Pse pësojnë valvulet e zemrës?

Sëmundjet e valvuleve të zemrës karakterizohen me dëmtime ose defekt të njërës nga katër valvulet e zemrës. Pse pësojnë valvulet dhe cilat janë mënyrat e trajtimit, biseduam me prof. dr. Salis Taxher, kardiokirurg.

Si punojnë valvulet?

Funksionimi normal i valvuleve mundësojnë që gjaku të rrjedhë në drejtim të duhur, me shpejtësi të caktuar në kohë adekuate. Nëse ekziston sëmundje e caktuar e valvuleve, ato bëhen shumë të ngushta dhe të forta dhe nuk hapen ose nuk mbyllen tërësisht. Valvuli nuk është në mundësi të funksionojë drejt, me çka gjaku kthehet në ventrikul. Me qëllim që të kompensohet transporti i zvogëluar i gjakut, vjen deri te rritja e zemrës, gjatë së cilës zvogëlohet elasticiteti dhe efikasiteti i muskulit të zemrës. Gjithashtu, kur valvulet e zemrës nuk funksionojnë si duhet, sasia e gjakut grumbullohet në ventrikul, që e rritë rrezikun nga sulmi në tru ose embolia e mushkërive.

Shpërndaj