Pse pësojnë valvulet e zemrës?

Sëmundjet e valvuleve të zemrës karakterizohen me dëmtime ose defekt të njërës nga katër valvulet e zemrës. Pse pësojnë valvulet dhe cilat janë mënyrat e trajtimit, biseduam me prof. dr. Salis Taxher, kardiokirurg.

 Shkaqet

Sëmundjet e valvuleve mund të jenë të lindura ose të fitohen gjatë jetës. Shkaqet më të shpeshta janë:
• Ndryshimet degjenerative të valvuleve lidhur me plakjen
• Ethet reumatike (shkaku më i shpeshtë)
• Endokarditis bakterial, infektim i mbështjellësit të brendshëm të muskulit të zemrës dhe valvuleve të zemrës,
• Presioni i lartë i gjakut dhe arteroskleroza mund ta dëmtojnë valvulin e aortës.
• Sulmi në zemër mund t’i dëmtojë muskujt të cilët i kontrollojnë valvulet

Shpërndaj