Pesë arsye përse duhet të pini vitaminë C

Duhanpirësit duhet të pijnë doza më të mëdha të vitaminës C në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë duhan.  Cilat janë benefitet e pirjes së vitaminës C dhe si ndokon ajo në shëndetin tuaj, këtë do ta kuptoni pasi ti keni lexuar 5 rolet e rëndësishme të vitaminës C.

Duhanpirësit duhet të pijnë doza më të mëdha të vitaminës C në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë duhan.  Cilat janë benefitet e pirjes së vitaminës C dhe si ndokon ajo në shëndetin tuaj, këtë do ta kuptoni pasi ti keni lexuar 5 rolet e rëndësishme të vitaminës C.

Lehtëson simptomat e gripit

Për funksionin normalt të sistemit të imunitetit është e nevojshme pirja e vitaminës C. Por gjithashtu  duhet të keni parasyshë se  fakti që keni pirë tepër  vitaminë C nuk  do të thotë se nuk do t’ju zërë asnjëherë gripi.

Pengon dëmtimin e qelizave

Vitamina C ndihmon që të çliroheni nga kimikatet të cilat i dëmtojnë qelizat  dhe ADN-në. Konsiderohet si një antioksidant i cili neutralizon radikalet e lira në trup të shkaktuara nga ndotja, tymi i duhanit, drita e diellit, rrezatimi … ky funksion i mundëson organizmit të punojë më mirë për një kohë të gjatë, dhe t’ju mbrojë nga sëmundjet, duke përfshirë edhe sëmundjen Alzheimer dhe kancerin.

Zhvillon trurin

Vitamina C është e nevojshme për krijimin normal të hormoneve të cilat i përcjellin sinjalet nga truri në të gjithë trupin (serotonin, dopamine, epinefrin dhe norepifrin). Ata janë përgjegjës për gjendjen e humorit tuaj, përqendrimit, motivimit dhe lehtësimin e dhimbjeve.

Ndihmon për shikimin

Vitamina A nuk është e vetmja e cila mbron shëndetin e syve. Një numër i madh studimesh kanë treguar se vitmamina C e ngadalëson dëmtimin degjenerativ të shikimit i cili shfaqet me kalimin e viteve si dhe redukton rrezikun e shfaqjes së kataraktit.

Lufton kancerin

Dozat e mëdha të vitaminës C, veçanërisht ato të cilat aplikohen direkt në venë, mund ta zvogëlojnë rritjen apo përhapjen e kancerit. Përmirëson efektin e kimioterapisë dhe radioterapisë. Gjithashtu, konsiderohet se i redukton efektet anësore të kimio dhe radioterapisë.

 

Shpërndaj