Si të mbrohemi nga rrezet e rrezikshme të diellit  

Njerëzit janë fëmijët e diellit, dhe ne ekzistojmë për shkak se kemi diell. Pse, në kohët e fundit flasim më shpeshtë për ndikimin e dëmshëm të rrezeve të diellit ? Shkenca provoi se ekspozimi i tepërt ndaj diellit mund të ketë edhe pasoja të dëmshme mbi shëndetin e njeriut. Inumosupresioni, plakja e përshpejtuar e lëkurës, bile edhe kanceri i lëkurës bëjnë pjesë në komplikimet e mundshme nëse njerëzit ekspozohen shumë në diell.

Dielli emiton rreze ultravjollcë që nuk shihen me sy. Ekzistojnë tre lloje të rrezeve UV: UVA, IVB dhe UVC. Rrezet UVA përmbajnë 98 për qind të rrezatimit dhe janë më pak të rrezikshme, por me kalimin e kohës, për shkak të tyre, na errëson lëkura dhe plaket.  Rrezet UVA stimulojnë tenin, por në të njëjtën kohë janë lidhur me probleme tjera, siç janë katarakti dhe problemet e tjera me sytë, plakja e parakohshme të lëkurës, rrudhat, humbja e elasticitetit, puçrra në lëkurë dhe reagime alergjike ose reagime tjera ndaj barnave. Sipas Dr. Vesna Pljakoska, specialist i dermatovenerologjisë, rrezet UVC kanë energji më të madhe dhe janë më të rrezikshme, ne ekzistojmë falë tyre. Pse janë të dëmshme. Dikur në të kaluarën planeti ynë nuk ka pasur mbulese e madhe e ozonit, por këto rreze bile ishin vdekjeprurëse. Me kalimin e kohës mbulesa e ozonit ka filluar t’i absorbojë dhe rrezikshmëria e tyre u eliminua. Në kohët e fundit kuptohet që të gjithë flasin për gropat e ozonit që gjithsesi rrisin rrezikshmërinë e depërtimit të rrezeve UVC. Rrezet UVB, janë me energji më të vogël për dalim nga rrezet UVC dhe një pjesë prej tyre kalojnë përmes mbulesës së ozonit.

RREZATIMI ËSHTË MË I RREZIKSHËM DHE MË I MADH NGA ORA 11 DERI NË ORËN 16

Duke pasur parasysh gjendjen reale me  shpeshtësinë e paraqitjes së tumoreve në lëkurë, si dhe me të dhënat se rreth 80 për qind të tumoreve në lëkurë paraqesin për shkak të rrezeve UV, është e qartë se qëllimi kryesor i aksioneve të shumta publike shëndetësorë është që qytetarët të informohen për udhëzimet e drejta lidhur me ekspozimin e rrezeve të diellit. Në kohët e fundit flitet për ndikimin e rrezeve infrakuqe, si dhe për dritën që shihet me sy, veçanërisht te ndryshimet hiperpigmente siç është melasma. Këto shenja mund ta dëmtojnë ekspresionin e gjeneve në qelizat e lëkurës duke shkaktuar plakjen dhe fotokarcinogjenezën. Fotoprotekcioni paraqet një pako të masave për mbrojtje nga ndikimet e dëmshme të rrezeve të diellit. Me këtë nën fotoprotekcion nënkuptohet shmangja e ekspozimit ndaj diellit veçanërisht nga ora 10 deri në orën 16. Gjithsesi pajtohemi që mund të mbroheni edhe me veshje të lehta, një mënyrë e mirë për t’i shmangur rrezet UV të dëmshme. Veçanërisht në periudhën kur dielli është më i fortë, prandaj rekomandohet atëherë të mos ekspozoheni drejtpërdrejt në diell. Rrobat duhet të jenë nga materiali natyror, me ngjyra të ndritshme, dhe në kokë të mbahet kapelë mbrojtëse. Në çdo rast, është e nevojshme që ta lyeni lëkurën me krem me faktor mbrojtës.  Këto masa konsiderohen për fotoprotekcion të vërtetë dhe paraqesin imperativ në parandalimin e tumoreve të lëkurës, por edhe në parandalimin e plakjes së lëkurës. Mjetet për mbrojtjen nga dielli janë shënuar me faktor mbrojtës që prezantohet me një numër të caktuar laboratorik (SPF). Numri i faktorit mbrojtës tregon sa gjatë mund të qëndrojmë nën diell pa rrezik. Akronimi SPF ka të bëjë vetëm me rrezatimin UVB. Bëhet fjalë për kohë që mund a kalojmë të ekspozuar në diell pa djegësira, thotë Dr. Vesna Pljakoska, specialist i dermatovenerologjisë. Akronimi SPF ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e rrezeve UVB. Prandaj duhet të zgjedhën produkte cilësore për mbrojtjen e diellit që përmbajnë kombinimin e mbrojtjes UVA dhe UVB. Sipas Dr. Pljakoska, duhet të theksohet se produktet për mbrojtjen nga dielli nuk e pengojnë procesin e errësimit të ngjyrës së lëkurës, por e mbrojnë nga rreziku i ndikimit negativ të rrezeve UV. Retë në qiell vetëm ndalin një pjesë të rrezeve të diellit. Ata lëshojnë deri në 95 për qind të rrezeve UV. Nën çadër zakonisht jemi në ndikimin e 50 për qind të rrezeve të diellit. Drita dhe rrezet UV mund të depërtojnë deri në lëkurë në mënyrë indirekte për shkak të refleksionit të sipërfaqeve të ndryshme, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.

Për shembull – Nëse pa mbrojtje lëkura juaj skuqet (digjet) për 10 minuta, kremi me faktor SPF20 mundëson mbrojtje gjatë rrezitjes për 200 minuta (SPF 20×10 minuta=200 minuta).

KËSHILLA PËR MBROJTJE

  1. Mbrojtja më e mirë janë rrobat (bluzë, kapelë, syze).
  2. Fëmijët e vegjël patjetër të mbrohen mirë.
  3. Shmangni ekspozimin në diell nga ora 11 deri në orën 16.
  4. Ekspozimi në diell të jetë gradualisht.
  5. Rëra, bora ose uji mund të reflektojnë më shumë nga gjysma e rrezeve të diellit në lëkurën tuaj.
  6. Produkti me faktor mbrojtës nga dielli duhet të përdoret çdo 2 orë edhe pas notit, pa dallim të lartësisë së faktorit të shënuar në produktin.
  7. Në pjesët e larta ose në vendet tropikale është e rëndësishme të përdoren produkte me një faktor të lartë mbrojtës.
  8. Pini ujë në mënyrë të rregullte dhe kini kujdes për të vegjlit dhe kurrë mos i harroni të moshuarit.

Shpërndaj