Pse pësojnë valvulet e zemrës?

Sëmundjet e valvuleve të zemrës karakterizohen me dëmtime ose defekt të njërës nga katër valvulet e zemrës. Pse pësojnë valvulet dhe cilat janë mënyrat e trajtimit, biseduam me prof. dr. Salis Taxher, kardiokirurg.

 Diagnoza

Diagnostifikohet gjatë kontrollit rutinor me stetoskop, ku dëgjohen zhurmat specifike të zemrës që tregojnë për sëmundjet e valvuleve. Si pjesë e diagnozës zbatohen edhe procedurat diagnostifikuese që vijojnë:
– EKG (elektrodiagram)
– Stres testi, që të kontrollohet puna e zemrës nën mund fizik.
– Rëntgeni i kraharorit
– Eho-kardiogrami që të vlerësohet puna e zemrës. Gjatë kontrollit zbulohen anomalitë në madhësinë, vëllimin dhe punën e zemrës. Gjithashtu, mund të matet edhe volumi i gjakut të pompuar në zemër.
– Kontrolli eho transezofagial – vlerësohet struktura e zemrës dhe enëve të gjakut.

Shpërndaj