanë të mëdhenj apo të vegjël, gjithësesi ato duhen kontrolluar. Tek ne ky kontroll kryhet me anë të dermatoskopit dixhital MoleMax HD Pro, i cili mundëson hartimin/shënimin e lokalizimit të nishanit, arkivimin dixhital, ndjekjen apo monitorimin, krahasimin nga fotoja e tanishme me foton e mëparshme e cila është arkivuar në kontrollin e mëparshëm. Arkivimi dixhital është veçanërisht i rëndësishëm pasi në këtë mënyrë mund të ndiqet dhe të krahasohet çdo ndryshim i nishanit. Praktikimi i dermatoskopisë në praksën e përditshme klinike e ka përmirësuar së tepërmi diagnostikimin e melanomës.
Ngjyra e errët e lëkurës tashmë nuk është IN
Sa ndikon ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe të bërit solar në zhvillimin e kësaj sëmundje?
Koha e “tonit” si shenjë e shëndetit, në epokën mjekësore është zhdukur prej kohësh. Më parë ishte shumë “in” kthimi nga pushimet me ngjyrë të errët nga dielli. Në kohën e sotme është vërtetuar se dielli ka një sërë ndikimesh të dëmshme, duke përfshirë edhe rrezikun e zhvillimit të kancerit në lëkurë. Një fakt i rëndësishëm janë edhe ato episode të djegies akute nga dielli në moshë të re, veçanërisht përsa i përket rrezikut të zhvillimit të melanomës. Në Amerikë, studimet kanë treguar se 67% e të rinjve nën moshën 30 vjeçare, kanë pasur djegie akute të lëkurës për shkak të rrezeve të diellit. Në fakt, të gjithë ne kemi përjetuar djegie të lëkurës nga dielli. Edhe unë kam pasur një rast të tillë në moshë të re. Me siguri edhe ju, dhe shumë të tjerë. Shkaku i marrëdhënies ndërmjet ndikimit të lëkurës dhe shfaqjes së kancerit në lëkurë, shkaktuar nga mutacionet gjenetike, tek personat të cilët janë të predispozuar ndaj saj, është provuar. Tek rastet e solarit, ky rrezik është disa herë më i lartë në krahasim me ekspozimin ndaj dritës natyrale, për këtë arsye, ne dermatologët, nuk e këshillojmë përdorimin e solarit. Në disa vende, madje është i ndaluar përdorimi i tyre. Në Shërbimin Amerikan Shëndetësor, gjithashtu edhe në Organizatën Botërore Shëndetësore, i kanë klasifikuar sistemet e brendshme in door të rrezatimit ( të njohura si rreze solare) si karcinogene humane. Solaret janë të ndaluara në 13 shtete federale të Amerikës.
Kush preket më shpesh nga kjo sëmundje, burrat apo gratë, të rinjtë apo më të moshuarit?
Shfaqet edhe tek burrat edhe tek gratë. Askush nuk është i kursyer nga kjo sëmundje, megjithatë është e rrallë shfaqja e saj nën moshën 10 vjeçare. Tek gratë e reja ky është tumori më i shpeshtë i cili shkakton edhe vdekjen. Kryesisht, kjo shfaqet pas moshës 50-60 vjeçare. Metastazohet shumë shpejtë nëpërmket enëve limfatike, duke shaktuar përhapjen e sëmundjes. Nëse zbulohet në fazat e hershme të sëmundjes, mundësia e shërimit është 90% më e madhe. Tek gratë zakonisht zbulohet në fazë të hershme, për shkak se ato shpesh bëjnë vetëkontroll të lëkurës para pasqyrës, dhe kështu shanset për shërim janë më të mëdha tek gratë. Tek meshkujt zakonisht zbulohet më vonë. Forma më e rrezikshme e melanomës është ajo në formë kokrrash e cila rritet dhe përhapet me shpejtësi. Melanoma me sipërfaqe të rrafshët, përhapet më ngadalë dhe ka prognozë më të mirë. Sot, dihet se 70% e melanomave shfaqen në lëkurë të shëndetshme. Ndërsa 20-30% e nishanëve ekzistues më parë, në fakt ndryshime të cilat kemi
menduar se janë nishanë, kanë të bëjnë me shfaqjen e melanomës në fazë fillestare, të cilat nuk mund të dallohen me sy të lirë.
Çfarë aktiviteti ka ndërmarë spitali klinik “Acibadem Sistina” këtë muaj (risi në këtë departament)?
Spitali klinik “Acibadem Sistina” tradicionalisht i shoqërohet Euromelanomës, muajit të luftës kundër kancerit të lëkurës – melanomës. Do të ofrojmë kontrolle falas për pacientët ditën e shtunë me datë 13 maj. Të gjithë ata pacientë që do të bëjnë rezervimin e kontrollit, do të kenë mundësi që të kontrollohen me anë të dermatoskopit. Me këtë veprim, duam që të rrisim kulturën e shëndetësisë në një nivel më të lartë, dhe të afirmojmë parandalimin e sëmundjes si në rastin e disa vendeve të cilat kanë qenë udhëheqëse përsa i përket shfaqjes së tumorit malinj (Australia) të cilat e kanë reduktuar numrin e rritjes së sëmundjes në mënyrë të ndjeshme. Pikërisht edhe këto intervista bëhen me qëllim për të rrituar ndërgjegjësimin në lidhje me këtë sëmundje dhe faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e saj. Sigurisht, ekzistojnë edhe faktorë tek të cilët nuk mund të ndikojmë, siç është për shembull faktori gjenetik, sikurse ekzistojnë edhe faktorë tek të cilët mund të ndikojmë me anë të vetëkontrollit dhe mbrojtjes ndaj diellit. Një risi tjetër të cilën dua ta bëj të ditur është se në “Acibadem Sistina” këtë vit fillojmë me sistemin e lajmërimit të pacientëve me anë të qendrës tonë të kontakteve për ti rikujtuar se ka ardhur koha për kryerjen e kontrollit. Kjo është diçka e ngjashme me Australinë, e cila në këtë mënyrë ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme numrin e shfaqjes së melanomës. Në Europë kjo është diçka e rrallë, ndërkohë qëne, në muajin maj, do të fillojmë simbolikisht me këtë sistem.
Brurim – Tocka.mk