Për dhimbjet në qafë duhet të bëhet në ekzaminim të detajuar neurologjik

Në shumicën e rasteve dhimbjet në qafë kalojnë për 6 javë

Segmenti cervikal i kurrizit është segmenti më dinamik i shtyllës kurrizore. Këtu kryhen lëvizjet në të gjitha drejtimet: lakimi, shtrirja, rrotacioni, lëvizja mbrapa- përpara, lëvizjet anësore dhe më shpesh kombinimi i të gjitha këtyre lëvizjeve. Dhimbjet në qafë mund të shkaktohen nga një sërë gjendjesh të ndryshme. Në të njëjtën mënyrë si me sëmundjet e tjera, gjëja më e rëndësishme është të merret diagnoza e saktë për të cilën mjeku duhet të ketë një përvojë shumëvjeçarë. Shumica e këtyre dhimbjeve kalojnë për 6 javë nëdersa trajtimi zakonisht është konzervativ. Prof. Dr Kiril Lozançe shpjegon se dhimbja akute në qafë nuk përhapet në krahët por shfaqet vetëm në pjesën e qafës. Shumë shpesh ky lloj i dhimbjes është lidhur me dhimbje të forta që mund të lokalizohen në pjesën e prapme të qafës, kockën temporale ose rreth syve. Kryesisht në këto raste më së shpeshti ka lëndim në muskujt ose indet e buta paraspinale, prandaj më së shpeshti dhimbja tërhiqet për rreth 6 javë nga fillimi vetëm me trajtim konzervativ. Tek ata pacientë që kanë simptoma neurologjike duhet të mendohet për trajtim operativ.

Gjendja është alarmante nëse dhimbja paraqitet edhe duke pushuar

Tek gjendjet më serioze, dhimbja në qafë është e pranishme duke pushuar, veçanërisht gjatë natës. Gjithashtu, nëse ka humbje në peshë dhe dhimbja nuk kalon as me pushim, mund të bëhet fjalë për neoplazmë ose infeksion. Gjendjet e tjera që janë alarmante janë një traumë në kokë ose qafë dhe/ ose prania e deficiteve neurologjike. Prandaj për çdo dhimbje në qafë së pari duhet të bëhet një kontroll të detajuar neurologjike. Tek pacientët me dhimbje pa çrregullime neurologjike duhet të pritet 6 javë para se të bëhen ekzaminimet shtesë. Më shpesh u jepet kohë për trajtim konzervativ, përveç pacientëve me dhimbje të forta që nuk reagojnë në terapinë me analgjetikë dhe pësojnë përkeqësim progresiv. Në këto raste duhet më herët të fillohet me incizim rëntgen. Gjithashtu, tek pacientet që kanë pësuar traumë ose kanë dhimbje menjëherë të bëhet incizim rëntgen. Rezonanca magnetike MRI është është shumë e dobishme në përcaktimin e shkallës së dëmtimit të diskusit të qafës dhe ndryshimet në palcën kurrizore. CT ose Tomografia kompjuterike mund të japë më shumë informacione për shkallën e destruktimit të kockës që shfaqet tek tumori, infeksionet ose tramua por nuk është e dobishme në evaluimit të pacientëve me dhimbje në qafë. Inczimet RTG nuk duhet të anulohen tek pacientet me çregulime neurologjike, veçanërisht nëse janë të forta, nëse ka mielopati ose nëse pacienti ka ndryshime në funksionin e fshikëzës së urinës ose zorrëve. Tek këta pacientë menjëherë duhet të bëhet RTG nativ ose rezonancë magnetike”, thekson prof. Lozançe.

Dhimbja afatgjatë tregon për degjenerim të diskusit në qafë

Pacientët që kanë dhimbje në qafë që zgjat më shumë se 12 javë më së shpeshti kanë degjenerim në diskusin e qafës. Dhimbja në këto raste mund të jetë për shkak të ndryshimeve të diskusit. Diskus hernia në qafë krijohet kur struktura elastike dhe mbështetëse që ka rolin e jastëkut mes dy vertebrave deformohet, zhvendoset nga vendi dhe i shtyp rrënjat e nervave që dalin nga palca kurrizore. Ajo shtypje shkakton dhimbje të forta në qafë ose në krah. “Pacientët me duskus hernia zakonisht ankohen për dhimbje aksiale ( dhimbja që fillon nga poshtë dhe shkon në drejtim lartë), dhimbje në qafën që përkeqësohet në fleksion, për shkak se e zmadhon ngarkimin e diskusit. Zakonisht këta pacientë ndiejnë dhimbje shoqëruese në krah ose shenja për shtypje mbi palcën kurrizore (miolopatia). Nga ana tjetër, kyçet e vogla të shtyllës kurrizore (faceta) dhe diskusi janë lidhur në segmentin e lëvizjes dhe i vet degjenerimi i diskusit jep degjenerimin e kyçeve. “Kështu vijmë deri tek artroza që nënkupton sëmundje degjenerative në kërcin me të cilin janë mbështjellë kockat në kyçet e shtyllës së kurrizit, ndërsa mund t’i prekë edhe vertebrat e qafës. Kërci i dëmtuar shkakton ndryshime në punën e kyçeve, ndërsa me këtë shfaqen pengesa gjatë lëvizjes. Me zhvillimin e sëmundjes, në vendet ku kërci është i dëmtuar, sipërfaqja e kockave mund të preket prandaj sepse në to vende ka shumë nerva shkakton dhimbje të fortë. Sëmundja gjithmonë shfaqet tek personat mbi 50 vjeç, por mund edhe më herët. Shpesh herë është pasojë e distorizisë së qafës ose goditjes. Një nga shkaqet kryesore për artozë është aktiviteti i dobët fizik. Dhimbja ndihet gjatë lëvizjes. Në mëngjes pas çuarjes është shumë e fortë, ndërsa gjatë ditës zvogëlohet. Simptomat e tjera janë marramendje, kokëdhimbje dhe shtrëngim në qafë”, thotë prof. Lozançe.

Vendimi për trajtim kirurgjikal për çdo pacient është individual

Tek ata pacientë me manifestim të simptomave neurologjike, duhet të mendohet për trajtim operativ. Këtë vendim e merr neurokirurgu për çdo pacient individualisht. Ekzistojnë disa metoda për trajtim operativ të këtyre gjendjeve dhe të gjitha japin rezultate të mira nëse janë indicuar në mënyrën e drejtë dhe nëse nuk janë krijuar dëmtime serioze në rrënjat nervore veçanërisht në palcën kurrizore.

Shpërndaj