Studimet tregojnë se pirja e duhanit është përgjegjës i 1/5 së të gjitha vdekjeve të shkaktura nga sëmundjet e zemrës. Duhanpirësit kanë rrezik dy deri në katër herë më të madh për tu prekur nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe rreth 70% rrezik më të lartë të vdekjes , si rrjedhim i sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, në krahasim me ata të cilët nuk konsumojnë duhan. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Pirja e duhanit dhe shëndeti juaj
Pjesa më e madhe e njerëzve e lidhin pirjen e duhanit me problemet e frymëmarrjes dhe shfaqjes së kancerit në mushkëri. Por ajo në fakt pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Cila është lidhja ndërmjet pirjes së duhanit dhe sëmundjeve kardiovaskulare?
Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i ateriosklerozës – shkarkimit i yndyrës në arterie. Arterioskleroza ndodh atëherë kur muret e arterieve trashen, dhe depozitat e yndyrës e bllokojnë rrjedhën e gjakut nëpër arterie. Tek kjo sëmundje, arteriet të cilat ushqejnë zemrën me gjak janë të ngushtuara deke e reduktuar në këtë mënyrë rrjedhën e gjakut të pasur me oksigjen në zemër, veçanërisht gjatë atyre periudhave në të cilat keni kryer aktivitet të tepërt. Mundime të tjera shtesë të zemrës mund të shkaktojnë dhe dhimbje në kraharor (anginë), si dhe simptoma të tjera.Nëse ka bllokim të një apo më shumë arterieve koronare, atëherë kjo gjë mund të çojë në goditje të zemrës.
Cila është lidhja ndërmjet pirjes së duhanit dhe goditjes së zemrës?
Rreziku i goditjes në zemër për duhanpirësit rritet me anë të numrit të cigareve të pira. Nuk ekziston siguri në pirjen e duhanit. Duhanpirësit vazhdojnë ta rrisin rrezikun e goditjes në zemër për aq kohë që konsumojnë duhan. Ata persona që pijnë një paket cigare në ditë, kanë rrezik dy herë më të madh të goditjes në zemër krahasuar me ata që nuk konsumojnë duhan.
Cila është lidhja ndërmjet pirjes së duhanit dhe kontracepsionit?
Gratë të cilat pijnë duhan dhe pilula kontraceptive ( për ndalimin e shtatzënisë), rrisin rrezikun e tyre lidhur me sëmundjet koronare dhe arterieve periferike, goditjes në zemër dhe në tru, krahasuar me gratë të cilat nuk konsumojnë duhan por që përdorin gjithashtu kontraceptivë.
Çfarë kushtesh të tjera mjekësore lidhen me pirjen e duhanit?
Cigaret përmbajnë disa toksina, duke përfshirë dhe nikotitnën (e cila ju bën varës të saj), monoksid karboni, katranit dhe hidrogjen cianid. Përmban rreth 4000 kimikate të tjera me toksina të ndryshme duke përfshirë 43 kancerogjene të njohura.
Pirja e duhanit shkakton:
- Reduktimin e transportit të oksigjenit në zemër dhe në organe të tjera të trupit
- Uljen e tolerancës për kryerjen e aktiviteteve fizike
- Uljen e kolesterolit HDL (të mirë)
- Rritjen e tensionit të gjakut dhe të rrahjeve të shpeshta të zemrës
- Dëmtimin e qelizave të arterieve koronare dhe enëve të tjera të gjakut
- Rritjen e rrezikut të zhvillimit për sëmundjet e arterieve periferike dhe goditjes në tru
- Rritjen e rrezikut të shfaqjes së kancerit në mushkëri, fyt, si dhe astmë kronike, bronkit kronik dhe emfizemë
- Rritjen e rrezikut të diabetit
- Rritjen e rrezikut të sëmundjeve të mishit të dhëmbëve
- Rritjen e rrezikut të mpiksjes së gjakut
- Rritjen e rrezikut të rishfaqjes së sëmundjes së arteries koronare pas operacionit bypass
- Infeksionet respiratore janë më të ndjeshme tek fëmijët e ekspozuar ndaj duhanit pasiv
Si tymi i cigares ndikon tek duhanpirësit pasiv?
Tymi i cigares ndikon jo vetëm tek duhanpirësit por edhe tek ata të cilët nuk janë pirës të duhanit. Kur pini duhan, nuk rrezikoni vetëm shëndetin tuaj por edhe atë të personave rreth jush , veçanërisht shëndetin e fëmijëve. Pirja pasive e duhanit mund të shkaktojë probleme në rrugët e frymëmarrjes, kancer apo sëmundje të zemrës.
Cilat janë përfitimet nëse ndërprisni pirjen e duhanit?
Tani që ju e dini se pirja e duhanit dëmton rëndë shëndetin tuaj si dhe atë të personave rreth jush, është koha për ta lënë këtë zakon të keq. Nëse hiqni dorë nga cigaret, do të:
- Jetoni më gjatë. Studimet tregojnë se personat të cilët kanë hequr dorë nga pirja e duhanit rreth moshës 35-39 vjeçare, jetojnë më gjatë mesatarisht 6-9 vjet. personat të cilët heqin dorë nga pirja e duhanit rreth moshës 65-69 vjeçare, jetojnë më gjatë mesatarisht 1-4 vjet.
- Zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Heqja dorë nga duhani, ul 50% rrezikun e vdekjes,rrezikun e përsëritjes së goditjes në zemër dhe të sëmundjeve të tjera të zemrës. Nëse ndaloni pirjen e duhanit, gjithashtu dë të ulni rrezikun e rritjes së presionit të gjakut, sëmundjet e arterieve periferike dhe goditjes së trurit.
- Zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të diabetit, kancerit në mushkëri dhe fyt, sëmundjet e mishit të dhëmbëve, astmës dhe brokitit kronik, shfaqjen e ulçrës dhe shumë sëmundjeve të tjera.
- Do të ndiheni më të shëndetshëm. Pas heqjes dorë nga cigaret, ju nuk do të keni më dhimbje të fytit, kollë si më parë, por do të keni më tepër energji.
- Do të keni pamje më të mirë dhe do të ndiheni më mirë. Heqja dorë nga duhani ndihmon në parandalimin e rrudhave në fytyrë, dhëmbët tuaj nuk do të kenë më atë ngjyrën e verdhë apo të errët, do të keni përmirësim në pamjen e lëkurës tuaj, madje rrobat tuaja si dhe flokët nuk do të mbajnë më erën e keqe të duhanit.
- Do të përmirësoni ndjenjën e shijes dhe të aromës
- Gjithashtu do të kurseni
Si të heq dorë?
Nuk ka ndonjë mënyrë të përcaktuar që mund të funksionojë tek të gjithë, për heqjen dorë nga cigaret. Që të mund të hiqni dorë nga ky ves i keq, duhet të jeni të përgatitur emocionalisht dhe psikologjikisht. Duhet të keni një dëshirë të madhe për të hequr dorë nga cigaret, dëshirë e cila frymëzohet nga vetë ju, dhe jo për të përmbushur dëshirat e miqve apo të familjes tuaj.
Para se të hiqni dorë, bëni një listë
Zgjidhni një datë të caktuar dhe që nga ajo datë mos pini më cigare duke i qëndruar strikt vendimit tuaj.
- Shkruani arsyet e heqjes dorë nga duhani. Lexojeni listën tuaj çdo ditë para dhe pas heqjes dorë.
- Shkruani sa dhe për çfarë arsye pini cigare, çfarë bëni gjatë kohës që pini cigare, në mënyrë që të mësoni cili është ‘shkaku’ që ju detyron të ndizni cigaren tjetër.
- Ndaloni cigaret në momente të caktuara psh: gjatë pushimit në punë apo në mbrëmje, para se ta ndërprisni atë plotësisht.
- Bëni një listë të veprimtarive të cilat mund ti praktikoni në vend të pirjes së cigares
- Imagjinoni veten sikur
të mos ishti duhanpirës. - Informoni familjen dhe miqtë tuaj për planin tuaj të heqjes dorë nga pirja e duhanit dhe kërkoni mbështetjen e tyre. Kërkoni nga pjesëtarët tuaj të familjes nëse dhe ata janë duhanpirës, të heqin dorë në të njetën kohë me ju.
- Përtypni çamçakëz, tableta nën gjuhë, sprej për hundën ose të tjera receta mjekësore.
Kur të hiqni dorë
Qëndroni larg të gjitha kutive të cigareve që ndodhen pranë jush.
- Mos mbani pranë vetes gjëra të cilat kanë lidhje me duhanin, si çakmak, shkrepëse apo tavëll duhani.
- Nëse jetoni me duhanpirës, kërkoni prej tyre që të mos pijnë cigare në praninë tuaj. Ose do të ishte më mirë që ti bindni ata të heqin dorë bashkë me ju.
- Mos u përqëndroni në instiktet tuaja. Mos harroni se ajo që ndjeni është e përkohshme dhe duhet ti kujtoni vetes shpeshherë përse keni vendosur të hiqni dorë nga pirja e duhanit.
- Angazhohuni! Rishikoni listën e aktiviteteve të cilat ju mund t’i kryeni në vend të pirjes së duhanit.
- Nëse ju shfaqet përsëri dëshira për të pirë duhan, merrni frymë thellë. Mbajeni frymën 10 sekonda dhe lëshojeni atë ngadalë.përsëriteni këtë gjë disa herë, derisa në një farë mënyre të zbehet dëshira për cigare.
- Angazhoni duart. Luani me stilolaps, tastjerën e kompjuterit os e me diçka tjetër, mjafton të hiqni mëndjen nga cigarja.
- Ndryshoni zakonet të cilat janë të lidhura me pirjen e duhanit. Bëni një shëtitje ose lexoni një libër në vend të cigares.
- Nëse është e mundur shmangni ambientet në të cilat lejohet pirja e cigares, dhe shkoni në ato vende në të cila t nuk lejohet pirja e cigares si psh: teatër, muze, biblioteka, si dhe shoqërohuni me persona jo duhanpirës.
- Mos i zëvendësoni cigaret me ushqim apo me produkte me bazë sheqeri. hani ushqime me pak kalori (fruta, perime, biskota pa sheqer), ose përtypni çamçakëz nëse dëshira për cigare është rritur më tepër, duke e zëvendësuar atë.
- Pini lëngje, por kufizoni pijet me përmbajtje alkooli apo kafeine. Ato mund t’ju shkaktojnë më tepër nevojë apo dëshirë për cigare.
- Përserisni brenda vetes se nuk jeni duhanpirës, dhe se jo duhanpirësit nuk pijnë duhan.
- Bëni ushtrime. Ushtrimet do t’ju ndihmojnë të relaksoheni.
Si do të ndihem kur të kem hequr dorë nga duhani
Mund të ndodhë që të keni dëshirë të madhe për cigare, mund të jeni nervozë, mund të ndiheni të uritur, mund të keni kollë, mund të keni dhimbje koke, mund të keni probleme me përqëndrimin , si dhe me jashtëqitjen. Kjo ndodh pasi trupi juaj është mësuar me nikotinë, e cila ju bën adiktë ndaj duhanit. Pas 20 minutash
Çfarë do të ndodhë kur ta keni lënë duhanin
Nuk do ta helmoni më ajrin.
- Do të zvogëloni rritjen e tensionit të gjakut dhe rrahjet e shpeshta të zemrës.
- Do të rritet temperatura e duarve dhe këmbëve tuaja.
Pas 8 orëve
- Niveli i monoksidit të karbonit kthehet në gjendje normale.
- Rritet niveli i oksigjenit në gjakun tuaj.
Pas 24 orëve
- Zvogëlohet rreziku i goditjes në zemër.
Pas 48 orëve
- Nervozizmi juaj do të përshtatet me mungesën e nikotinës
- Do të rikthehen shqisat tuaja të shijes dhe aromës
Pas dy javësh deri në tre muaj
- Do të keni përmirësim në qarkullimin tuaj
- Gjëndja juaj për të kryer ushtrime do të përmirësohet
Pas 1-9 muaj
- Do të zvogëlohen problemet me kollitjen, sinuset dhe mungesës së ajrit
- Niveli i energjisë tuaj do të rritet
Pas një viti
- Dy herë më tepër reduktim të sëmundjeve të zemrës
Pas 5-15 vitesh
- Rreziku i goditjes në tru është pothuajse i njejtë me ata të cilët nuk janë prirës të duhanit
Pas 10 vitesh
- Rreziku i vdekjes së shkaktuar nga mushkëritë është pothuajse i njejtë me ata të cilët nuk janë pirës të duhanit
- Zvogëloni rrezikun e e shfaqjes së kancereve të tjera si: kanceri i gojës, laringut,fhsikëzës urinare, veshkave dhe pankreasit.
Pas 15 vitesh
- Rreziku i sëmundjeve të zemrës është reduktuar në nivel të njejtë me ata persona të cilët nuk kanë pirë asnjëherë duhan.
Nëse filloni përsëri duhanin, mos i humbni shpresat. 75 % e atyre personave të ciët kishin hequr dorë më parë nga pirja e duhanit, e filluan atë përsëri. Shumica e personave kanë provuar tre herë dhe përsëri i janë rikthyer pirjes së tij para se të heqin dorë përfundimisht.