Egjiptianët e lashtë besonin se zemra është një burim i shpirtit, emocioneve dhe personalitetit. Aristoteli bëri propagandë se zemra është një burim i inteligjencës, lëvizjes dhe ndjesisë. Gjatë gjithë historisë, por edhe në ditët e sotme zemra është sinonimi i parë kur përmendet dashuria. Por studime të shumta tregojnë se dashuria është një emocion i ndërlikuar që është shkaktuar nga 12 pjesë të veçanta të trurit.
Hormonet e dashurisë
Të dashuruarit bën që trupi ynë të çlirohet nga përbërësit kimik të cilët janë përgjegjës për humorin e mirë dhe nxisin reagime të veçanta. Eliksiri i brendshëm i dashurisë është shkaktari I skuqjeve të faqeve, djerësitjes së duarve dhe rritjes së rrahjeve të zemrës kur ndodheni pranë personit të cilin dashuroni. Kur biem në dashuri, rritet niveli i dopaminës, adrenalinës dhe norepinefrinës në trupin tonë. Dopamina krijon një ndjenjë të euforisë, ndërsa adrenalina dhe neropinefina janë përgjegjëse të rrahjeve të zemrës dhe të një lloj shqetësimi në trup.
Studime të shumta kanë vërtetuar se dashuria qendrën e kënaqësisë në tru sepse kur jemi të dashuruar rrjedhja e gjakut në këtë pjesë të trurit .
Fraza ‘dashuria është e verbër’ është vërtet e saktë pasi në fillim të lidhjes, partnerin e idealizojmë dhe shikojmë vetëm ato gjëra të cilat duam ti shikojmë. Njerëzit përreth kanë një përcetim më objektiv dhe racional përsa I përket lidhjes në krahasim me atë të personave të dashuruar.
Tre fazat e dashurisë
Ekzistojnë tre faza të dashurisë, epshi, tërheqja dhe lidhja. Pasioni është faza në të cilën nën ndikimin e hormoneve shijojmë dhe përjetojmë dëshirën për disa persona të caktuar. rrjedhja e gjakut në tru, është përgjegjëse për rritjen e kënaqësisë e cila futet në fazën e dytë të tërheqjes, kur ndjejmë një lidhje tepër të forte me partnerin. Kjo sjellje, dale nga dalë humbet dhe shfaqet faza e lidhjes, kur trupi zhvillon tolerancën të stimulimeve të kënaqësisë. Endofrina dhe hormonet vasopresin dhe oksitocin të cilat janë në fazën e lidhjes, janë përgjegjës për ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies dhe sigurisë të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e një lidhjeje të gjatë.