Shkaku për humbjen e dëgjimit
Shumë faktorë mund të jenë shkak për humbjen e dëgjimit. Dr. Makedonka Nikollova, mjek otorinolaringolog, thotë se ekzistojnë disa lloje të humbjeve të dëgjimit: Humbje e përçueshme e dëgjimit, që bazohet në një problem mekanik me zbatimin e vibracioneve tingullore. Humbje e dëgjimit sensoneural, paraqitet për shkak të gjenerimit ose transmisionit të impulseve nervore nga veshi i brendshëm në tru. Humbja e dëgjimit e përzier paraqet kombinimi nga këto dy humbje të dëgjimit. Shkalla e dëmtimit të dëgjimit dhe përcaktimi i llojit të humbjes së dëgjimit përcaktohet me një audiogram. Duhet të bëhet dallim për çfarë lloj të humbjes së dëgjimit bëhet fjale sepse humbja mund të trajtohet me terapi medikamentoze ose me ndërhyrje kirurgjikale.
NGA CILAT PJESË PËRBËHET VESHI DHE SI FUNKSIONON?
Veshi përbëhet nga tri pjesë:
Veshi i jashtëm- llapa e veshit dhe kanali i jashtëm të veshit
Veshi i mesëm- daullja, kockat e dëgjimit, hapësira e veshit të mesëm dhe qelizat mastoide të mbushura me ajër.
Veshi i brendshëm- organi për dëgjim dhe organi për ekuilibër
Valët tingullore përmes kanalit të jashtëm të veshit transmetohen nëpërmjet daullen, kockat e dëgjimit deri në organin e dëgjimit dhe pastaj si impulse nervore gjenerohen përmes nervit dëgjues në tru.
ÇFARË E SHKAKTON HUMBJEN E PËRÇUESHME TË DËGJIMIT?
Humbja e përçueshme vjen si rezultat i sëmundjeve të veshit të jashtëm dhe të mesëm.
1.Problemet me strukturat e veshit të jashtëm.
Bllokimi me dyllin e veshit – diagnostikohet me ekzaminim dhe mund të hiqet nga ana e mjekut otorinolaringolog. Gjithashtu mund të formohet një tapë që shfaqet si rezultat i pastrimit të veshit me shkopinj.
Inflamacioni i kanalit të jashtëm – veshi i notuesit që shfaqet për shkak të infeksionit nga uji.
Nëse ka ënjtje e fortë në kanalin e jashtëm të veshit shfaqet dhimbje dhe ndjeshmëri me reduktim përçues të dëgjimit.
Trupi i huaj në kanalin e jashtëm të veshit – diagnostikohet me ekzaminim, dhe hiqet nga ana e mjekut otorinolaringolog. Tek fëmijët, më së shpeshti janë kokrra me origjinë bimore dhe lodra që hiqen me një hyrje të shkurtër në anestezi. Tek të rriturit, mund të jetë pambuku i mbetur nga shkopinj ose insektet.
Xhungat e kockave në kanalin e jashtëm të veshit – këto janë xhungat e kockave beninje që shkaktojnë ngushtimin e kanalit me bllokim të shpeshtë nga dylli. Ato hiqen me ndërhyrje kirurgjikale.
Atrezia e kanalit të jashtëm të veshit – malformacioni i plotë i kanalit të jashtëm të veshit që mund të shoqërohet me një malformacion të llapës së veshit. Diagnostikohet në lindje dhe mund të lidhet edhe me malformacionet e organeve të tjera. Zgjidhet me një ndërhyrje kirurgjikale ose me vendosjen e implanteve për vibracion të kockave.
2. Problemet me strukturat e veshit të mesëm
Lëng në veshin e mesëm apo infeksion i veshit të mesëm – hapësira e veshit të mesëm që normalisht është e mbushur me ajër mund të jetë e mbushur me lëng.
Otiti media akut – infeksion i veshit të mesëm që paraqitet papritmas, me dhimbje dhe nganjëherë me një temperaturë të rritur. Trajtohet me terapi medikamentoze dhe rrallëherë ka nevojë për trajtim kirurgjikal.
Otiti media seroz– sekret nga veshi i mesëm, pa shenja për infeksion akut që mund të vijë si pasojë pas otitit media akut ose për shkak të dëmtimit të funksionit të tubës Eustachian (kanali që lidh veshin e mesëm me epifaring). Trajtohet me terapi medikamentoze apo me vendosjen e tubave për ventilim.
Otiti media kronik është inflamacion afatgjatë i veshit të mesëm me dëmtim të daulles së veshit dhe kockave të dëgjimit dhe për të cilit nevojitet trajtim kirurgjikal.
Atelektaza ose retrakcioni i daulles – për shkak të funksionit të keq afatgjatë të tubës Eustachian, duke rezultuar me tension negativ në veshin e mesëm dhe me shfaqjen e kolapsit të daulles së veshit në hapësirën e veshit të mesëm. Gjatë shkallës së rëndë është e nevojshme të bëhet ndërhyrje kirurgjikale -timpanoplastikë.
Perforacioni i daulles – është një vrimë që krijohet për shkak të një infeksioni ose traumës. Mbyllet me ndërhyrje kirurgjikale.
Kolesteatom –koleksion beninj i epitelit që mund të shkaktojë shkatërrimin e strukturave të veshit të mesëm dhe, nëse nuk zgjidhet në mënyrë kirurgjikale, mund të shkaktojë një problem serioz. Më së shpeshti shfaqet për shkak të kolapsit të daulles me koleksion të epitelit. Zgjidhet vetëm me ndërhyrje kirurgjikale.
Dëmtimi i zinxhirit osikular – kockat e dëgjimit mund të dëmtohen nga trauma, infeksioni, kolesteatomi. Por, në shumicën e rasteve mund zgjidhet me një rikontstruim të përçueshme.
Otosklerozë – një sëmundje të predispozuar gjenetikisht ku kocka rreth kockës së tretë të dëgjimit ngurtësohet dhe nuk mund të vibrojë dhe t’i transmetoјë tingujt në veshin e brendshëm. Humbja e dëgjimit perceptuese gradualisht bën përparim në moshën e mesme. Humbja e përçueshme e dëgjimit te kjo sëmundje zgjidhet me një aparat dëgjimi dhe me ndërhyrje kirurgjikale me vendosjen e një proteze.