Riktheni rininë në dekoltenë dhe duart tuaja

Duart dhe dekolteja janë pjesë të trupit të cilat nuk mund ti fshehim dhe jemi gjithmonë të ekspozuar ndaj syve të njerëzve. Edhe pse janë dy simbolet më të forta të feminitetit, ne gjithmonë i lëmë ato pas dore, dhe për këtë arsye, pikërisht aty shfaqen shenjat e para të plakjes. Në rast se nuk i kushtoni vëmendjen e mjaftueshme dhe në kohë këtyre dy pjesëve të trupit, këto pjesë do të domtohen dhe do të shfaqen shenjat e para të plakjes së parakohëshme.

Rrudhat, reduktimi i elasticitetit të lëkurës, humbja e yndyrës nënlëkurore dhe e vëllimit të lëkurës, dëmtimet e dikshme, lëkura tepër e thatë apo njollat e plakjes janë vetëm një pjesë e pasojave me të cilat do të përballeni. Në varësi të faktit se sa jeni ekspozuar ndaj rrezeve të diellit gjatë rinisë tuaj, plakja do t’ju dhurojë shfaqjen e njollave ngjyrë kafe. Rezultati përfundimtar janë rrudhat, lëkura e varur si dhe venat bëhen gjithnjë dhe më të theksuara.

Gjatë periudhës së verës, duart dhe pjesa e dekoltesë janë gjithnjë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, dhe pikërisht kjo i dëmton ato më tepër. Prandaj dimri është periudha më e mirë kur mund të merremi me aktivitete përsa i përket kujdesit dhe trajtimit të duhur. Dr. Andrej Petrov nga Qendra e lazerit, ju prezanton trajtimin revolucionar më të ri të kombinuar për rinimin e lëkurës së duarve dhe të dekoltesë me metodën e lazerit eCO2 dhe PRP. Një trajtim unik për një dekolte joshëse dhe duar të buta dhe delikate, vetëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Është koha  për kujdes

Për të parandaluar pasojat negative që dimri lë në lëkurë, kushtojini kohë dhe kujdes trajtimit të duarve dhe dekoltesë. Stina e dimrit nuk ndikon pozitivisht në lëkurën tonë, por nga ana tjetër është periudha ideale për ta trajtuar lëkurën me anë të lazerit. Arsye e kësaj është fakti që këto zona të trupit nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit. Me kryerjen e trajtimeve duhet të niset sa më shpejtë  të jetë e mundur në mënyrë që të parandalohen këto dëmtime. Ju njohim me metodën më të re të lazerit eCO2 dhe PRP, me anë të së cilës shkëlqimi, tonifikimi, rinimi  i lëkurës në pjesën e duarve dhe të dekoltesë tuaj do të kthehet vetëm pas 5 trajtimeve.

Sekreti i yjeve të Hollivodit

Ajo çfarë është më e rëndësishme kur lëkura është e dëmtuar, është stimulimi  dhe prodhimi i kolagjenit dhe elastinës. Efekte të shpejta dhe të dukshme do të mund të shihni me anë të eCO2, i cili e bën lëkurën të butë dhe ndikon në krijimin e kolagjenit të ri. Përdoret edhe për rrafshimin e rrudhave statike tek duart dhe pjesa e dekoltesë, dhe vetëm pas disa javësh lëkura e re në këto dy zona do të rikthehet përsëri. Ky trajtim, përveç faktit që do ta rigjenerojë dhe do ta rinoj lëkurën, do ta përmirësoj vëllimin, do ti rrafshoj rrudhat dhe do ti zbeh njollat. Rekomandohet kryerja e tre trajtimeve për një periudhë 4 javore. Kombinimi ideal i cili jep rezultate të përkryera, është kryerja shtesë e dy trajtimeve me metodën PRP,  e cila e rinon lëkurën në mënyrë të sigurt dhe natyrale. Metoda PRP (platelet rich plasma) rivitalizon  lëkurën me anë të aplikimit të gjakut të vetë pacientit. Është një metodë krejtësisht e sigurtë pasi përdoren mekanizmat e vetë të rinimit. Si rezultat i kësaj lëkura bëhet më e fortë, elastike, më e freskët dhe më e ndritshme. Avantazhi i kësaj metode është se rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit dhe falë efektit kumulativ, kjo metodë siguron jetëgjatësi të rezultatit të arritur.

Shpërndaj