Autizmi është një çrregullim neurobiologjik i zhvillimit i cili definohet me ekzistimin(paraqitjen) e zhvillimit të dëmtuar apo abnormal që manifestohet nga viti i tretë i jetës. Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë rritet numri i fëmijëve me diagnozë të autizimit, dhe ky fakt i frikëson prindërit. Si një prind, kurrë nuk do të besoni se fëmija juaj ka ndonjë problem. Por, kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm para moshës 18- muajshe është shumë i rëndësishëm, thotë Boletin Zenuni, defektolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Por edhe pa marrë parasysh moshën, nuk duhet ta humbni shpresën sepse trajtimi adekuat mund t’i zvogëlojë efektet e ankthit dhe t’i ndihmojë fëmijës që të mësojë, të rritet dhe të përparojë gjatë jetës.
“Edhe pse para moshës 24- muajshe shenjat e autizmit njihen në mënyrë të vështirë, simptomat zakonisht shfaqen në moshën nga 12 deri në 18 muaj. Nëse shenjat vihen re para moshës 18- muajshe trajtimi intenziv mund ta ndihmojë riprogramimin e trurit dhe të arrihet regres i simptomave”, thotë defektologu Zenuni.
Shenjat e hershme të autizmit përfshijnë mungesën e sjelljeve normale- mospraninë e sjelljeve abnormale, prandaj është vështirë që të dallohen. Në disa raste, shenjat e hershme të autizmit mund të interpretohen në mënyrë të gabuar si shenjë e një “foshnjë të mirë”, të qetë, të pavarur dhe pa kërkesa. Por këto shenja “ mund të kapen” vetëm nëse dini saktësisht çfarë po kërkoni.
SHENJAT E HERSHME
Foshnja juaj:
- nuk ju sheh në sy duke e ushqyer ose nuk ju buzëqeshet kur i buzëqeshni
- nuk ju përgjigjet kur e thërrisni me emirin e tij ose me një zë të njohur
- nuk i vëzhgon vizualisht gjërat ose gjestet kur tregoni diçka
- nuk tregon ose nuk gjestikulon përshëndetje ose gjeste të tjera
- nuk kërkon vëmendje “me çdo kusht”
- nuk tenton ose nuk reagon në përqafimet, nuk i ngrit krahët për përqafime
- nuk i imiton lëvizjet tuaja ose shprehjet e fytyrës
- nuk tregon interes për bashkëveprim
- nuk tregon interes kur lëndoheni ose nuk shpreh brengosje
Këto vonesa në zhvillim kërkojnë konsultë emergjente me një specialist (pediatër, neurolog, psikiatër, defektolog, logoped):
- Deri në moshën 6- muajshe: Nuk buzëqeshet ose nuk shpreh gëzim në fytyrë
- Deri në moshën 9- muajshe: Nuk reagon në tingujt, buzëqeshjet ose shprehjet e tjera të fytyrës
- Deri në moshën 12- muajshe: Nuk përgjigjet kur e thërrisni me emrin e tij
- Deri në moshën 12- muajshe: Nuk e përdor “gjuhen e foshnjave”
- Deri në moshën 12- muajshe: Nuk bën gjeste, nuk tregon, nuk tenton t’i ngritë krahët ose nuk e tund dorën në formë përshëndetjeje
- Deri në moshën 16- muajshe: nuk tregon asnjë fjalë
- Deri në moshën 24- muajshe: nuk përdor fjali me dy fjalë, nuk imiton.
Mjekët, prindërit dhe ekspertët ndajnë mendime të ndryshme për shkaqet dhe trajtimin e autizmit. Por, ka një fakt me të cilin të gjithë dakordohen: trajtimi i hershëm ndihmon. Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” funksionon Qendra për zbulim të hershëm dhe trajtim të fëmijëve me pengesa në zhvillim. Bëhet fjalë për një kategori të ndjeshme të fëmijëve që kërkon një qasje multidiciplinare.
Qasja e ekipit mundëson që në një vend fëmija të ekzaminohet, të bëhet korrelacioni i rezultateve të marra dhe vazhdimisht të monitorohen efektet nga trajtimi. Qëllimi kryesor është që të vendoset diagnoza sa më shpejtë për të filluar trajtimin e hershëm. Për fëmijët e rrezikuar dhe fëmijët që tregojnë shenjat e hershme, kjo ndikon shumë në zhvillimin e mëtutjeshëm.