Pse pësojnë valvulet e zemrës?

Sëmundjet e valvuleve të zemrës karakterizohen me dëmtime ose defekt të njërës nga katër valvulet e zemrës. Pse pësojnë valvulet dhe cilat janë mënyrat e trajtimit, biseduam me prof. dr. Salis Taxher, kardiokirurg.

 

Simptomat

Simptomat e sëmurjes së valvuleve të zemrës mund të paraqiten menjëherë, varësisht nga ajo sa shpejt zhvillohet sëmundja. Nëse avancohet ngadalë, zemra mund të përshtatet dhe simptomat të mos vërehen. Krahas kësaj, pesha e simptomate nuk duhet të jetë në korrelacion me peshën e sëmundjes. Ndonjë pacient mund të mos ketë simptoma, por të ketë sëmundje të rëndë valvulare.
Shumë nga simptomat janë të ngjashme me ato nga dobësia e zemrës e lindur, siç janë frymëmarrje e shkurtër dhe frymëmarrja e vështirësuar pas një mundi të caktuar fizik dhe ënjtja e këmbëve, kyçeve, duarve ose stomakut (edemi). Simptomat tjera përfshijnë:
– Palpitacione (rrahje të zemrës në qafë),
– Dhimbje në kraharor (mund të jetë e lehtë),
– Lodhje
– Marramendje ose pavetëdije
– Ethe (endokarditis bakterial)
– Rritja e shpejtë e peshës trupore

Shpërndaj