Stenoza e aortës

Aorta është arteria kryesore e cila mbart gjak direkt nga zemra. Kur zemra e shtyn gjakun, valvula e cila gjendet në fillim të aortës lejon që gjaku të lëviz në një drejtim të zemrës drejt arteries. Me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve degjenerative, funksionet mekanike të valvulës mund të çrregullohen. Në rastin e stenozës së aortës, valvula mund të ngushtohet dhe të mund të mos hapet plotësisht. Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se sipas statistikave stenoza e aortës ndodh më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.

Aorta është arteria kryesore e cila mbart gjak direkt nga zemra. Kur zemra e shtyn gjakun, valvula e cila gjendet në fillim të aortës lejon që gjaku të lëviz në një drejtim të zemrës drejt arteries. Me kalimin e kohës, për shkak të ndryshimeve degjenerative, funksionet mekanike të valvulës mund të çrregullohen. Në rastin e stenozës së aortës, valvula mund të ngushtohet dhe të mund të mos hapet plotësisht. Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se sipas statistikave stenoza e aortës ndodh më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.

Simptomat

Simptomat e stenozës së aortës zakonisht shfaqen atëherë kur sëmundja është në fazë të avancuar dhe rrjedhja e gjakut nëpër aortë bëhet me vështirësi. Në raste të tilla shfaqet:

  • Lodhje gjatë rritjeve të aktiviteteve
  • Humbja e frymëmarrjes gjatë përpjekjeve të rënda
  • Ndonjëherë dhimbje në gjoks (angina) ose shtrëngim
  • Humbje të ndjenjave gjatë përpjekjeve të rënda (të fikët)
  • Nëse pacienti ka probleme të pa zgjidhura me stenozën e aortës, mund të shfaqet edhe dobësim i zemrës, gjë e cila manifestohet me lodhje, mungesë të ajrit, ënjtje të këmbëve dhe shputave të këmbëve.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Stenoza e aortës zakonisht shfaqet tek personat më të rritur, por gjithashtu mund të shfaqet tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat, me të njejtat simptoma sikurse tek të rriturit. Nëse i vëreni këto simptoma, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj, veçanërisht në rast se keni histori familjare me sëmundjet e zemrës.

Shkaqet

Shkaqet për shfaqjen e stenozës së aortës mund të jenë:

Defekt kongjenital i zemrës. Valvula e aortës përbëhet nga tre gjethe. Por ndonjëherë fëmijët janë të lindur me dy ose katër gjethe. Edhe pse këto valvula funksionojnë normalisht, tek ato shfaqen probleme – zakonisht shfaqja e stenozës së aortës më herët në jetë. Për këtë arsye është e nevojshme kryerja e rregullt e kontrolleve kardiologjike më herët në jetë si dhe kryerja e ekos.

Kalcifikimi i valvulave. Me kalimin e viteve, tek valvulat e zemrës mund të akumulohen depozita të kalciumit. Prania e këtyre depozitave ndikon në elasticitetin e valvulave, të cilat me kalimin e kohës bëhen më të forta duke e humbur kështu elasticitetin e tyre. Kjo e dëmton funksionin mekanik të valvulave duke bërë që ato të hapen më me vështirësi. Kjo gjendje është e lidhur me moshën dhe është një gjendje tipike për meshkujt e moshës mbi 65 vjeçare, dhe për gratë mbi moshën 75 vjeçare.

Ethe reumatike. Infeksionet streptokoksike në fyt mund të transmetohen edhe tek valvulat e zemrës, zakonisht tek valvula mitrale, por ndonjëherë edhe tek valvulat e aortës. Trajtimi i këtyre gjendjeve mund të bëhet me anë të antibiotikëve, por ndryshimet e valvulave mund të shkaktojnë gjendjen e stenozës së aortës.

Diagnoza

Stenoza e aortës zakonisht nuk jep shenja paralajmëruese, dhe për këtë arsye është më e vështirë për tu diagnostikuar. Stenoza e aortës shpesh zbulohet gjatë ekzaminimeve rutinë, gjatë të cilës dëgjohet zhurmë.  Zakonisht, kjo zhurmë shfaqet shumë më përpara se të shfaqen simtomat e tjera. Stenoza e aortës mund të shkaktojë ndryshime në elektrokardiogram (EKG). Presioni i ulët i gjakut mund të jetë një shenjë e stenozës së aortës. Por metoda bazë e diagnostikimit është ekoja e zemrës. Me këtë metodë mund të përcaktohet edhe shkalla  e stenozës së aortës, dhe me të përcaktohet lloji i trajtimit i cili do të jetë më i përshtatshëm. Faza më e lehtë e stenozës së aortës kontrollohet me kontrolle të rregullta mjekësore, me kryerjen e ekos çdo gjashtë muaj. Kjo do të mundësojë vendosjen në kohë të treguesit për trajtimin kardiologjik apo zëvendësimin e valvulave.

Trajtimi

Stenoza e aortës së rëndë është një pengesë mekanike e rrjedhës së gjakut, dhe zakonisht zgjidhet me zëvendësim mekanik të valvulës. Ndonjëherë mund të zgjidhet edhe me rikonstruktim të valvulës. Valvulat e dëmtuara mund të zëvendësohen me valvula mekanike apo biologjike (proteza). Valvulat mekanike zakonisht vendosen tek pacientët më të rinj, por jo gjithmonë. Këto valvula lidhen me terapinë antikoagulante (ilaç kundër mpiksjes së gjakut) deri në fund të jetës. Marrja e terapisë antikoagulante është e nevojshme për të lejuar funksionimin normal të valvulës mekanike. Një alternativë e kësaj është valvula biologjike e bërë nga material bio (organik) dhe koha normale e funksionimit është e kufizuar. Për këtë valvul, në shumicën e rasteve nuk është e nevojshme terapia antikoagulative dhe ajo e përmirëson drejtpërdrejtë cilësinë e jetës (pavarësisht nga ilaçet, aktivitet fizike të pakufizuara dhe jetës së lirë). Sipas rekomandimeve të Shoqatës Amerikane për sëmundjet e zemrës (American Heart Association), në ditët e sotme trendi i trajtimit të valvulave është i përqëndruar në zbatimin e valvulave biologjike. Edhe pse pas një periudhe të caktuar, pas 15 vitesh, është e nevojshme përsëritja e zëvendësimit të valvulave, këta pacientë zakonisht jetojnë më gjatë. 

Shpërndaj