Rezonanca magnetike e gjirit

Rezonanca magnetike është metodë e cila nuk përdor rrezatim jonizues. Kjo është një metodë e cila në procesin e krijimit të imazhit përdorë fushën magnetike, me ndihmën e disa sinjaleve të radiofrekuencave ndaj të cilave reagojnë atomet e hidrogjeneve (trupi i njeriut është i përbërë nga 70% ujë domethënë 70% atome hidrogjeni). Në këtë teknikë të procesit të marrjes së imazhit, përdoren formula matematikore dhe koncepte fizike të ndërlikuara.

Rezonanca magnetike është metodë e cila nuk përdor rrezatim jonizues. Kjo është një metodë e cila në procesin e krijimit të imazhit përdorë fushën magnetike, me ndihmën e disa sinjaleve të radiofrekuencave ndaj të cilave reagojnë atomet e hidrogjeneve (trupi i njeriut është i përbërë nga 70% ujë domethënë 70% atome hidrogjeni). Në këtë teknikë të procesit të marrjes së imazhit, përdoren formula matematikore dhe koncepte fizike të ndërlikuara.

Çfarë do të thotë rezonanca magnetike e gjirit?

Rezonanca magnetike është një test jo invaziv që përdoret nga mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve.  Funksionon në parim të fushës së fortë magnetike, radiofrekuencës dhe prodhon imazhe të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe strukturave të brendshme.  Me ndihmën e kësaj procedure mjekët mund ti shqyrtojnë  në mënyrë të detajuar të gjitha pjesët e trupit, si dhe të përcaktojnë praninë e sëmundjeve të caktuara. Sipas Dr. Maja Stojçevska Çapovës, radiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, rezonanca magnetike jep informacione të sakta për gjirin, të cilat nuk mund të shihen me anë të ultratingullit dhe mamografisë, por deri më tani nuk përbën zëvendësimin e tyre por përdoret si një mjet shtesë.

Për çfarë rekomandohet?

  • Si një metodë shtesë diagnostikuese para kryerjes së operacionit të pacientëve të cilët tashme janë të diagnostikuar me kancer të gjirit, tek të cilët është planifikuar intervenim kirurgjik me mbrojtje (me ruajtje të gjirit – me prerje katrore ose lampektomi) për të diagnostikuar ekzistencën e mundshme të sëmundjes malinje në gji;
  • Për  të zbuluar nëse kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit (muskujt, struktura skeletore të afërta, lëkurë), dhe nëse ekziston kancer i fshehur edhe në gjirin tjetër;
  • Për dallimin e ndryshimeve të gjirit pas operacionit (dallon në mënyrë të përkryer cipëzën e kancerit) në rast të përsëritjes së kancerit, tek gratë të cilat kanë pasur intervenim kirurgjik me ruajtje të gjirit;
  • Për diagnostikimin shtesë të ndryshimeve të shumta të zbuluara me anë të mamografisë, ultratingullit apo me anë të prekjes;
  • Për vlerësimin e reagimit ndaj kimioterapisë tek pacientët me në fazë të avancuar të kancerit të gjirit, tek të cilët është caktuar trajtimi  neoadjuvant (kur trajtimi nis fillimisht me kimioterapi konkrete dhe më pas kalohet në trajtim kirurgjik);
  • Për shqyrtimin e grave të cilat janë vlerësuar me rritje të rrezikut të kancerit të gjirit;
  •  Në zbulimin e vendndodhjes qëndrore të kancerit tek pacientët të cilët janë diagnostikuar me kancer metastatik ( tashmë të pranishëm në pjesët e tjera të trupit).
  • Gjatë analizave të implanteve( vlerësimit të integritetit të tyre, çarjes apo thyerjes),  gjatë shqyrtimit dhe analizës diagnostikuese të indit nën implant.

Skrining për gratë me rrezik të lartë të kancerit të gjirit

Rezonanca magnetike është një mjet i shkëlqyer për shqyrtimin e kancerit të gjirit. Ndjeshmëria e kësaj metode në zbulimin e indeve malinje varjon nga 97-100% në krahasim me metodat standarde, siç është mamografia me ultratingull, ku ndjeshmëria në varësi të shumë faktorëve siç është dendësia e gjirit, subjektiviteti, etj, mund të bjerë deri në 47%. Nën rrezik të lartë konsiderohet prania e kancerit të gjirit tek dy apo më shumë persona të të njejtës linjë familjare, shfaqja e kancerit të gjirit nën moshën 45 vjeçare, tek anëtar i linjës së parë familjare, prania e një anëtari në familje me kancer të gjirit, me kancer ovarian apo me kancer në zorrën e trashë. Rreziku konsiderohet të jetë i lartë në rast se pacienti më parë ka qenë i prekur nga kanceri i gjirit apo nga gjendja parakancerogjene e gjirit.  mjeku juaj mund ta shikojë historinë tuaj familjare, ti shikojë faktorët shtesë të rrezikut, dhe t’ju këshillojë se si duhet të jetë plani juaj personal për kontrollet preventive.

Diagnostikimi i ndryshimeve abnormale të gjetura me anë të mamografisë ose ultratingullit

Ndonjëherë, anomalitë të cilat zbulohen me anë të mamografisë dhe ultratingullit, mund të analizohen edhe me anë të rezonancës magnetike. Një pjesë e konsiderueshme e tyre, për shkak të kufizimit të këtyre teknikave mund të paraqesë kokrra (gjendra) të rrejshme (mbivendosja e hijes së mamografisë, asimetria, shtrembërimi). Me këtë kontroll mund të përcaktohet ekzistenca aktuale e trukeve të dyshimta, si dhe nëse është e nevojshme kryerja e biopsisë.

MRI pas kimioterapisë

Tek disa pacientë trajtimi i kancerit të gjirit nisë me anë të kimioterapisë. Kjo është një mënyrë e quajtur neoadjuvante e cila përdoret tek rastet me kancer të avancuar. Pecientet me sëmundje lokale të avancuar, para trajtimit kirurgjik të përcaktuar, me qëllim për ta zvogëluar  tumorin, për ta lokalizuar atë  dhe për të shmangur dëmet e mundshme të trajtimit kirurgjik.  Pacientet me sëmundje përgjithësisht të avancuar trajtohen me kimioterapi. Në këtë rast rezonanca magnetike përdoret si mjet për monitorimin e reagimit të kimioterapisë së kryer. Ajo jo vetëm që mund të bëjë analizë të saktë të përmasave të tumorit (nëse është zvogëluar apo jo), por gjithashtu bën të mundër analizën e qëndrueshmërisë së indeve malinje (ekzistojnë mjete edhe për analizën e aktivitetit biologjik të tumorit).

MRI për implante silikoni

MRI është metoda e vetme në të cilën mund të shfaqet imazhi i plotë i implantit, gjatë analizimit të tij (të çara, ruptura).

Si duhet të përgatiteni para kryerjes së ekzaminimit?

Para kryerjes së shqyrtimit me rezonancë magnetike duhet të bisedoni me stafin e personelit të departamentit radiologjik, për tu informuar me kufizimet e mundshme. Ekzistojnë kufizime për kryerjen e kontrollit me rezonancë magnetike, bëhet fjalë për pacientët të cilët kanë proteza metalike në trup apo kanë të montuar në trup pajisje elektronike si pejsmeker (pacemaker) dhe implante dëgjimi. Këta persona nuk duhet në asnjë mënyrë të gjenden në afërsi të fushës magnetike.  Gjatë kryerjes së rezonancës magnetike të gjirit, në mënyrë të detyrueshme përdoret lëndë kontrasti (kjo lëndë ndodh shumë rrallë që të shkaktojë reaksion alergjik). Jepet në sasi të vogël, rreth 10 ml, dhe nuk shkakton reagime si përziera dhe të vjella.  Gjëja më e rëndësishme gjatë planifikimit të kontrollit është që të keni parasyshë periudhën e ciklit, bëhet fjalë për gratë të cilat nuk janë në menopauzë. Gjinjtë janë një organ tepër i varur ndaj hormoneve. Në gjysmën e dytë të ciklit ato tregojnë një akumulim më të madh të kontrastit , gjë e cila mund të pengojë kontrollin, ose mund të jap një pamje tjetër të gjendjes reale. Prandaj, pacientet të cilat kanë cikël të rregullt këshillohen që kontrollin ta kryejnë ndërmjet ditës  5-14 nga përfundimi i ciklit. Filmimi i gjirit zakonisht zgjat 15-30 minuta.

Cilat janë avantazhet?

  • MRI nuk përdorë rreze X (nuk ka rrezatim).  Jep më tepër informacion në krahasim me metodat e tjera  për shqyrtimin e gjirit. Në këtë mënyrë mund të zbulohen tumore të cilët nuk janë të dukshëm me metodat e tjer
    a.
  • Dëndësia e gjindjve, shenjat e ndërhyrjeve të mëparshme  të cilat ngjajnë me kancerin dhe implantet nuk përbëjnë problem për këtë metodë.
  • Në krahasim me mamografinë dhe ultrasonografinë, rezonanca magnetika është një me todë shumë më e ndjeshme ndaj indeve malinje me vlera referente deri në 100%. Në të njejtën kohë ajo është një metodë objektive (ndryshe nga ultratingulli, ndjeshmëria e të cils së paku ndryshon në varësi të eksperiencës së mjekut).

Cilat janë mangësitë apo disavantazhet?

  • Rezonanca magnetike është një metodë më e shtrenjtë në krahasim me metodat e tjera
  • Është i nevojshëm trajnim i veçantë dhe përvojë pune me këtë metodë. Ekzistojnë tumore të cilat mund të zbulohen vetëm me anë të rezonancës magnetike , rast në të cilin biopsia apo markimi (shënimi) paraoperativ duhet të bëhet me ndihmën e përdorimit të rezonancës magnetike. 

Shpërndaj