Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Si të forcohet imuniteti?

Rreziku prej infeksioneve për fëmijën gjatë qëndrimit në çerdhe ose shkollë, duhet të pritet se do të sëmuret më shpesh se sa më parë, veçanërisht gjatë vitit të parë ose dy vjet pas lindjes.

“Nuk ekziston formulë magjike e cila do ta forcojë imunitetin e fëmijës dhe do ta mbrojë prej infektimeve të mundshme”, thotë dr. Dushko Fdanovski, shef i Repartit për pediatri në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”. “Pjekuria mendore dhe motorike e fëmijës është faktor i rëndësishëm për adaptimin më të lehtë në kushte të reja, e kështu edhe zhvillimi i imunitetit dhe rezistenca ndaj infektimeve shtohet me rritjen, gjegjësisht ashtu si fëmija rritet ashtu bëhet më i rezistueshëm ndaj infektimeve”, thotë dr. Fidanovski.

Rreziku prej infeksioneve për fëmijën gjatë qëndrimit në çerdhe ose shkollë, duhet të pritet se do të sëmuret më shpesh se sa më parë, veçanërisht gjatë vitit të parë ose dy vjet pas lindjes.

“Nuk ekziston formulë magjike e cila do ta forcojë imunitetin e fëmijës dhe do ta mbrojë prej infektimeve të mundshme”, thotë dr. Dushko Fdanovski, shef i Repartit për pediatri në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”. “Pjekuria mendore dhe motorike e fëmijës është faktor i rëndësishëm për adaptimin më të lehtë në kushte të reja, e kështu edhe zhvillimi i imunitetit dhe rezistenca ndaj infektimeve shtohet me rritjen, gjegjësisht ashtu si fëmija rritet ashtu bëhet më i rezistueshëm ndaj infektimeve”, thotë dr. Fidanovski.

Pediatërit thonë se për zhvillimin normal të imunitetit dhe rezistencës ndaj infektimeve rëndësi të madhe kanë shprehitë e fituara paraprake gjatë ushqimit, gjegjësisht mënyra e drejt e vendosur, e balancuar e mënyrës së ushqyerit.

“Të ushqyerit e drejt i fëmijës duhet të përmbajë sasi të mjaftueshme të perimeve, pemëve, peshkut, mishit të viçit, pulës dhe gjeldetit, vezë, drithëra, qumësht dhe prodhime qumështi, së paku 500 mililitra në ditë. Fëmija duhet të ketë tre pjata kryesore dhe dy zëmra. Të shmanget shtimi i kripës dhe sheqerit në ushqim, mëlmesa, prodhime të mishit të thatë, ushqim i fërguar dhe ushqim në të cilin ka ngjyra artificiale, aroma dhe konzervans”, thotë dr. Fidanovski.

Sipas pediatërve, fëmijët të cilët janë ushqyer me gji të paktën një vjet, e veçanërisht ata të cilët ekskluzivisht janë ushqyer me qumështin e nënës në gjashtë muajt e parë të jetës, do të jenë më të rezistueshëm ndaj infektimeve.

“Të ushqyerit me gji mundëson zhvillim të drejt të trurit, që është parakusht për zhvillim normal psiko-motorik të fëmijës. Konsumimi i vitaminës D gjatë muajve të dimrit pas vitit të parë të jetës, ndërsa për krijimin e imunitetit më të mirë në kombinim me vitaminën A, që ndrydhe e quajnë vaj peshku, e forcon imunitetin. Në mënyrë shkencore është vërtetuar roli i vitaminës A edhe në mbrojtjen nga infektimet. Nëse ka nevojë, në konsultim me pediatrin, është mirë të pranoje edhe vitamina tjera, veçanërisht në periudhën e dimrit”, thotë dr. Fidanovski.

Është normale që fëmija gjatë vitit të sëmuret katër herë

Pediatërit thonë se është normale dhe e pritur që një fëmijë mesatarisht të ketë katër infektime më të lehta respiratorë gjatë një viti. Që të zvogëlohet numri i infektimeve dhe të rritet imuniteti, ata rekomandojnë që fëmija të jetë fizikisht aktiv në përputhje me moshën, gjegjësisht të shfrytëzohet çdo moment që të qëndrojë jashtë dhe të bëjë shëtitje në natyrë dhe jashtë mjedisit të përditshëm në çerdhe.

“Para se të shkojë në çerdhe ose në shkollë nevojitet kontroll dhe konsultim me pediatrin i cili e vëzhgon dhe e njeh fëmijën tuaj. Ai do t’ju japë rekomandimet më të mira, pasi që më së miri e njeh fëmijën tuaj. Rregullisht vaksinojeni fëmijën tuaj, ndërsa po të ketë ndonjë sëmundje kronike të zemrës, mushkërive se mungesë të lindur imunologjike, ose nëse ka lindur para kohe, atëherë duhet  të pranojë edhe vaksina plotësuese, siç është vaksina për streptokok”, thotë dr. Fidanovski.

Nëse fëmija ka alergji prej ushqimit ose ilaçeve ose për shkaqe të ndryshme i nevojitet ushqim i veçantë, prindërit ta njoftojnë personelin në çerdhe ose shkollë lidhur me këtë dhe të insistojnë që fëmija të marre ushqim të veçantë.

Jepini kohë fëmijës që të shërohet

Fëmija nuk duhet të shkojë në çerdhe ose shkollë pas infektimit të kaluar, i cili nuk është i rëndë dhe i komplikuar, së paku një javë, ndërsa nëse sëmundja është e rëndë dhe e komplikuar së paku dy javë.

“Kjo është shumë e rëndësishme që t’i mundësohet organizimit të fëmijës që të shërohet tërësisht para se t’i ekspozohet rrezikut prej infektimit të ri, si dhe të mbrohet edhe prej fëmijëve të tjerë të cilët janë të shëndetshëm dhe të cilët do të vijnë në kontakt me atë. Nëse fëmija më shpesh sëmuret, fiton temperaturë dhe ka shenja për infektim respirator pasi që të kthehet në çerdhe, pas një pushimi prej infektimit të mëparshëm, fëmija duhet të mungojë edhe më gjatë”, thotë dr. Fidanovski.

Nëse fëmija ka infektime më të vështira të cilat komplikohen, siç janë inflamacionet përsëritëse të mushkërive, inflamacion i veshëve, vështirësi me frymëmarrjen gjatë gjumit, sipas pediatërve medoemos duhet të bëhen ekzaminime plotësuese të imunitetit dhe ekzaminime tjera te fëmija dhe të anulohet qëndrimi në çerdhe ose në shkollë për një periudhë më të gjatë kohore.

 

Shpërndaj