Presioni jo i rregullt i gjakut

Stili i jetës moderne ka bërë që çdokush të paktën një herë në jetë të përballet me çrregullimin e presionit të gjakut. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për presion të lartë apo të ulët të gjakut, kjo gjendje nuk duhet lënë pas dore, por menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Kur presioni i gjakut është i lartë, mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut. Pokështu, një situatë e rrezikshme është edhe presioni i ulët i gjakut, atëherë kur nëpër organe rrjedh gjak i pamjaftueshëm. Vlerat e presionit të gjakut mund të ndryshojnë në një periudhë të shkutër, ndryshimet varen nga pozita e trupit, numri i marrjes dhe nxjerrjes së frymës, aktiviteti fizik, lodhja psikologjike, stresi.

Stili i jetës moderne ka bërë që çdokush të paktën një herë në jetë të përballet me çrregullimin e presionit të gjakut. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për presion të lartë apo të ulët të gjakut, kjo gjendje nuk duhet lënë pas dore, por menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Kur presioni i gjakut është i lartë, mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut. Pokështu, një situatë e rrezikshme është edhe presioni i ulët i gjakut, atëherë kur nëpër organe rrjedh gjak i pamjaftueshëm. Vlerat e presionit të gjakut mund të ndryshojnë në një periudhë të shkutër, ndryshimet varen nga pozita e trupit, numri i marrjes dhe nxjerrjes së frymës, aktiviteti fizik, lodhja psikologjike, stresi.

Kur bëjmë matjen e presionit të gjakut, në fakt bëjmë matjen e dy vlerave, të sistollës – kur presioni i gjakut e gjeneron zemrën me anë të pompimit të gjakut nëpër enët e gjakut, dhe të diastollës –  presioni në enët e gjakut  ndërmjet dy rrahjeve të zemrës. Vlera normale e rekomanduar e presionit të gjakut është 120 me 80 mmHg.

Hipertensioni dhe hipotensioni

Hipertensioni arterial ka të bëjë me presionin e lartë të gjakut nëpër enët e gjakut të qarkullimit sistemik, një gjendje që ka të bëj me rritjen e vazhdueshme të sistollës mbi 140 dhe / apo të diastollës mbi 90 mmHg, të dyja këto vlera gjatë momentit kur jeni duke pushuar.  Nëse njëherë keni presion të lartë të gjakut, nuk do të thotë se vuani nga hipertensioni, por keni nevojë të kryeni ekzaminime të tjera të mëtejshme. Hipertensioni shpesh është asimptomatik, zbulohet si një gjetje e rastësishme  gjatë kontrolleve preventive,  me përjashtim të pacientëve të cilët ankohen nga dhimbja e kokës, kumbimi i veshëve, skuqja në fytyrë, mungesa e ajrit, gjakderdhja nga hunda.  Organet më të prekura nga komplikimet e shkaktuara nga hipertensioni janë sytë, veshkat dhe zemra.  Hipotensioni  ka të bëjë me presionin e ulët të gjakut nga 100 me 60 mm Hg, i matur disa herë në kushte ambulatore dhe me simptoma. Zakonisht simptomat kanë të bëjnë me lodhje, humbje fuqie, marramendje, humbje ndjenjash.

Faktorët e rrezikut

Faktori kryesor i rrezikut përsa i përket hipertensionit është predispozita gjenetike apo faktori i trashëguar, më pas vjen mosha. Ekziston një lidhje edhe përsa i përket gjinisë. Tek meshkujt presioni i lartë i gjakut shfaqet rreth moshës 45 vjeçare, ndërsa tek gratë rreth moshës 60 vjeçare.   Faktorët e tjerë të rrezikut kanë të bëjnë me mungesën e aktivitetit fizik, me rritjen e peshës trupore, nervozizmin, zonën gjeografike, ushqimin (përdorimin e kripës), etj.

Konsultimi me mjekun

Kur të paraqiteni tek mjeku për të kryer kontrollin, është e nevojshme që ti bëni të ditur mjekut se cilat janë simptomat që ju ndjeni, ti tregoni mjekut nëse dikush nga familja juaj vuan apo ka vuajtur nga presioni i lartë i gjakut, nëse merrni ilaçe apo nëse jeni duhanpirës, cili është ushqimi juaj i preferuar. Nëse jeni duke përdorur ndonjë terapi, nuk duhet ta ndërprisni deri sa të paraqiteni tek mjeku, në mënyrë që ai të ketë një pasqyrë të vërtetë të gjendjes tuaj. Pas bisedës me mjekun, duhet të bëni kontroll fizik, të bëni matjen e presionit të gjakut në të dyja duart, dhe të bëhen analiza laboratorike. Në varësi të gjandjes së pacientit, mund të jetë e nevojshme edhe kryerja e EKG –së, ekokardiografisë, ekos në bark, stres-testi koronar. Informacion rreth ritmit të presionit të gjakut  të pacientit gjatë ditës dhe natës, mund të marrim me anë të vendosjes së aparatit për matjen apo monitorimin e presionit të gjakut përgjatë 24 orëve.

Trajtimi

Trajtimi i hepertensionit është individual për çdo pacient. Fillimisht rekomandohet ndryshimi i stilit të jetesës, përdorimi i dijetës për të reduktuar peshën trupore të rekomanduar nga mjeku, reduktimi i përdorimit të kripës në ushqim, si dhe rritja e aktivitetit fizik. Nëse këto ndryshime nuk  ndikojnë në përmirësimin e gjendjes tuaj, atëherë jepet terapi anti-hipertensive. Për personat me hipotension,  është e rëndësishme që të rritet vlera e presionit të gjakut, si dhe reduktimi i simptpomave. Rekomandohet rritja e konsumimit të lëngjeve, aktiviteti fizik, si dhe në raste të veçanta rekomandohet përdorimi i terapisë me ilaçe.

Shpërndaj